• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në Universitet/ VV: Qeveria po shfrytëzon pandeminë për të kapur Arsimin e Lartë

16:46 : 05/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka kundërshtuar zhvillimin e zgjedhjeve për Universitetet, në datat e propozuara nga Ministria e Arsimit, duke theksuar se ky proces përjashton studentët nga vendimmarrja.

VV thekson se pandemia po shfrytëzohet për të çuar përpara kapjen e institucioneve në Shqipëri, kësaj radhe në Arsimin e Lartë.

Lëvizja VETËVENDOSJE nuk ngre pretendimin se organet drejtuese të universiteteve publike kanë qenë në të kaluarën të lira dhe të pa ndikuara nga partitë politike dhe interesat e tyre partikulare në Shqipëri, larg synimeve të zhvillimit të arsimit të lart.

“Është e qartë se një pjesë e mirë e problemit buron nga ligji për arsimin e lartë. Për më shumë, përplasja që po ndodh synon kalimin e kontrollit sipas rikonfigurimit të pushtetit në Shqipëri.

Më saktësisht, kapjen e universitetit nga pushteti aktual dhe satelitët e tij. Zgjidhjet për problemet universitare në Shqipëri nuk duket se do të vinë as nga organet e vjetra vendimmarrëse në universitete, e as nga krijimi i organeve të reja në shkelje të rregulloreve dhe duke përjashtuar masën e gjerë studentore nga procesi zgjedhor. Tentativa për të mbajtur zgjedhje pa shumicën e studentëve, është shtypje e të drejtave bazë të studentëve dhe minim i rolit të studentit në universitet e në shoqëri”, thuhet në reagimin e VV.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

Në vijim, VV thekson se nevojitet kultivim i vazhdueshëm i një fryme universitare vetë-kritike që ka për qëllim pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë studentore në transformimet universitare dhe shoqërore, përmes formimit teorik, kritikës dhe organizimit.

“Fryma e protestave studentore që nisën në fund të vitit 2018 ka nevojë të trupëzohet brenda një lëvizjeje më të gjerë shoqërore që kërkon çlirimin nga kapja e univeristetit dhe e shtetit. Zgjidhjet gjenden te përfshirja e studentëve e jo te përjashtimi, te përpjekja e vazhdueshme për dije dhe zhvillim, kundër pabarazive e për drejtësi”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë

Zgjedhjet që përjashtojnë studentët nga vendimmarrja

Kjo periudhë e rënduar nga pandemia do të duhej të ishte kohë solidarizimi e kujdesi për të gjithë. Do të duhej të përqëndroheshim te një reformë e thellë në shëndetësi dhe ekonomi. Por duket se pandemia po shfrytëzohet për të çuar përpara kapjen e institucioneve në Shqipëri, kësaj radhe në arsimin e lartë. Pushteti nuk e ka marrë parasysh në asnjë moment kërkesën legjitime që buroi prej protestave studentore të dhjetorit 2018, për rritjen e peshës së votës studentore mbi 10% në zgjedhje në universitet. Për më keq, pushteti po shfrytëzon pandeminë për të realizuar edhe përjashtimin thuajse të plotë të studentëve nga procesi zgjedhor në të gjitha universitetet publike të vendit.

Meqenëse këtë muaj mbaronin mandatet në universitete, më 14 janar 2020 Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), pati shpallur zgjedhjet për në datën 8 maj 2020. Për shkak të pandemisë dhe mbylljes së hapësirave universitare, MASR nxorri një urdhër të dytë më 26 mars 2020, ku vendosi që zgjedhjet të mbahen në 12 qershor 2020, ndërsa data 11 maj u caktua si fillimi i fushatës. Ky vendim shkakton problem për të gjitha universitetet publike. Për shembull, në Universitetin e Tiranës, vendimi bie ndesh me nenin 38 të Rregullores për organizimin e zgjedhjeve, ku specifikohet që zgjedhjet shpallen të pavlefshme në rastin e një fatkeqsie natyrore që pengon pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim. Më tej, pa ndjekur rregulloren, që kërkon shpalljen e fillimit të procesit zgjedhor nga Rektori, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) të kaluara, të cilit i ka mbaruar mandati, vendosi të shpallë kokë më vete fillimin e procesit zgjedhor. Senati Akademik në Unversitet, sipas rregullores, zgjedh një KIZ të ri për këto zgjedhje, ndërsa KIZ i zgjedhjeve të kaluara nuk e ka autoritetin të veprojë, edhe pse tashmë pretendon se ka marrë vendim.

MASR ka bërë të ditur se synon rikthimin pas 3-4 javëve të një pjese të studentëve në auditore për nevoja të provimeve, punës në laborator, etj. Mirëpo, edhe ky synim do të lërë jashtë hapësirave universitare shumicën dërrmuese të studentëve. Ndërkohë grumbullimi i nënshkrimeve për studentët që synojnë të kandidojnë në organe si Senati Akademik, tashmë ka nisur. Në këtë situatë, ku studentët nuk janë në auditore, dhe janë kthyer pranë familjeve të tyre larg qendrave universitare, mundësinë e kandidimit duke grumbulluar nënshkrime mund ta përdorin kryesisht ata studentë që kanë mbështetje organizative jashtë universiteteve, nga pushteti dhe partitë politike, duke e minuar kështu procesin që në fillim.

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ngre pretendimin se organet drejtuese të universiteteve publike kanë qenë në të kaluarën të lira dhe të pa ndikuara nga partitë politike dhe interesat e tyre partikulare në Shqipëri, larg synimeve të zhvillimit të arsimit të lart.

Më tej, është e qartë se një pjesë e mirë e problemit buron nga ligji për arsimin e lartë. Për më shumë, përplasja që po ndodh synon kalimin e kontrollit sipas rikonfigurimit të pushtetit në Shqipëri. Më saktësisht, kapjen e universitetit nga pushteti aktual dhe satelitët e tij. Zgjidhjet për problemet universitare në Shqipëri nuk duket se do të vinë as nga organet e vjetra vendimmarrëse në universitete, e as nga krijimi i organeve të reja në shkelje të rregulloreve dhe duke përjashtuar masën e gjerë studentore nga procesi zgjedhor. Tentativa për të mbajtur zgjedhje pa shumicën e studentëve, është shtypje e të drejtave bazë të studentëve dhe minim i rolit të studentit në universitet e në shoqëri.

Nevojitet kultivim i vazhdueshëm i një fryme universitare vetë-kritike që ka për qëllim pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë studentore në transformimet universitare dhe shoqërore, përmes formimit teorik, kritikës dhe organizimit. Fryma e protestave studentore që nisën në fund të vitit 2018 ka nevojë të trupëzohet brenda një lëvizjeje më të gjerë shoqërore që kërkon çlirimin nga kapja e univeristetit dhe e shtetit. Zgjidhjet gjenden te përfshirja e studentëve e jo te përjashtimi, te përpjekja e vazhdueshme për dije dhe zhvillim, kundër pabarazive e për drejtësi.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026
AKTUALITET

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026
Para

Britania me numrin më të lartë të viktimave në Europë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom