• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Studimi i ri/ Koronavirusi nuk godet për herë të dytë

17:40 : 30/04/2020
në SHENDETI

Te të shëruarit mbeten antitrupat- koronavirusi nuk mund të kthehet. Ja çfarë zbulon studimi i ri për virusin e makthit

Nga Alessandro Ferro, Il Giornale

Ndoshta kemi përgjigjen përfundimtare, po aq e rëndësishme sa vaksina: ata që sëmuren nga Covid-19 nuk mund të preken sërish, antitrupat i mbrojnë nga rikthim i virusit.

‘Nature’ i beson

Nëse e thotë ‘Nature’, një nga revistat shkencore më prestigjioze në botë, duhet ta besojmë, ose të paktën të shpresojmë që kanë të drejtë. Në fakt, kohët e fundit komuniteti shkencor kishte shprehur qëndrime të ndryshme mbi rrezikun e përsëritjes së sëmundjes.

Lexo edhe:

Simptomat e Covid kanë ndryshuar/ Këto janë tani më të zakonshmet

Koronavirusi i merr jetën babait të Viola Spiros: Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi

Studimi, i aprovuar nga komisioni i etikës i Universitetit Mjekësor Kinez Chongqing, konfirmon se pacientët e rikuperuar nga Covid-19 prodhojnë antitrupa ndaj virusit edhe pse në sasi të ndryshme.

Studiuesit kinezë kanë analizuar 285 pacientë të prekur nga virusi: brenda 19 ditësh nga simptomat e para të sëmundjes, 100 përqind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për imunoglobulinën antivirale G.

Ky rezultat e bën të besueshme, madje të rëndësishme, analizën serologjike, e cila nëse provohet përfundimisht se antitrupat e krijuar nga trupi ynë janë mbrojtës, sëmundja nuk mund të ndodhë më.

Drejt imunitetit të tufës?

Meqë jemi te antitrupat, shumë sëmundje mund të merren vetëm një herë në jetë, sepse organizmi prodhon një tipologji të aftë që të na mbrojë gjatë jetës; për sëmundje të tjera megjithatë mund të ketë një ‘rikthim’ në rastet kur antitrupat nuk janë afatgjatë, siç ndodh me hepatitin C, kur pacientët e shëruar prodhojnë shumë antitrupa kundër virusit, por nuk ofrojnë mbrojtje kundër një ri-infeksioni, shpjegon virologu Roberto Burioni.

Koha e vaksinës është zvogëluar

Në një lajm tjetër të mirë, koha për të pasur vaksinën e parë është shkurtuar ndjeshëm, ajo mund të jetë gati në shtator. Nëse ndodh kjo, merita do të ndahej në mënyrë të barabartë mes kompanisë sonë italiane, Advent-Irbm, e cila po zhvillon imunizuesin në bashkëpunim me shkencëtarët e Institutit Jenner të Universitetit të Oksfordit, i njohur nga New York Times si ekipi më i përparuar kërkimor.

Hapi para u konfirmua nga Matteo Liguori, menaxher i kompanisë romane. “Deri në fund të muajit maj do të testohen gjashtë mijë vullnetarë, ata do rekrutohen gradualisht dhe do të marrin vaksinën”.

Kompania me qendër në Pomezia njoftoi se kishte kaluar direkt në fazën e testimeve klinike te njerëzit, bazuar në rezultatet laboratorike, duke e konsideruar vaksinën si mjaftueshëm jo-toksike dhe efektive.

Vaksina do të shfrytëzonte potencialin e një virusi të aftë për të transportuar menjëherë antigjenet Sars-Cov-2, të afta për të stimuluar reagimin imunitar në trup: në rast të një kontakti me Covid, sistemi imunitar do të aktivizohej menjëherë.

Etiketa: #koronavirusi#boldnews

Lajme të lidhura

SHENDETI

Simptomat e Covid kanë ndryshuar/ Këto janë tani më të zakonshmet

17:59 : 14/06/2021
SHOW BIZ

Koronavirusi i merr jetën babait të Viola Spiros: Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi

10:08 : 03/11/2020
SHOW BIZ

Alketa Vejsiu gënjeu se është infektuar me Covid-19? Moderatorja e revoltuar i kthehet keq ndjekëses: S’mendova për ty

09:14 : 23/10/2020
SHOW BIZ

Orinda Huta udhëton jashtë vendit në mes të pandemisë dhe ndan pamjen e trishtë (Foto)

15:40 : 21/10/2020
SHOW BIZ

Këngëtarja i afrohet ta takojë, Rudina Magjistari e qorton: Të lutem largohu (Video)

10:00 : 21/10/2020
SHOW BIZ

Covid-19/ Shtyhet premiera e “The Batman”

15:52 : 16/10/2020
Para

Burri masakron prostitutën me hanxhar pasi bënë s*ks

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com