Kujdes! Këto janë 5 shenjat e reja që kanë zbuluar mjekët tek personat e infektuar me Covid 19

Pesë shenja të reja mendohet të kenë lidhje me sëmundjen që është përhapur thuajse në të gjithë botën, Covid-19.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes në ShBA (CDC) zbuloi disa simptoma të tjera përveç temperaturës, kollitjes dhe vështirësisë në frymëmarrje.

Bëhet fjalë për të dridhura të përsëritura, dhimbje koke, dhimbje fyti, humbje e shijes dhe humbje e nuhatjes.

Këto simptoma mund të shfaqen 2-14 ditë pasi një person ekspozohet ndaj virusit, raporton ABC.

LEXO EDHE  Ishin në një dasëm, infektohen 8 persona me Covid-19

Kjo është arsyeja përse CDC këshillon njerëzit që të mbajnë një maskë fytyre në rast se e kanë të pamundur të ruajnë distancimin social në ambient publik.

Më parë, pacientët që janë infektuar me koronavirus i rrëfyen këto simptoma, por asnjëherë nuk u konfirmuan si shenja nga OBSH.