• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga ‘peshku komunist’ tek John Lennon; skulpturat e parkut në Durrës kyçen në magazinë

15:10 : 10/05/2020
në AKTUALITET, KULTURE

Në vitin 2017, nga sheshi para portit të Durrësit u larguan shtatë skulptura parku, të cilat i hapën rrugë zbatimit të projektit që morri emrin “Veliera”.

Figurat në bronz të këngëtarëve John Lenon, Bob Dilan, Tina Turner dhe Mick Jagger, të cilat simbolizonin etjen për liri të rinisë shqiptare në vitet 1960-1980 e zbukuruan për disa vite lulishten përballë Torrës mesjetare dhe u kthyen në pikë referimi turistike në qytet.

Ato “u sakrifikuan” së bashku me rrënojat arkeologjike shumëshekullore, që u zbuluan gjatë punimeve për ngritjen e mbikalimit të “Velierës”.

Bashkia premtoi se skulpturat do të instaloheshin shumë shpejt në lulishte apo në sheshe të tjerë të qytetit.

Por megjithëse kanë kaluar tre vjet, monumentet e këngëtarëve të huaj, që u bënë shumë të dashur për qytetarët dhe turistët, vazhdojnë të qëndrojnë të braktisur në oborrin e një ndërmarrjeje publike.

Lexo edhe:

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

Idriz Balani, një nga skulptorët e njohur në Durrës, tha për BIRN se “për të rikthyer atmosferën e muzikantëve të ‘rockut’, një grup artistësh durrsakë propozuan kohët e fundit transferimin e përbashkët të katër monumenteve në një tjetër shesh të qytetit.

“Por, drejtuesit e bashkisë e kanë bërë veshin e shurdhër,” thotë Balani.

I njëjti qëndrim është mbajtur nga bashkia edhe për monumentin e Dom Nikoll Kaçorrit dhe bustin e Kolonelit holandez Tompson, dy figura historike të qytetit bregdetar në fillim-shekullin e kaluar, të cilat nga lulishtja pranë Torrës mesjetare i larguan pa adresë. Ashtu siç u sakrifikua edhe shatërvani 80-vjeçar, që nga sheshi “Lirija” para bashkisë së qytetit përfundoi në një magazinë të hapur.

Investimet e reja në infrastrukturë nuk parashikojnë veprat e parkut

Ky nuk është i vetmi rast, kur për veprat e parkut në Durrës nuk tregohet asnjë interes nga ana e pushtetit vendor. Aktualisht në zonën pranë portit, po realizohet projekti i shëtitores bregdetare, një investim me vlerë 2.8 milion euro.

Në fillimet e saj, gati një gjysmë shekulli më parë, kjo shëtitore ishte konceptuar si një park i gjelbëruar me amfora, kapitele dhe kolona, pasi ndodhej në krah të Muzeut arkeologjik të qytetit dhe nënvizonte pikërisht vlerat historike mijëra vjeçare të tij.

Por, me gjithë ndryshimet e vazhdueshme, veprat e ekspozuara në mjediset e saj janë përzgjedhur krejt rastësisht dhe kanë shumë pak lidhje me njëra-tjetrën.

Njëlloj, si në projektet që janë realizuar në rrugën hyrëse të Durrësit apo që po zbatohen aktualisht në shëtitoren bregdetare nuk është parashikuar asnjë platformë për skulpturat apo veprat e artit në përgjithësi.

Disa vite më parë, një skulptor nga Durrësi që ushtron profesionin e tij në zonën mes Brescias dhe Bergamos paraqiti projekt-idenë e tij mbi veprat e parkut, që mund të zbukuronin territorin nga hyrja e portit deri në Currila.

Alfred Kedhi, i cili ka përfunduar studimet në Akademinë e Breras, kujton mospërfilljen me të cilën e kanë pritur në bashkinë e qytetit bregdetar, ndërsa dosjen me materialet e përgatitura e kanë ironizuar si “shumë serioze” për kërkesat e tyre.

Kedhi thotë se faza studimore për zgjidhjet artistike dhe shlodhëse në shëtitoren bregdetare duhet të përgatitej paralelisht me projektin e infrastrukturës.

“Studimi im për skulpturat në shëtitore synonte bashkërendimin e punës me projektuesit dhe konstruktorët, por mesa duket në Durrës gjërat nuk i mendojnë kështu” – shprehet skulptori Alfred Kedhi.

Nga parqet në magazina

Megjithëse më i përmbajtur në arsyetimin e tij, edhe skulptori Qazim Kërtusha, autor i më shumë se 15 veprave në Durrës, mendon se “ai i përket brezit të artistëve figurativë që me punën e tyre dhanë leksionet e para për edukimin e shikuesve”.

Kërtusha, shumë i lidhur me qytetin e tij të lindjes, mund të konsiderohet “humbësi i madh” i veprave të realizuara prej tij në vite.

Veprat e fundit të këtij artisti, që u hoqën nga lulishtet dhe vazhdojnë të jenë magazinuara, janë monumentet për Dom Nikollë Kaçorrin dhe ajo për këngëtarin britanik John Lenon. Më parë ishin larguar nga sheshet edhe një shatërvan me mozaik dhe një gardh dekorativ, punuar me kolegen Liliana Çika.

“Shatërvani u shkatërrua me matrapik para 10 vitesh, pasi në mbledhjen e këshillit bashkiak u konsiderua si një “peshk komunist”, kujton Kërtusha, sipas të cilit mentaliteti i atyre që e drejtojnë qytetin ka mbetur prapa.

Bashkë me disa kolegë të tjerë Kërtusha ka përgatitur pasaportat e monumenteve të vendosura në një hapësirë të gjerë, ku përfshihen edhe Durrësi e Kruja.

“Por, nuk di nëse pas kësaj skulpturat e parkut dhe monumentet e instaluara në natyrë të jenë marrë në dorëzim si inventar I bashkive përkatëse, dëshmon skulptori i njohur durrsak.

Projekte infrastrukture lodhëse pa platforma artistike

Edhe projekte të tjerë, të realizuar në qytet nuk e kanë marrë parasysh komponentin artistik dhe shlodhës. Hyrja e qytetit është një hapësirë e madhe në formë kuadratike, ku përveç mungesës së plotë të gjelbërimit, bie në sy edhe thatësira vizuale pa vepra parku.

Një ekspozitë e përgatitur disa vjet më parë nga studentët e degës monumentale në Universitetin e Arteve sugjeronte vendosjen e disa monumenteve, që evokojnë figura historike të Durrësit në periudhat e antikitetit dhe mesjetës.

Por të gjitha bocetet e tyre kanë mbetur në sallonet e Bashkisë dhe ende nuk janë materializuar me vepra pranë mureve mesjetare të qytetit, siç këshillonin pedagogët.

Aktualisht aty gjen disa vepra të tjera, nga busti i një heroi të luftës, e deri te monumenti kushtuar anijes së mbytur të marinës austro hungareze pranë Durrësit një shekull më parë.

Skulptori Idriz Balani e quan veten me fat, që pesë vepra të tij vijojnë të jenë të palëvizura nga vendet ku janë instaluar vite më parë. Ai aktualisht po punon për një vepër monumentale që do të vendoset në Prishtinë. 15 vepra të tjera të përmasave të mëdha, që ai ka punuar në vite tashmë zenë vend në qytete të ndryshme të Kosovës.

Balani thotë se vlerëson seriozitetin me të cilin organizohen konkurset për veprat e artit në Kosovë, si dhe bashkëpunimin me arkitektët dhe ndërtuesit. Gjë që sipas tij nuk ndodh prej kohësh me konkurset artistike në Durrës.

“Ndjehem mirë me projektet që realizoj në Kosovë,” shprehet Balani duke shtuar se punon “në sintoni të plotë me kolegët dhe puna e përbashkët më jep shumë kënaqësi profesionale”. /Birn/

Etiketa: Durresmagazinaskulptura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025
AKTUALITET

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, arrestohen dy nga 5 personat e përfshirë në atentat

10:22 : 04/06/2025
AKTUALITET

Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

11:48 : 03/06/2025
AKTUALITET

Ish-Këneta, lagjia që politika e mban “të përmbytur”! Banorët ende pa marrë asnjë dëmshpërblim

18:36 : 02/06/2025
Para

"Shqiptarët dhe BE të rrisin presionin ndaj Ramës"/ Thirrja e ish-deputetit të PS

TË GJITHA

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com