• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Bashkia e Krujës shpall fituesin e tenderit para se të hapen zarfet! (FOTO)

22:24 : 11/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Bashkinë Krujë, e cila ka shpallur fituesin e një tenderi para se të hapen zarfet.

Kjo bashki ka ofruar plot 30 milionë lekë të vjetra (me TVSH) për të ruajtur një ekskavator, ndërkohë edhe miliona lekë të tjera për të bërë transportin e këtij mjeti. Por, përpos këtyre shumave të pazakonta, Fiks Fare zbuloi nga hulumtimet në dokumentet e këtij tenderi se fituesi ishte paracaktuar. Madje, ishte shkruar edhe emri i fituesit në fund të dokumenteve.

Para pak ditësh, Bashkia e Krujës hapi tenderin me objekt “shërbim i ruajtjes së Ekskavatorit të Bordit të Kullimit” për një periudhë 2 vjeçare. Shuma e akorduar, më saktësisht 2.576.824.67 lekë (me TVSH 30 milionë lekë), nuk po shkon për blerje ekskavatori! As për ruajtjen e të gjithë godinës së Bordit të Kullimit. Por, për ruajtjen e një ekskavatori! Bashkia i ka kopsitur mirë dokumentet, madje ka përpiluar qindra faqe për këtë tender. Ka bërë edhe specifikimet teknike, ku kërkon “shërbim në një vendroje në hyrjen kryesore me tre turne në të gjitha ditët kalendarike për të cilën lidhet kontrata, 8 orë në ditë”.

Kërkesat nuk janë për ruajtjen e bankave, madje as të rezervave shtetërore, apo institucioneve të rëndësisë së veçantë. Të gjitha, vetëm për një ekskavator, i cili fare mirë mund të ruhej brenda ambienteve të një godine. Ose, nga ndonjë familje apo punëtor i Bordit të Kullimit nëse do të jetë në punë.

Pasi siguruam dokumentet, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Bordin e Kullimit në Fushë Krujë, ku një specialist pohoi se “dokumentet janë te Agjencia e Prokurimit, pa mbaruar punë agjencia e prokurimit, ne nuk na vjen asnjë dokument”. Ai tha se ekskavatori nuk ka një vend të caktuar, por disa vende. “Mund të jetë sot në punë në Nikël, nesër diku tjetër, do punojë terren më terren, në bazë të kanaleve dhe objekteve që ne punojmë”. Ai thotë se për të gjitha dokumentet duhet të pyesësh në Krujë, te Agjencia e Prokurimit pasi “nuk të jap dot asnjë lloj xhevapi në kuptimin për këto se e di njësia e prokurimit”. Ai thotë se drejtoria nuk është e informuar se çfarë po ndodh me tenderin. “Me të mbaruar punë, filani do vijë me lidhë kontratën, normale që jemi detyruar ta lidhim” thotë ai, ndërsa gazetarët e pyesin se në dokumente ishte edhe emri i një firme. “Unë nuk e di çfarë ka ndodhur në prokurim, me të rrejtë” përfundoi ai.

Lexo edhe:

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

Në materialet e publikuara nga Bashkia e Krujës në Agjencinë e Prokurimit Publik janë edhe dokumentet standarde të tenderit, ku janë të gjitha specifikimet apo edhe kërkesat. Sipas tyre, kohëzgjatja e kontratës është 24 muaj, ndërkohë që “Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është në datën 15.05.2020, ora 10:00”.

Një nga kriteret e tenderit është që “operatori ekonomik ofertues për të plotësuar këtë kriter duhet të ketë kryer shërbime të së njëjtës natyrë me objektin e prokurimit me një vlerë jo më të vogël se 40% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe konkretisht, të kryera gjatë tri viteve të fundit”. Duket se letrat janë kopsitur vetëm për një numër të caktuar shoqërish, apo ndonjë e preferuar, me qëllim që t’i realizojë të gjitha këto specifikime dhe t’i plotësojë të gjitha. Dhe, nëse s’ka konkurrent, atëherë fituesi do të përfitojë të gjithë shumën e akorduar nga Bashkia e Krujës.

Por nuk mbaron me kaq! Fiks Fare vijoi të hulumtojë dokumentet dhe në fund rezultoi se fituesi ishte paracaktuar! Sipas një dokumenti, Bashkia e Krujës ka edhe një “draft marrëveshje kuadër” me një firmë private. Në të thuhet se “emri i kontraktuesit është firma ‘GJOKA + A’ shpk, Shijak”. Pra, fituesi që duhej të shpallej në datë 15, është shpallur që para se të bëhet tenderi!

Gazetarët e Fiks Fare u ineteresuan edhe pranë Bashkisë Krujë për këtë tender, duke takuar përgjegjësin e prokurimeve Genc Halili. Gazetarët interesohen për dokumentet e tenderit, ndërsa z.Halili u përgjigjet shkurt se “bëj një kërkesë me shkrim dhe dorëzoje në protokoll, t’ua vë të gjitha në dispozicion pastaj. I ke edhe në rrugë elektronike”. Fiksi e pyet se në fund të këtyre dokumenteve ishte edhe emri i një firme private, “GJOKA + A”, mos ndoshta e kishte fituar. Ai thotë se “jo mor, jo, jo. Jo, është shpall si të gjitha procedurat e tjera. Ditën e dorëzimit të ofertave do të bëhet edhe klasifikimi”. Në fund, ai i thotë se të bëjë kërkesë me shkrim për të marrë të gjitha dokumentet.

Ndërkohë, krahas ruajtjes së ekskavatorit, Bashkia e Krujës ka bërë edhe një tender tjetër për transportin e tij. Sipas këtij dokumenti, bashkia do të paguajë të tjera lekë për këtë ekskavator.

Etiketa: bashkia krujefituestenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

12:52 : 28/07/2025
AKTUALITET

Ankimoi pezullimin nga detyra, Myzyri i KPP-së paraqitet në Apelin e GJKKO-së

10:34 : 28/07/2025
AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

A mashtroi Salillari për ndërtimin e burgut në Kukës? Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln €, i anulohet

16:35 : 14/07/2025
AKTUALITET

Fitoi 2.2 mln euro te Arkivat/ “Adel Co” me pronar “në hije”, Arjan Lleshi, 1 vit jashtë tenderave

19:08 : 12/07/2025
Para

Salianji publikon foton mes kanabisit: 5 oligarkët e Ramës do të jenë grosistët

TË GJITHA

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com