• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të shtyhen zgjedhjet në Universitete”/ Koni letër të hapur Shahinit: U privohet e drejta studentëve

19:48 : 06/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i është drejtuar ministres së Arsimit, Besa Shahini, me një letër të hapur ku i kërkon të shtyjë zgjedhjet në Universitete.

Rektori Koni thekson se nëse zgjedhjet do mbaheshin në këto kushte shumë studentë do të privohen nga e drejta për të votuar.

“Urdhri për zhvillimin e zgjedhjeve në datë 26 qershor është i pazbatueshëm për shkak të urdhrit të datës 30 prill i cili përcakton se cilët studentë duhet të kthehen në auditore deri në fund të këtij viti universitar”, thekson rektori.

Në vijim, rektori thekson se “pa harruar edhe faktin tjetër shumë të rëndësishëm që Urdhëri juaj nr.99 datë 26.03.2020 është i pazbatueshëm edhe për arsye të një Urdhëri tjetër, të nxjerrë po nga ju, pikërisht të Urdhërit nr.104 datë 30.04.2020 “Për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020 nga institucionet e arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia COVID-19”, me të cilin keni urdhëruar se kur dhe se cilët studentë do të paraqiten në auditore, pra, e thënë ndryshe, keni urdhëruar se cilët studentë mund apo duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e votës, apo të drejtën për t’u zgjedhur, dhe cilët të tjerë, nuk duhet ta kenë këtë të drejtë”.

“Në fakt, të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, studentëve ia ka dhënë ligji i arsimit të lartë 80/2015 dhe Rregullorja e Zgjedhjeve, duke i caktuar ata si një nga dy trupat zgjedhore në institucionet publike të arsimit të lartë, për të zgjedhur rektorin dhe dekanin; apo edhe përfaqësuesit e tyre në Senatin Akademik, dhe për t’i përfaqësuar denjësisht ata në këtë organ kolegjial”, thekson Koni.

Lexo edhe:

“Djemtë në emigrim, vajzat në auditore”/ INSTAT: 90% e studentëve janë femra në 2 fakultete të Tiranës

Trump urdhër ekzekutiv për të luftuar antisemitizmin në universitete

LETËR E HAPUR

DREJTUAR MINISTRIT TË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË
Zonjës Besa Shahini

E nderuar zonja Ministre,

Në vijim të komunikimit zyrtar, së fundmi edhe me shkresën nr.1551/1 datë 4 maj 2020, me anë të së cilës ju kam kërkuar të rishikonit Urdhrin nr.99, datë 26.3.2020 “Për disa ndryshime në Urdhrin Nr.8, datë 14.01.2020 “Për procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë”, duke ju renditur edhe arsyet e pakontestueshme të kësaj kërkese, të mbështetura në nene të caktuara të ligjit të arsimit të lartë 80/2015 dhe të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, miratuar me Vendimin Nr.5, datë 10.02.2020 të Senatit Akademik UT, por, sidomos duke patur parasysh edhe një numër të konsiderueshëm të akteve të nxjerra nga Qeveria, Kuvendi i Shqipërisë, apo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kushtet e shpalljes së fatkeqësisë natyrore dhe të pandemisë, të shkaktuara nga Covid 19, në të cilën gjendet vendi ynë, po ju drejtohem me këtë letër të hapur.

Në fakt, isha shpresëplotë, që në mënyrë të menjëhershme (nuk duhet të ishte e nevojshme as shkresa dhe as kërkesa ime për ta bërë Ju këtë gjë), do të shpallnit ndryshimin e Urdhërit nr.99 datë 26.03.2020 dhe shtyrjen e fillimit të procesit zgjedhor (që sipas udhërit tuaj nr.99 datë 26.03.2020, është data 11 maj 2020) dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve (data 12 qershor 2020), për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë.

Pa harruar edhe faktin tjetër shumë të rëndëssishëm që Urdhëri juaj nr.99 datë 26.03.2020 është i pazbatueshëm edhe për arsye të një Urdhëri tjetër, të nxjerrë po nga ju, pikërisht të Urdhërit nr.104 datë 30.04.2020 “Për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020 nga institucionet e arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia COVID-19”, me të cilin keni urdhëruar se kur dhe se cilët studentë do të paraqiten në auditore, pra, e thënë ndryshe, keni urdhëruar se cilët studentë mund apo duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e votës, apo të drejtën për t’u zgjedhur, dhe cilët të tjerë, nuk duhet ta kenë këtë të drejtë.

Në fakt, të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, studentëve ia ka dhënë ligji i arsimit të lartë 80/2015 dhe Rregullorja e Zgjedhjeve, duke i caktuar ata si një nga dy trupat zgjedhore në institucionet publike të arsimit të lartë, për të zgjedhur rektorin dhe dekanin; apo edhe përfaqësuesit e tyre në Senatin Akademik, dhe për t’i përfaqësuar denjësisht ata në këtë organ kolegjial.

Pa dashur të zgjatem dhe të tregoj konkretisht në këtë letër të hapur argumentet ligjore dhe nënligjore, të cilët janë parashtruar të gjitha në shkresën e fundit nr.1551/1 datë 4 maj 2020, ajo çfarë dua të theksoj edhe një herë është fakti që, duke mos ndryshuar Urdhërin nr.99 datë 26.03.2020, jeni duke përjashtuar mbi 15 mijë studentë të Universitetit të Tiranës nga procesi zgjedhor dhe e drejta e tyre ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Urdhëri juaj nr.99 datë 26.03.2020, në këtë periudhë bie ndesh me aktet e nxjerra në kuadër të pandemisë, si psh:.

• Ligjin nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;

• Vendimin nr.342 datë 25.04.2020 të Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në Vendimin nr.243 datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, me të cilin, gjendja e fatkeqësisë natyrore në vend është shtyrë deri në datën 23.06.2020.

• Urdhërin nr.260 datë 01.04.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale “Për një ndryshim në Urdhërin nr.190 datë 19.03.2020 “Për ndërprerjen e veprimtariosë së institucioneve arsimore publike dhe jobublike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit Covid 2019“, me të cilin është urdhëruar mbylljen e institucioneve arsimore deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni Covid 19.

Në lidhje me të gjitha sa më sipër, me shkresën nr.1556 datë 04.05.2020, i kam kërkuar Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të shprehë qëndrimin e tij zyrtar.

Jam akoma në pritje të këtij qëndrimi. Shpresoj shumë që reagimi apo qëndrimi i Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, të jetë në unison me të gjitha përpjekjet dhe me atë çfarë është bërë në këto dy muaj, për manaxhimin me sukses të situatës të shkaktuar nga virusi Covid 19 në vendin tonë.
Zonja Ministre,

Sikurse ju kam kërkuar edhe në shkresën nr.1551/1 datë 4 maj 2020, po ju kërkoj publikisht edhe një herë të bëni ndryshimin e Urdhërit nr.99 datë 26.03.2020, për shtyrjen e procesit zgjedhor dhe datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në vend, deri në shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e fatkeqësisë natyrore në vend si dhe të urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.

Etiketa: Konishahiniuniversitete

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Djemtë në emigrim, vajzat në auditore”/ INSTAT: 90% e studentëve janë femra në 2 fakultete të Tiranës

18:20 : 13/02/2025
BOTA

Trump urdhër ekzekutiv për të luftuar antisemitizmin në universitete

18:35 : 30/01/2025
BOTA

Rihapen universitetet në Siri pas rënies së regjimit

19:17 : 06/01/2025
RAJONI

Detaje nga protesta në Beograd, kërkohet përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

21:45 : 22/12/2024
AKTUALITET

Statistikat/ Gjysma e Universiteteve bosh!

09:32 : 15/10/2024
BOTA

SHBA dhe Britania me universitetet më të mira në botë

17:21 : 14/10/2024
Para

Fakte të reja/ Ja sa kohë ju duhen për tu shëruar nga koronavirusi

TË GJITHA

Si ndahen mandatet për sicilin Qark deri më tani

07:13 : 12/05/2025

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com