• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protokolli/ Ja masat që duhet të marrin berberhanet dhe parukeritë para se të hapen

17:21 : 01/05/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Teksa Ministria e Shëndetësisë parashikon hapjen e parukerive dhe berberëve në datën 11 maj, është bërë gati dhe protokolli i verdhë që duhet të ndjekin këto subjekte për të frenuar përhapjen e COVID- 19.

Kështu, në hyrje, çdo klient pajiset me veshje plastike (qese) një përdorimshe për këpucët, të cilat hidhen në kosh në dalje.Gjithashtu, në hyrje drejtuar direkt për në dhomën e zhveshjes, çdo klient që kryen shërbime të trajtimit trupor duhet të pajiset me veshje një përdorimshe, e cila më pas hidhet në kosh.

Sipas protokollit, karriket, poltronat, krevatet etj. ku ofrohen shërbimet duhet të vishen me mbështjellëse letre të tipit roll-on me një përdorim. Në mungesë të mbështjellëses, vendet e ofrimit të shërbimit duhet të dezinfektohen mirë për çdo klient. Peshqirët duhet të jenë të ambalazhuar/paketuar dhe të përdoren vetëm njëherë për çdo klient, ndërsa pas përdorimit hidhen në kosh të mbyllur të veçantë dhe lahen çdo ditë. Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve me mbi 60% alkool për personelin dhe këdo që hyn e del në ambientet e brendshme. Gjithashtu, protokolli kërkon që çdo pajisje pune si gërshërë, makina qethëse, furça, krehër, pjastra, pajisje depiluese, kapëse plastike, mjete pune druri, metalike apo plastike etj.

Duhet dezinfektuar për çdo klient si dhe para e pas mbylljes së aktivitetit ditor. Për pajisjet metalike të punës rekomandohet edhe përdorimi i sterilizimit me autoklava. Sipas protokollit, këto subjekte duhet të sigurojnë me mjetete e tyre financiare  dorezat, maskat dhe dezinfektanin me mbi 60% alkool, duke bërë dezinfektimin e duarve para dhe pas çdo klienti që shërbehet. Po ashtu, maska duhet mbajtur gjatë gjithë kohës, jo vetëm nga punonjësit, por edhe nga klientët. Për shërbimet e fytyrës mund të mos mbahet maskë, por sugjerohet mbajtja e distancës sa më e madhe të jetë e mundshme.

Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metrash midis klientëve në çdo drejtim. Në rast të pamjaftueshmërisë së hapësirës subjekti shërben aq klientë sa i lejon hapësira duke respektuar detyrimin e mësipërm. Protokolli kërkon që subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes dhe të paktën 3 herë në ditë. Ndërkohë që, shërbimi duhet të jepet vetëm me prenotim online apo me telefon dhe nuk lejohet krijimi i rradhëve të pritjes në brendësi të ambientit apo jashtë tij. /SCAN

Lexo edhe:

Mjekët i dhanë shumë pak shanse për të jetuar/ Burri tregon teknikën se si arriti të mposhtë koronavirusin

Etiketa: kornavirusi

Lajme të lidhura

BOTA

Mjekët i dhanë shumë pak shanse për të jetuar/ Burri tregon teknikën se si arriti të mposhtë koronavirusin

15:59 : 23/04/2020
Para

Ish-pjesëmarrësja e ‘Uomini e donne’ poston fotot nudo nga karantina dhe rrjeti u "çmend"

TË GJITHA

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja se si përgjigjet Jorida Tabaku

22:04 : 16/09/2025

Turisti denoncon dhunën barbare në Durrës: Më futën kaçavidën në ballë, policia më përcolli!

22:03 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com