“Bëjmë seks 10 herë në ditë”, kjo deklaratë e bashkëshortes së Kevin Princ Boateng, Melisa Sata bëri bujë kohë më parë, kur mesfushori ishte pjesë e Milanit.
Lajmi sigurisht bëri bujë në Itali dhe në atë kohë, si për ironi të fatit pas kësaj deklarate futbollisti po dëmtohej më shpesh. Boateng qëndroi jashtë fushave për disa kohë dhe më pas erdhi dhe largimi i tij nga kuqezinjtë. Melisa Sata, është rikthyer të flasë rreth situatës duke u shprehur:
”Në futboll duhet të kesh shumë kujdes me deklaratat, sidomos kur vjen puna tek seksi. Nuk e imagjinoni dot se çfarë lëmshi u krijua. Ishte si tornado. Të bësh seks 10 herë në ditë nuk më bën mua një grua që nuk e kontrolloj dot veten dhe që kam shumë dëshirë për seks”, deklaron Sata për “La Gazzetta dello Sport”.