• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

COVID/ Zëdhënësja e nënpresidentit rezulton pozitive

08:33 : 09/05/2020
në BOTA

Zëdhënësja e nënpresidentit Mike Pence, rezultoi pozitive për koronavirusin. Katie Miller, Sekretarja e Shtypit e zotit Pence është edhe bashkëshortja e këshilltarit të Presidentit Donald Trump, Stephen Miller. Diagnoza e zëdhënëses Miller u përmend nga Presidenti Donald Trump në një takim të premten me ligjvënësit republikanë, një ditë pasi një ndihmës personal i Presidentit Trump ishte testuar pozitiv.

Më herët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany kishte konfirmuar se një pjesëtar i ekipit të nënpresidentit Pence, kishte testuar pozitiv por pa dhënë hollësi të mëtejshme. Një zyrtar i lartë i administratës theksoi se as Presidenti Trump, as nënpresidenti Pence, nuk kishin qenë së fundmi në kontakt me zonjën Miller.

Të premten, një udhëtim i nënpresidentit për në Des Moines, Iowa u vonua për mbi një orë, pasi testit pozitiv brenda ekipit të zotit Pence. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, një prej gazetarëve që shoqërojnë nënpresidentin, njofton se disa pasagjerë u panë të zbrisnin nga avioni.

Ajo citoi zyrtarin e administratës t’u thoshte gazetarëve në avion se Shtëpia e Bardhë po identifikon personat që kishin pasur kontakt me kërshilltaren dhe u kërkoi gjashtë anëtarëve të stafit të dilnin nga avioni “si masë kujdesi”. Dy rastet e njëpasnjëshme e shtuan shqetësimin për mundësinë e infektimit për presidentin dhe nënpresidentin, të cilët kanë rifilluar një program të ngjeshur udhëtimi dhe aktiviteti së fundmi.

Shtëpia e Bardhë mori të premten në mbrojtje punën e saj për të mbajtur Presidentin Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence larg infektimit. “Ne kemi ndërmarrë çdo masë paraprake për të mbrojtur presidentin,” tha zonja McEnany para gazetarëve në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë. Ajo foli gjithashtu për pastrimet rregullisht të mjediseve dhe për respektimin e udhëzimeve të distancimit fizik prej dy metrash midis individëve, rregulla që jo gjithmonë janë ndjekur në eventet plot me njerëz në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo edhe:

Arrestohet në Itali kinezi i dyshuar për spiunazh ndaj kërkimeve për vaksinat Covid në SHBA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

“Ne kemi bërë çdo gjë që Dr. (Deborah) Birx dhe Dr. (Anthony) Fauci na kanë kërkuar të bëjmë,” shtoi ajo, duke iu referuar dy mjekëve mjaft të respektuar në grupin e punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë. Po të premten, Presidenti Trump u pyet në një intervistë të televizionit Fox News nëse ata që i shërbejnë ushqimin do të përdorin maska dhe ai u përgjigj: “Ata tashmë kanë filluar.”

Shtëpia e Bardhë gjithashtu po bën çdo ditë testet koronavirusit për presidentin dhe nënpresidentin, që më parë bëheshin çdo javë. Si Trump ashtu edhe Pence testuan negativ për virusin dhe thanë se ndiheshin mirë. Presidenti Trump tha për Fox News se ai ende nuk është testuar për antitrupat ndaj koronavirusit të ri, por që me siguri kjo do të bëhej së shpejti.

Presidenti Trump mori pjesë në një ngjarje publike në memorialin e Luftës së Dytë Botërore me veteranë të moshuar. As ai dhe as zonja e parë Melania Trump nuk kishin vënë maska në ceremoni. Maska nuk mbanin as veteranët dhe as ushtarakët e pranishëm.

E pyetur për sigurinë e të moshuarve në ceremoni, sekretarja e shtypit McEnany tha se kjo ishte zgjedhja e tyre: “Ata zgjodhën të shkonin atje, sepse zgjodhën të vinin kombin mbi veten. Ata donin të ishin me komandantin e tyre të përgjithshëm në këtë ditë e rëndësishme,” tha ajo. /VOA/

Etiketa: CovidStephen Miller

Lajme të lidhura

BOTA

Arrestohet në Itali kinezi i dyshuar për spiunazh ndaj kërkimeve për vaksinat Covid në SHBA

15:26 : 08/07/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

09:19 : 30/06/2025
BOTA

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025
BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
Para

Studimi zbulon vitaminën që ndihmon kundër koronavirusit

TË GJITHA

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com