• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teatri/ Manjani: Sundimtarët po i përdorin ambasadorët si zëdhënës të ligësive që bëjnë vetë

09:05 : 09/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për ta kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, truallin e Teatrit Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se nëse Teatri shembet është krim kundër një trashëgimie kulturore, e mbrojtur edhe nga ndërkombëtarët.

Ai ndalet dhe te roli i ambasadorëve në vendin tonë. Sipas Manjanit, diplomatët përdoren nga “sundimtarët e vendit” si zëdhënës të ligësive që bëjnë vetë.

“Të huajt ndërkombëtarë, fjala vjen edhe shefat e zotit Sorecca, kanë mbështetur mbrojtjen dhe jo shembjen e Teatrit Kombëtar. Por zoti Sorecca, i ulur në krye të vendit këtu, as për sy e faqe nuk e thotë këtë gjë.  E njëjta gjë ndodh edhe me çështje të tjera. Ambasada Amerikane, psh, na ka krijuar idenë fallso se vetë zoti Trump ka dhënë porosi që Dvorani të mos e dorëzojë detyrën pa mandat”, shprehet Manjani.

Reagimi

Në reagimin në FB, Manjani skruan:

Lexo edhe:

Lobimi 6 mln dollarë i PD/ Bushati: Kishim një ruspie si Yuri Kim

Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi dhe burgosja e Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim

Për ndërkombëtaromaninë.

Shkatërrimi eventual i Teatrit Kombëtar është krim kundër kulturës dhe tragëgimisë së Shqipërisë. Jo vetëm ligji “Danez” e zë këtë krim, por çdo ligj që njerëzimi ka nxjerrë për të mbrojtur trashëgiminë e tij nga sundues si këto që na kanë rënë për hise.

Shembet apo jo ajo godinë e mbrojtur ndërkombëtarisht mbetet për t’u parë. Por një gjë shihet kristal qartë. Këta që sundojnë, medemek “dashnorët” e ndërkombëtarëve dhe, që nuk bëjnë dot as një pordhë pa i pyetur të huajt, nuk e qethin e as e rruajnë fare për ta!

I përdorin kur u duhen dhe i hedhin në kosh kur u prishin punë. Kjo është e vërteta e marrëdhënieve të sundimtarëve me ndërkombëtarët.

Kur shoh se si ambasadorët e huaj fryhen e marrin kot kur pushteti e politika i vë në krye të vendit, më vjen të qesh. Asgjë nuk kanë në dorë dhe asgjë nga parimet që përfaqësojnë realizohen.

Në fakt ky realitet shpreh krizën më të thellë që Shqipëria ka patur në marrëdhënien e saj me botën politike e diplomatike ndërkombëtare.

Qeveria (mjeshtrisht) i injoron duke bërë sikur i do shumë. Përfaqësuesit e tyre këtu (ambasasorët pra) i përdorin si zëdhënës të ligësive që bëjnë vetë.

Të huajt ndërkombëtarë, fjala vjen edhe shefat e zotit Sorecca, kanë mbështetur mbrotjen dhe jo shembjen e Teatrit Kombëtar. Por zoti Sorecca, i ulur në krye të vendit këtu, as për sy e faqe nuk e thotë kët gjë.

E njëjta gjë ndodh edhe me çështje të tjera. Ambasada Amerikane, psh, na ka krijuar idenë fallso se vetë zoti Trump ka dhënë porosi që Dvorani të mos e dorëzojë detyrën pa mandat.

Imagjinoni, Trump ka lënë çdo punë atje e po sodit reformën në drejtësi këtu. Madje po merr këshilla nga ne se si të luftojë popullin e vet në kohë pandemie… Se edhe ai Anglezi nuk dëgjoi në fillim, por kur i thamë ne “what the fuck…” e mbylli Anglinë…

Qesharake në ekstrem! Por dëmi që i bëhet vendit tonë me këtë keqpërdorim ndërkombëtar është i madh.

Jo vetëm me Teatrin, por edhe me protestat e opozitës, zgjedhjet e vjedhura, krijimin e gjykatës kushtetuese, votimet moniste,lirinë e shprehjes, koncensionet, nxjerrjen nga fuqia të shetit kushtetues e normativ, etj, etj, njësoj është dëmi. Në të gjitha rastet kemi dëgjuar vetëm reagime fantastiko-shkencore ambasadorësh…

Fakt është që Shqipëria rrëshqiti në sundim monist dhe reagimet e fantazisë diplomatike nuk e ndalën dot.

Normale është që askush në kancelaritë perëndimore e ka mendjen tek pisllëqet tona lokale, tek fantazitë e sundimtarëve lokalë që hiqen si përparimtarë të njerëzimit, tek dështakët e qeverisjes sonë që mendojnë se janë më të mirët e gjithë botës.

Ndaj në këtë pikë jam dakort me idenë dhe sjelljen e sunduesve tanë se problemet tona do marrin zgjidhje vetëm nga ne këtu.

Askush nga jashtë nuk do na e zgjidhë marrëdhënien e keqe dhe shumë të keqe që qeveria jonë ka me vendin e popullin e vet.

Pa asnjë dyshim që kështu është. Jo vetëm për Teatrin, që ka marrë përsipër ta shembë një zyrtar i pa zgjedhur.

Nuk e ka votuar as Tirana, por merr përsipër ti bëjë dëm trashëgimisë kulturore kombëtare.

Nëse sundimtarët vazhdojnë të bëjnë dëme, tregon se na pëlqen të jetë kështu dhe faji është i gjithi i yni.

Etiketa: sorecaylli manjaniYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lobimi 6 mln dollarë i PD/ Bushati: Kishim një ruspie si Yuri Kim

22:08 : 01/05/2025
AKTUALITET

Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi dhe burgosja e Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim

12:51 : 15/04/2025
AKTUALITET

Padrejtësia e vetting është padrejtësi e drejtësisë

12:23 : 31/03/2025
AKTUALITET

DASH publikon njoftimin: Ja detyra e re që merr Yuri Kim

20:19 : 20/03/2025
AKTUALITET

Lu e Kim, ikja e ambasadorëve të ‘barit’

09:10 : 19/03/2025
AKTUALITET

I burgosuri Veliaj, i pandehuri Rama, e hetuara Kim, i fikuri Soros, “Trump” krah Berishës

14:51 : 13/02/2025
Para

Dyshekë dhe tualete me ar/ Blerjet më të çuditshme të VIP-ave (Foto)

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025

Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin

04:18 : 12/05/2025

Numërohen 452 kuti votimi në gjithë vendin! Thellohet diferenca

04:10 : 12/05/2025

Shkoder/ PD ruan avantazhin, e ndjek PS dhe PSD

03:57 : 12/05/2025

Qarku Elbasan/ PS kryeson, numërohen 22 kuti

03:52 : 12/05/2025

EMRI/ Arrestohet babai i kandidates për deputete në Fier

03:36 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com