• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studimet master në SHBA, ja si të aplikoni

14:40 : 04/05/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën me dije se pranon aplikime për vitin akademik 2021-2022 për Programin “Fulbright” për studentë të huaj.

Ambasada e SHBA sqaron se programi Fulbright është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara.

Sipas njoftimit të ambasadës, në bazë të një procesi të hapur konkurimi, bursat u jepen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtimin në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë.

Ambasada Amerikane njofton se aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit. “Ju lutemi përzgjidhni me kujdes disiplinën e duhur dhe fushën primare të specializimit nga lista që ofrohet në formularin e aplikimit. Në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright, firmosur më 25 shtator 2019, applikimit në fushat e mëposhtme të studimit do të konsiderohen për bursat Fulbright me financim nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë: Edukim; Inxhinieri; Shkencat e Natyrës; Histori; Gjuhësi; Shkenca Kompjuterike/Teknologji Informacioni”.

Ambasada sqaron se, sipas rregullave të vizës J-1, aplikantët e interesuar në fushat e studimit si mjekësi, infermieri, stomatologji, veterinari, farmaci apo programe të tjera klinike, duhet të dinë se kontakti I drejt për drejtë me pacientët, duke përfshirë edhe kafshët, nuk lejohet, dhe si rezultat pjesëmarrja në orët akademike dhe/ose aktivitete të tjera programatike në institucionet respektive në Shtetet e Bashkuara mund të jetë e kufizuar. Bursat zakonisht zgjasin një deri në dy vjet në një universitet në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur studime për gradën Master. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit. Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojnë kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Edhe familjarët duhet të përmbushin detyrimin e kthimit të Shqipëri për të paktën dy (2) vjet. 

Lexo edhe:

Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza

Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht

Ambasada e SHBA sqaron se, aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë të programeve tre + një ose tre + dy, sipas sistemit të Bolonjës). Aplikantët duhet të kenë të paktën dy vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit dhe të shfaqin aftësi udhëheqëse. Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentin e aplikimit.). Aplikantët duhet të kualifikohen për të marrë vizë J-1. Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore.

Po ashtu, Ambasada e SHBA thekson se individët që përfshihen në një nga kategoritë e mëposhtme: qytetarët amerikanë, rezidentët e përhershëm (mbajtës të Green Card), familjarë të afërt të punonjësve të Ambasadës së ShBA, përfitues të bursës Fulbright në pesë vitet e fundit, studentë që janë të regjistruar apo ndjekin programe studimi në Shtetet e Bashkuara ose me përvojë studimi të mëparshme për më shumë se një vit në Shtetet e Bashkuara, individë të punësuar në Shtetet e Bashkuara, personat e martuar me qytetarë amerikanë, persona që kanë aplikuar të emigrojnë ose persona që kanë kërkuar azil në një vend tjetër nuk kualifikohen për të aplikuar për programin Fulbright.

Si realizohet aplikimi ?

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë online formularin Fulbright për Studiues të Huaj. Klikoni Fulbright Student Program 2021 për formën e aplikimit online, krijoni një llogari, dhe më pas hyni në llogarinë tuaj për të filluar aplikimin. Dërgoni aplikimin e plotë në formë elektronike dhe kopjet e skanuara të të gjithë dokumentave të kërkuara jo më vonë se data 30 qershor 2020. Nëse arrini të dërgoni aplikimin dhe të gjithë dokumentat e kërkuar nëpërmjet sistemit online, nuk është e nevojshme të dërgoni ndonjë informacion tjetër me postë. Nëse nuk arrini t’i dërgoni dokumentat e kërkuara nëpërmjet sistemit online, ju mund ta dërgoni të gjithë paketën e aplikimit me postë; megjithatë, që ju të konsideroheni për bursën, formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të dërgohet online. Pasi ju të keni plotësuar aplikimin online, printoni një kopje, vendosni edhe dokumentat e kërkuara të përkthyera e të noterizuara, formularin e firmës të firmosur me bojë, dhe dërgojini me postë në këtë adresë: Programi Fulbright. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun. Ambasada e SHBA, Rruga Stavro Vinjau, No. 14. Tiranë, Shqipëri  Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë Tel: 04 224-7285, ose email [email protected]

Aplikimet që do të dërgohen pas datës 30 Qershor 2020 dhe aplikimet që do të dërgohen si Google Docs ose nëpërmjet We Tranfer nuk do të merren në shqyrtim.

Ambasada e SHBA sjell dhe rastin e një studenteje shqiptare, Abi Dodbiba, që ka kryer studimet në Fulbright.

“Studentja shqiptare e Fulbright Abi Dodbiba është duke përfunduar gradën e saj master në administrim publik në universitetin shtetëror të New York, në Albany. Disa nga gjërat që ajo vlerëson më shumë në kohën e saj si një studente Fulbright janë vizitat dhe seminaret në vende të ndryshme, të cilat kanë pasuruar përvojën e saj akademike. “Ju duhet të kapni çdo mundësi”, thotë Abi. “Pjesmarrja në një panair për karrierat me ndikim social apo pjesmarrja në një seminar mbi ndërtimin e partneriteteve inovative, reciproke dhe të qëndrueshme private/jo fitimprurëse është një libër i hapur ku ti mund të përfshihesh në një përvojë të vërtetë mësimi”. Jeni edhe ju të interesuar të ndiqni gradën tuaj master në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet bursës Fulbright? Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2Lt9BjV ose dërgoni një email në [email protected]”,- njofton ambasada e SHBA në Tiranë”,- njofton Ambasada e SHBA në Shqipëri.

Etiketa: Ambasada amerikanemasterstudime master

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza

13:54 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht

19:05 : 31/05/2025
AKTUALITET

Ambasada amerikane në Tiranë: Kush mashtron për të marrë vizë mund të dënohet me burg

18:36 : 29/03/2025
AKTUALITET

Ndërkombëtarët që nuk bëzajnë

11:01 : 12/02/2025
AKTUALITET

Fatmir Hanxhari ngul 47 katësh tek Ambasada Amerikane, Dari i Apexit zhduk “Pasqyrat” në Ksamil

19:06 : 31/01/2025
RAJONI

Bosnja do të lidhet me rrjetin e gazit të Kroacisë

08:46 : 17/01/2025
Para

Bicaj ironizon: Shteti po na injoron, këtu më shumë janë të interesuar për merkaton e Juventusit!

TË GJITHA

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

22:23 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com