• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I quan idiotë protestuesit që u dhunuan nga policia”, ja çfarë ndodh në rrjet me Dritan Hilën/ Debatet

08:02 : 10/05/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Një ditë më parë Policia e Shtetit përdori forcën, madje duke tërhequr zvarrë një grup qytetarësh, që organizuan një protestë në Sheshin Skënderbej.

Lidhur me dhunën policore pati reagime të shumta. Një ndër to ishte edhe ai i ish-zv.ministrit të Mbrojtjes në qeverinë Rama, Dritan Hila, sot drejtues i një prej emisioneve televizive.

Hila ka preferuar që t´i bëjë një shërbim të vogël Kryeministrit dhe policisë, duke konsideruar idiotë ata që protestonin.

“Të organizosh miting në kohë pandemie dhe të akuzosh policinë për dhunë në shpërndarje, këtë vetëm idiotët mund ta bejnë.

Pastaj, të akuzosh ata që nuk bëhen palë me idiotet, si pro Ramës, është një standard që e kapin vetëm idiotët shqiptarë”, shkruan Hila.

Lexo edhe:

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

Në vijim të postimit të tij, Hila e çon edhe më tej shërbimin ndaj Ramës, duke u shprehur se hajvanë të tillë ka edhe në Perëndim por nuk iu jep njeri zë në gazeta serioze dhe as ka parti që bëhen palë me ta.

“Kam një këshillë për këta intelektualët: Në vend se të jepni keshilla nga shtëpia, nënshkruani një deklaratë që në rast se infektoheni, nuk doni shërbim shëndetësor as për vete dhe as për familjarët. Kaq e thjeshte.
Edhe perendimi ka të tillë hajvane, por nuk ju jep njeri zë në gazeta serioze dhe as ka parti politike që bëhen palë me ta. Përkundrazi”, shkruan Hila.

Postimi i bërë nga Hila ka shkaktuar një seri reagimesh në rrjet, përfshi edhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Në replikë me ndjekësit në rrjet, Hila madje shkruan se si gazetar mund të shkojë ku të dojë, edhe në plazh, pasi është aq i aftë sa të ruhet nga virusi. Dhe nëse do të dëgjonte me kujdes këshillat e mjekëve që i referohet, apo edhe Kryeministrit, ky virus është ai “armiku i padukshëm” që nuk pyet nëse je gazetar, i majtë apo i djathtë, i pasur apo i varfër, idot apo matës i njësisë së idiotësisë.

Reagimi i aktivistes Elona Caslli

Dritan Hila, njësia matëse e idiotësisë

Zoti Hila, pata rastin të lexoja statusin tuaj mbi protestën e djeshme.

Ajo që vihet re dendur në gjuhën tuaj të folur edhe të shkruar, është prirja sistematike për të etiketuar këdo që ka një mendim të kundërt me mendimin tuaj.

Etiketimet janë të llojeve të ndryshme; idiot, hajvan, deficient, mazohist.

Duke qenë se fjala ‘idiot’ përfaqëson shumicën në etiketimet tuaja, doja t’ju bëja një pyetje- Kush jeni ju?! Mos vallë ju përfaqësoni njësinë matëse të idiotësisë?!

Kur dikush etiketon dikë ‘idiot’ do të thotë se vetëshpallet me imunitet nga idiotësia dhe arrin ta shquajë këtë të fundit tek një njeri tjetër.

Lind pyetja- Ç’njësi matëse përdorni ju, kur etiketoni dikë, idiot?!

Për të përcaktuar diagnozën e idiotësisë, kam përshtypjen, se ju nevojiten disa të dhëna që përfaqësojnë simptomat e pacientit.

Megjithatë, duke besuar paraprakisht në aftësinë tuaj diagnostikuese, do t’ju lutesha të na bënit me dije për vendndodhjen e klinikës suaj diagnostikuese për idiotësinë.

Do të ishim tepër të interesuar të matnim nivelin e idiotësisë në gjak.

E duke qenë se jeni vetëshpallur Doktor në këtë fushë, do t’i bënit një nder të madh shoqërisë shqiptare në përballjen me vetveten ose më saktë në përballjen me nivelin e idiotësisë në gjak.

Mjekët popullorë zoti Hila, thonë se ; Idiot lind, nuk bëhesh. Merreni në shqyrtim edhe këtë hipotezë se ka gjasa, që idiotësia të jetë edhe çështje trashëgimie. Thonë se edhe komunizmi trashëgohet, ndonëse nuk pasur një studim të mirëfilltë shkencor për këtë hipotezë.

Dhe meqënëse keni vënë re edhe ‘idiotë’, të tjerë në shoqëritë e shëndetshme evropiane, organizoni një konferencë ndërkombëtare në ‘Rogner’ ku të trajtoni gjerësisht çështjen e idiotësisë.

Në këtë kohë ‘pandemie’, sikundër e quani ju, Shqipëria ka qenë shumë pjellore në identifikimin e shkencëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

Janë mbledhur kokat e mëdha të kombit nëpër ekrane e intervista dhe na rezulton se në vend kemi më shumë shkencëtarë se berberë.

Ndoshta ju jeni njëri prej tyre.

Post Scriptum- Pres me padurim konsultën me ju, Doktor Hila.

Etiketa: Dritan Hilaidiotprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025
BOTA

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

15:11 : 13/07/2025
AKTUALITET

Protesta në Theth, banorët në lot: Na prishin biznesin, ishte i vetmi burim jetese

16:07 : 10/07/2025
RAJONI

“Grurin tonë s’e duan”: Fermerët kosovarë thonë se Serbia mbush tregun me grurë të vjetër

19:15 : 02/07/2025
RAJONI

Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar

12:17 : 02/07/2025
RAJONI

Disa të arrestuar pasi policia serbe heq bllokadat në Beograd

11:56 : 30/06/2025
Para

Nikoll Lesi: Dhunimi i protestuesve, Rama vulosi fillimin e rrëzimit të pushtetit rilindas

TË GJITHA

“Pa ndjenja, vetëm objektiva”, Asani pasi ka rigjetur golat: Kurrë mos e humb buzëqeshjen

13:38 : 20/07/2025

Rama nuk është çmendur, populli po…

13:37 : 20/07/2025

U shkarkua nga Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, do dëmshpërblehet me 100 mijë euro

13:22 : 20/07/2025

Rikthim në Itali? Etrit Berisha ndez zërat e merkatos: Kemi filluar të flasim

13:11 : 20/07/2025
ioannis papadopoulos

Dinamo Minsk-Egnatia, UEFA cakton gjyqtarët për sfidën kualifikuese të Ligës së Konferencës

12:56 : 20/07/2025

Analiza: A po e forcon Donald Trump Europën?

12:50 : 20/07/2025

Vijon radha në pikën kufitare të Qafë-Botës, pala greke redukton sportelet

12:44 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com