Koronavirusi periudha më e mirë për të lënë duhanin

Pandemia e koronavirusit u jep duhanpirësve më shumë arsye për të hequr dorë nga zakoni i tyre. Shumë prej tyre thonë se pandemia e koronavirusit është motivi shtesë që ata duhet ta braktisin përfundimisht duhanin. Disa thonë se duan ta eliminojnë udhëtimin për në dyqani për të blerë cigare sepse shqetësohen për kapjen ose përhapjen e virusit. Të tjerët kanë humbur punën ose kanë më pak orë pune tani dhe duhet të eliminojnë shpenzimet. Shumë të tjerë thonë se dëshirojnë që mushkëritë e tyre të jenë sa më të shëndetshme në rast se infektohen me koronavirus.

Heqja dorë është e vështirë, edhe në rrethana normale. Shumë njerëz thonë se pirja e duhanit është një mënyrë që ata të përballojnë stresin. Nga ana tjetër, pirja e duhanit është shpesh një aktivitet social. Me zyra dhe fabrika të mbyllura dhe njerëz larg miqve dhe kolegëve, modelet e vjetra sociale të pirjes së duhanit me miqtë dhe në vende të caktuara në periudha të caktuara të ditës janë ndërprerë. Distanca sociale mund të heq efektivisht aspektin shoqëror të pirjes së duhanit.

LEXO EDHE  "Covid-19 ka pësuar mutacion"/ Epidemiologu: Përhapet më shumë, por ka më pak klinikë

Ka shumë burime në internet për të mbështetur njerëzit që janë duke u përpjekur të braktisin pirjen e duhanit. Nicotine Anonymous ofron takime telefonike për njerëzit që përpiqen të lënë pirjen e duhanit që ndjekin formatin 12-hapësh, të ngjashëm me atë të përdorur nga Alkololics Anonymous.

Ekzistojnë gjithashtu disa aplikacione për heqjen dorë nga pirja e duhanit në faqen e internetit të Institutit Kombëtar të Shëndetit smokefree.gov që mund të shkarkohet në një smartphone.

Mjekët gjithashtu mund të përshkruajnë lloje të ndryshme të ilaçeve për t’i ndihmuar njerëzit të lënë duhanin. Dozat artificiale të nikotinës janë vetëm një formë e ilaçeve që mund të ndihmojnë dikë të braktisë duhanin.

Filloni duke hequr qafe gjërat që mund të shkaktojnë nxitjen e duhanit, si çakmakë ose tavulla. Njoftojini miqtë dhe familjen që ju jeni duke lënë duhanin në mënyrë që ata t’ju mbajnë përgjegjës nëse i dorëzoheni zakonit.

Më në fund, mbani mend se pirja e duhanit është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të qëndruar më të sigurt gjatë pandemisë koronavirus.