• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Po pas Kovidit?

11:32 : 30/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Nuk ka asnjë dyshim që pandemia aktuale do ta ndryshojë përditshmërinë por pyetja dhe dilema që mbetet është  se si dhe në çfarë mase? Nëse pandemitë e mëdha të së kaluarës nga murtaja e Antoninit te ajo burbonike, nga lija te turberkulozi, nga valët e njëpasnjëshme të kolerës te gripi spanjoll ndryshuan dhe formësuan rende politike, kultivuan norma të reja sociale apo ndryshuan norma sjellje shpeshherë në mënyrë të pakthyeshme, është ende herët të profetizohet nëse ndryshimet që do të vijnë nga Covid-19 do të jenë revolucionare në formë dhe përmbajtje. Kjo sepse ende nuk dihet kohëzgjatja e pandemisë, mënyra se si do të përfundojë, a do të kemi kthim ciklik duke i rënë aftësia ngjitëse apo do të përfundojë në dhjetor të këtij viti sipas një studimi të fundit të Universitetit i Teknologjisë dhe Dizanjit të Singaporit? Do të vijë përmes vaksinës apo imunizimit të tufës? Do ketë valë të tjera epidemish dhe pandemish në të ardhmen e afërt pasi kontakti ynë me faunën dhe florën deri tani të paprekur sa po vjen dhe po vëhet më i shpeshtë.

Po aq të shpeshta po bëhen edhe eksperimentet me armë biologjike apo eksperimentet me mutacionet gjenetike të cilat në duar të gabuara mund të paraqesin një rrezikshmëri akute me pasoja globale sikundër kanë parashikuar shkenctarë eminentë dhe jo vetëm gjuetarë të rëndomtë konspiracionesh. Nga ana tjetër, nëse ka pasur mesatarisht rreth tre pandemi për shekull të paktën këto dy mijëvjecarët e fundit, pavarësisht zhvillimeve të jashtëzakonshme në fushën e higjenës publike, mjekësisë, biologjisë molekulare dhe shkencës në përgjithësi, dekadat e fundit duket që epidemitë dhe pandemitë janë duke u përsëritur me një frekuencë gati 10 vjeçare, nga gripi i shpendëve dhe derrave, te Ebola dhe Zike, nga SARS-i te Covid-19, efektet e tyre kanë qenë gati shkatërruese për financat, psikologjinë dhe shëndetin publik të rajoneve të caktuara dhe në rastin e fundit të botës në përgjithësi.

Po si mund të ndryshojë bota në të ardhmen e afërt pa tejkaluar kufijtë e spekulatives? Në fakt, bota duket se po ndryshon me shpejtësi këto dy muajt e fundit dhe disa trende duket se do jenë të pakthyeshme. Një studim i Organizatës Botërore të Punësimit së fundmi paralajmëronte që gati 1 në 2 të punësuar nga 3.3 miliardë të tillë aktualisht nëpër botë mund të humbasë vendin e punës dhe vetëm këtë vit mund të humbasin vendin e tyre të punës rreth 305 milionë të punësuar me kohë të plotë. Dhjetra dhe qindra milionë të tjerë do humbasin vendet e punës me kohë të pjesshme apo duke punuar në informalitet mund të jenë viktimat e para dhe më të rrezikuarit nga shkurtimi i kostove të kompanive.

Fuqia blerëse do të bjerë ndjeshëm dhe konsumi gjithashtu, duke ndikuar në pakësimin e eksporteve si përqindje e PBB-së, rritje të deficiteve tregtare, rritje të paevitueshme të nivelit të borxhit, mund të çojë në luftëra më të forta tregtare dhe pse nuk përjashtohen dhe përplasjet e forta gjeopolitike. Por edhe se si shkenca gjithmonë e më tepër do të informojë politikat publike, gjithmonë aty ku nuk drejtojnë liderë autokratë që qëllim të vetëm dhe të fundëm kanë përpetuimin e pushtetit të tyre personal. Gjithsesi është ende një e panjohur e madhe sa kohë do vazhdojnë këto efekte, nëse do tejkalohen për dy apo tre vite apo do të duhet një dekadë e plotë sikundër ndodhi me Depresionin e Madh gati një shekull më parë.

Lexo edhe:

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

Po tani, ç’pritet të ndodhë?

Një efekt tjetër po ndjehet dhe do vijojë të theksohet është puna në distancë, mësimi online, zhvillimi dhe ndërthurrja e mëtejshme e robotikës në jetën e përditshme, telemjekësia dhe bashkë-ekzistenca e pakthyeshme me realitetin virtual krahas zhvillimeve të vrullshme në inteligjencën artificiale, nanoteknologjinë por mbi të gjitha nga nevoja për norma të reja kulturore afat-gjata të tilla si distancimi social, ndërveprimi human i kufizuar, kufizimi i udhëtimeve etj. Ky i fundit po ndodh dhe do ketë një trend afatgjatë jo vetëm si rezultat i pandemisë aktuale por edhe njëfare ndërgjegjësimi global për “gjurrmën e karbonit”, për rritje të ndjeshmërisë ndaj ndryshimeve klimaterike etj.

Por nga ana tjetër, do ketë dhe më tepër empati dhe shpenzim kohe me të afërmit si rezultat i ndërgjegjësimit nga rreziku aktual por edhe për shkak se puna nga shtëpia do lejojë më tepër kohë fizike të shpenzuar në familje. Reduktimi i udhëtimeve do ndikojë indirekt për t’i thelluar këto lidhje kovalente. Do të ketë gjithmonë e më tepër shitje online, marketing digjital, nevojë për aftësi dhe kompetenca që bazohen të aftësia e profesionistëve për të punuar në grup, për të qenë empatikë, për të pasur aftësi të mira komunikative etj. Do të ketë lehtësi në cilësinë dhe menaxhimin e jetesës por do të ketë edhe risqe të jashtëzakonshme për të rrëshkitur nga shtresa e mesme në varfëri lehtësisht, vençarisht për vende që nuk kanë politika mbështetëse si rasti i Shqipërisë.

Mendohet se do ketë shumë më tepër pasoja fatale te ata me më pak shkollim, grupet e margjinalizuara, ata me të ardhura të ulëta apo punonjësit me “jakë blu” që mund të zëvendësohen lehtësisht nga makineritë dhe robotika se sa te ata që i përkasinë aristokracisë së punonjësve, menaxherëve, “jakave të bardha”, sipërmarrësve teknologjikë apo aristokracisë së indusrtialialistëve, oligarkisë së mbështetur me paketa qeveritare etj. Sikundër ka ndodhur shpesh në të kaluarën, krizat e forta zhysin më fort atë që është poshtë dhe ngrenë më sipër ata që janë në gjendje të notojnë kundër rrymës, ose që kanë mundësitë, aftësitë, vizionin, lidhjet e duhura apo fatin të jenë sipër rrjedhës.

/Shkruar enkas për BoldNews.al/

Etiketa: Covidilir kalemaj

Lajme të lidhura

BOTA

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025
AKTUALITET

Po tani, ç’pritet të ndodhë?

19:48 : 22/06/2025
AKTUALITET

Lufta me Izraelin/ Kalemaj: Synimi, fillimi nga pika zero i programit bërthamor të Iranit

18:03 : 18/06/2025
BOLD BLOG

Lufta Izrael-Iran dhe pasojat aftashkurtra

19:55 : 16/06/2025
AKTUALITET

Disfata e opozitës/ Kalemaj: Nuk funksionuan strukturat dhe pjesa e drejtimit politik në qarqe

19:03 : 16/06/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Përfitimet e Netanjahut afatshkurtra, sulmi e fut rajonin në spirale të rrezikshme

15:51 : 14/06/2025
Para

A do të vendoset nesër izolimi për "1 Majin"? Rama: Të gjithë mund të punojnë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com