• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Merr fund në Shqipëri shtetrrethimi 60 orësh në fundjavë/ Ja çfarë shkruan DW

17:52 : 02/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Sipas ekspertëve, epidemia në Shqipëri ka ecur me një tendencë të qëndrueshme. Javën e ardhshme do të rritet edhe numri i bizneseve që rifillojnë aktivitetin ekonomiko-tregtar.

Pas 6 fundjavësh në shtetrrethim total 60 orësh, kjo është fundjava e parë me liri-dalje prej disa disa orësh. Fashat e orarit të liridaljes nga karantina e detyruar janë të ndryshme për pensionistët dhe qytetarët e tjerë, për të shmangur infektimin e mundshëm të të moshuarve, shtresës më vulnerabël të popullsisë ndaj infektimit me COVID-19. Por të dielën, ( 3.05.2020) rikthehet shterrethimi total deri të hënën në orën 05.30 të mëngjesit.

Shqipëria vazhdon të jetë në fazën e dytë të epidemisë corona ku ꞔdo ditë shfaqen raste të reja, Gjatë javës së parë të kësaj faze, që përfundon këtë fundjavë, janë shtuar edhe 3 viktima të tjera.

Autoritetet e shëndetësisë thanë për DW sot, e shtunë (2.05) se gjatë 24 orëve të fundit ka patur 7 raste të reja të infektuarisht duke e rritur numrin e tyre në nivel kombëtar në 789 nga të cilët 519 janë shëruar. Numri i pacientëve aktivë është 239, i të shtruarve 31, nga të cilët 7 janë në terapi intensive. Epidemia Corona ka shkaktuar deri tani 31 viktima, nga të cilat 3 brenda kësaj jave. Shtrirja gjeografike e infektimit ështe rritur duke arritur në 21 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria . Tirana vazhdon të mbetet epiqendra e infektimit me 90 raste, e ndjekur nga Kruja me 89, Kurbini me 24 dhe Shkodra. Fasoneritë në Kurbin, Krujë dhe Shkodër i shndrruan këto 3 bashki në dy javët e fundit në vatra infektimi që po monitorohen dhe kontrollohen tanimë rreptësisht.

Ulje e qëndrueshme në fazën e dytë

Lexo edhe:

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

Mjeku infeksionit, Prof. Pëllumb Pipero tha sot për DW se për pandeminë COVID-19 nuk mund të bëhen parashikime. “Kemi të vëjmë me një virus të ri, nuk kemi ende të dhëna të mjaftueshme për të. Por mund të them se deri tani epidemia në Shqipëri ka ecur me një tendencë të qëndrueshme, ulje rastesh të reja si në aspektin epidemiologjik, pra më pak raste të konfirmuara pozitive, ashtu edhe në atë klinik, më pak raste të shtruara në spital. Shtimi i viktimave tregon se jemi ende nën efektin e pandemisë. Sëmundja që shkakton COVID-19 është e rëndë sidomos në pacientë të moshiuar, me sëmundje kronike bashkë shoqëruese. Ndërkohë, duhet të vë në dukje, se në këtë fazë të dytë të epidemisë nuk kemi asnjë mjek apo infermier të infektuar,” thekson për DW, Dr. Pëllumb Pipero.

Distancimi fizik- kyꞔ për shmangien e infektimit

Lehtësimi i shtetrrethimit këtë fundjavë me mot të keq dhe shira, ka nxjerrë nga banesat të moshuar, të rinj e të reja dhe qytetarë në orët e lejuara. Pas më shumë se 50 ditësh besimtarët katolikë kanë patur sot mundësi të shkojnë në Katedralen e tyre të Shën Palit në Tiranë, për të ndjekur ceremoninë fetare të fundjavës. Lehtësimi i masave ka lënë të pandryshuara dënimet e ashpra për shkelësit e orareve të caktura të liri-daljeve. Mesazhi i pandryshuar edhe në këtë fazë të dytë të epidemisë mbetet ruajtja e distancimit social, vendosja e maskave dhe zbatimi strikt i masave higjenike.

Zgjerim i bizneseve që rifillojnë aktivitetin ekonomiko-tregtar

Java që vjen do të rrisë numrin e bizneseve që rifillojnë aktivitetin e tyre sipas një plani të përcaktuar nga qeveria në bazë të konsultimeve me ekspertë të shëndetësisë dhe nivelit të riskut për infektim mga corona. Kryeminisri Rama, theksoi se “ky plan do të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht”.

Fjala është për hapjen e shërbimeve në javët që vijnë, i bareve dhe restoranteve vetëm në mjediset e tyre të jashtme deri në orën 17.30. Jeta publike, aktivitetet kulturore dhe artistike do të vijojnë të mbeten të ngrira. /DW/

Etiketa: DWShqiperishtetrrethim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025
AKTUALITET

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

18:46 : 23/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave”/ Il MATTINO: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet

12:31 : 23/10/2025
Para

Parashikimi i motit/ Ja çfarë do të ndodhë me kohën ditën e diel

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com