Koronavirusi është një alarm fals global. Ky është thelbi i një raporti prej 83 faqesh të lëshuar nga Ministria e Brendshme gjermane, me logo të Ministrisë. Shkruar nga një zyrtar i lartë (emri i të cilit nuk përmendet), i cili punon në Njësinë ‘KM 4 (Mbrojtja e infrastrukturave kritike), është një akt i detajuar dhe sensacional rebelimi kundër narracionit zyrtar.
Në dokument thuhet: “Efektet e vëzhguara të COVID-19 nuk zbulojnë prova të mjaftueshme që, për sa i përket efekteve në shëndetin e të gjithë shoqërisë, është më shumë sesa një alarm i rremë. Virusi i ri me sa duket asnjëherë nuk ka përfaqësuar një rrezik më të madh për popullsinë sesa normalja (krahasuar me nivelin normal të vdekshmërisë në Gjermani). Corona në thelb vret njerëz që do të vdisnin statistikisht këtë vit prej moshës së thyer dhe organizmi i tyre i dobësuar nuk mund të përballonte më stresin e rastësishëm (përfshirë afro 150 viruse aktualisht në qarkullim). Rreziku i Covid-19 është mbivlerësuar (jo më shumë se 250.000 vdekje me Covid-19 në të gjithë botën, krahasuar me 1.5 milionë vdekje gjatë valës së gripit 2017/’18). Ndoshta kemi të bëjmë me një alarm global të rremë që nuk është zbuluar për një kohë të gjatë.
Revoltimi i mjekëve gjermanë kundër “terrorizmit nga
Kritikohet ekipi i vlerësimit: “Mangësitë dhe dështimet në menaxhimin e krizave kanë sjellë si pasojë komunikimin e pasaktë të informacionit, duke shkaktuar kështu dezinformimin e popullatës”. Alarmi i dyshuar i rremë pati një ndikim negativ në infrastrukturat kritike: “Pas masave mbrojtëse, siguria e tanishme e furnizimit në infrastrukturat kritike nuk është më siç ishte më parë”.
A ka pasur shumë vdekje? Në mars dhe prill, 90% e të gjitha procedurave të nevojshme kirurgjikale u shtynë ose nuk u kryen. Kjo do të thotë që 2.5 milionë njerëz nuk janë trajtuar për shkak të masave të qeverisë, megjithëse do të ishte e nevojshme. Sipas ekspertëve, 5000 deri në 125.000 pacientë do të vdesin, ose kanë vdekur tashmë nga një ndërhyrje e vonuar.
Ndër dëmet kolaterale të mbivlerësimit të pandemisë, anonimët përmendin rritjen e vetëvrasjeve (më parë mesatarisht 9000 në vit), të cilat e gjejnë arsyen e tyre në dëmtimin domethënës afatgjatë të të gjitha kushteve të jetesës, që mund të bëhet kritike për personalitete të paqëndrueshme mendore. Por, vetëvrasjet e shumta mund të priten gjithashtu si një reagim ndaj shkatërrimit ekonomik të jetesës: Grupe të ndryshme profesionale që nuk ndihen të aftë të përballojnë barrën e ndryshimeve sociale dhe personale dhe përgjegjësinë e tyre (të zakonshme) personale.
Zyrtari gjithashtu kritikon ashpër ndërhyrjen e rëndë të shtetit në liritë civile. Arrin në pikën e evokimit të vendimit të Gjykatës Supreme të Karlsruhe, më 5 maj, kundër lehtësimit sasior të BQE-së, për të cilën Gjykata i kërkoi Bankës Qendrore “një peshim adekuat të masave me pasoja negative” (Aktgjykimi PSPP i 5 majit 2020). E njëjta gjë është e nevojshme për të kërkuar “proporcionalitet” në masat e kufizimit të lirive nga “ekipi i krizave”.
Vërtetësia e dokumentit është konfirmuar në Ministrinë Federale të Brendshme, sepse në një deklaratë thuhet: “Një punonjës i Ministrisë Federale të Brendshme publikoi mendimin e tij kritik privat për menaxhimin e krizës së Coronës nga qeveria federale, duke përdorur letrën drejtuar BMI-së dhe kanaleve zyrtare të komunikimit. Hartimi u realizua me pjesëmarrjen e palëve të treta jashtë Ministrisë (…) Nuk është e pranueshme dhe nuk është e pajtueshme me detyrimet e përgjithshme në shërbimin publik që opinionet private të shkruhen duke përdorur simbole zyrtare, për shembull për shkronja zyrtare dhe të dhëna në dispozicion të publikut”.
Dokumenti mund të lexohet në faqen e uebit “ichbinanderermeinung.de”.
Mjeku nga Hamburgu, dr Heiko Schöning ishte i pari që foli:
“Mirë se vini në konferencën për shtyp. Ne mjekët kritikojmë angazhimin kundër Covid-19, që na duket i ekzagjeruar. Masat e ndërmarra kundër nesh nuk kanë asnjë lidhje me uljen e virusit. Pra, kush është viktimë e bullizmit? Ne nuk kemi të bëjmë me sëmundje dhe këtë vit niveli i koronavirusit është aq i lartë sa gripi i zakonshëm sezonal që kemi çdo vit. Ky është lajmi i mirë. Lajmi i keq është se të gjithë kemi qenë nën panik. Paniku i koronavirusit është një inskenim. Është një trukim dhe mashtrim.
“Erdhi momenti për t’u ndërgjegjësuar se jemi në mes të një krimi mafioz global. Ka intervista të gjera me dëshmitarë si profesor Bhakdi, dr. Vudrag dhe mua për ta vërtetuar atë. E parashikova këtë panik katër muaj më parë. Ne gjithashtu botojmë dëshmi të rëndësishme në ëëë.aerzte-fuer-aufklaerung.de dhe artikuj, të cilat u shfaqën më 8 maj në një gazetë me një tirazh prej 300.000 kopjesh”. […]
“Në fund, do të doja të sqaroja se për fat të keq nuk mund të jemi të sigurt se çfarë përmbajnë vaksinat e planifikuara. Por, ka prova të rëndësishme rrethanore që kemi postuar në një faqe”, -tha Schöning.
Dr Ëalter Ëeber shprehu irritimin e tij që vaksinat paraqiten si zgjidhja e vetme dhe se qeveria ka ngrirë ekonominë. “Si mjekë, ne kryesisht merremi me çështje mjekësore dhe shohim që masat parandaluese janë në përpjesëtim me kërcënimin e vërtetë. Ne sqarojmë, për shembull, që vënia e maskave është plotësisht e panevojshme. Koronavirusi ka një diametër 20 nanometra, kështu që për të pasur një mbrojtje në gojë, vrimat e filtrit duhet të zvogëlohen një mijë herë, gjë që do të çonte në mbytje. Vënia e maskave mund të kontribuojë në sëmundjet e frymëmarrjes”. Dr. Ëeber e sheh si poshtëruese vënien e maskave.
“Rezistenca Demokratike” në Gjermani u themelua më 23 mars dhe ka 6000 anëtarë, përveç mjekëve. Qëllimi i tyre është që të rivendosin menjëherë të drejtat civile në përputhje me Kushtetutën dhe të rregullojnë çështjet ekonomike. Ata marrin pjesë në demonstrata dhe nuk është e lehtë për ta të veprojnë. Shtypi i përshkruan si ekstremistë të krahut të djathtë dhe ndjekës neo-fashistë të teorive të komplotit.
Aktivistët e “Rezistencës Demokratike” veprojnë me mjetet e tyre, ndërsa “Der Spiegel”, për shembull, mori 2 milionë euro grante nga Gates. Edhe autoritarja franceze “Le Monde” u financua nga Bill Gates me 4 milionë euro. Dikush mund të pyes veten, pse? “Spiegel” mund të blihet më pak? Ndoshta duhet të kërkojë ngritje…
Profesor Heindrick Streek, virolog gjerman, raporton për rezultatet përfundimtare të hulumtimit të tij pionier të antitrupave. Ai deklaroi se niveli i vdekjeve prej Covid-19 është 0.36%, por shpjegon se ky është kufiri i sipërm dhe se shkalla e vdekshmërisë ka të ngjarë të jetë midis 0.24 dhe 0.26%, ose edhe më e ulët. Mosha mesatare e vdekjeve të testit pozitiv ishte rreth 81 vjet.
Në Gjermani manifestohet revolta e motivuar, e udhëhequr nga mjekët, e ashpër dhe e mirorganizuar, që lufton së bashku kundër prekjes së lirisë dhe kundër vaksinës.
Kjo nuk e pengon sistemin global të funksionojë, ose të përshpejtojë për të arritur qëllimin e vaksinimit universal, jo vetëm kundër Covid19, por kundër të gjitha sëmundjeve infektive.
Për shembull, Pentagoni zbuloi “Operation Ëarp Speed”, një përpjekje e përbashkët farmaceutike-qeveritare-ushtarake, që synon uljen e kohës së zhvillimit të një vaksine për në fund të vitit.
Tashmë është bërë e njohur që zhvillimi i një vaksine përplaset me një fakt: që virusi i synuar ARN, SARS-CoV-2, tashmë ka ndryshuar në të paktën 30 variante të ndryshme gjenetike, dhe variantet përfshijnë 19 të pabotuara dhe ndryshime të rralla që shkencëtarët kurrë nuk e imagjinuan se mund të ndodhin.
Por, është një vështirësi që Gates dhe Pentagoni bëjnë të ditur se dinë të kapërcejnë, duke tejkaluar natyrën dhe duke përdorur teknologji të vaksinimit të gjeneratës së ardhshme, siç janë transferimi i gjeneve dhe nanoqelizat e vetëgrumbulluara. Klithja e fundit e hulumtimit është vaksina e acidit nukleik, duke paraqitur një revolucion në krahasim me ato klasike.
Ndërsa një vaksinë klasike prezanton një antigjen për të prodhuar një përgjigje imune, vaksinat e acidit nukleik dërgojnë udhëzimet e trupit për prodhimin e vetë antigjenit. Siç shpjegon një studiues, acidet nukleike nxisin qelizat të prodhojnë fragmente virusi, me qëllimin që sistemi imunitar të përgjigjet ndaj atyre fragmenteve të virusit.
Rreziqet e një qasjeje të tillë nuk janë as të imagjinueshme. Kjo është arsyeja pse Bill Gates dhe kompanitë farmaceutike që po zhvillojnë vaksinën e shpresuar në shërbimin e tij, pretendojnë imunitet ligjor kundër ngjarjeve të pafavorshme mbi shëndetin e njerëzve të vaksinuar.