• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Brataj: Numri i të infektuarve me Covid-19, disa herë më i lartë se shifrat zyrtare

16:10 : 27/04/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

“Në Shqipëri numri i të infektuarve është disa herë më i lartë se ajo e shifrave zyrtare”. Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

Referuar statisikave, ku një konfirmuar ka deri në 20 kontakte, Brataj tha se numri real është disa mijë, pasi shume jane pa simptoma dhe e kalojnë pa e kuptuar.

“Kemi dhe disa të dhëna që kemi 700 apo 800 të infektuar me kaq të sëmurë. Realisht, të infektuar në popullsi ka më shumë. Ka shumë njerëz që më shkruajnë duke më thënë kam këtë simptologji. A mund të jetë COVID-19? Po i them mund të jetë, po pse nuk ke marrë? Sepse kisha frike se mos më thonin se kam COVID. Ndërkohë që pasi kalova doja ta dija a ishte COVID apo nuk ishte. Ka një statistike nga të cilat një i infektuar i konfirmuar mendohet që mund të ketë 10-20 kontakte të infektuara. Pra po ti llogarisim janë disa mijëra numri i të infektuarve reale. Kjo do të thotë që ka një imunitet pak më të madh nga ky që kemi me shifra reale”, tha Brataj.

Numri i të infektuarve do të rritet

Sipas tij, hapja graduale do të sjellë rritje të numrit të të infektuarve. Por, sipas Bratajt, ajo që është e rëndësishme, është që përqindja e personave të infektuarve të mbahet nën kontroll.

Lexo edhe:

“Partizani”/ Berisha në SPAK për masën, GJKKO shqyrton sot kalimin ose jo për gjykim të çështjes

Ekstradohet nga Dubai/ Mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie Florenc Çapja (PAMJET)

Pyetje: Mendoni që do të shtohet numri i të prekurve me COVID-19 tani që masat janë liruar?

Skënder Brataj: Patjetër që do të shtohen dhe ne e kemi menduar që do ketë një rritje të përqindjes së të infektuarve. Problemi nuk është a do të kemi të infektuar apo jo. Sepse kjo është një periudhë që do të duhet të bashkëjetojmë me këtë sëmundje deri në përfitimin e imunitetit. Problemi është sa do të jetë kjo përqindje. Ne duhet të mbajmë një përqindje që mos na dalë situata nga kontrollit.

Po i referohemi të dhënave që kemi deri tani, ose të dhënave që kanë shtetet e tjera. Ne duhet të flasim me numër të infektuarish, nga këta të infektuar sa është përqindja e atyre që shfaqin simptoma. Ne kemi 200 e ca paciente nga 700 e ca që janë të infektuar. Nga këta sa duan terapi intensive, sepse kështu bëhen llogaritë për të ditur që, po, unë pres 2000 mijë të infektuar, nga të cilët 20% e tyre do të jenë pacientë dhe nga të cilët 5% e tyre përfundojnë në terapi intensive.

Pra nëse do të kemi 30-40 paciente me terapi intensive i përballojmë, i kemi ventilatorët, pro nëse më vijnë 20 mijë të infektuar, 400 apo 4 mijë të sëmurë nuk mund ti menaxhosh dot.

Pyetje: Pra një hapje e tillë në këtë moment ishte e këshillueshme apo është shumë herët?

Skënder Brataj: Është e këshillueshme, sepse numrat deri tani kanë treguar që janë të ulët.

Pyetje: Po ndoshta kanë qenë të ulët sepse ka qenë karantina ka qenë e fuqishme?

Skënder Brataj: Patjetër, por sa do rrimë për të imunizuar?! Po të ecim më këtë ritëm duhet të rrimë disa vite në karantinë. Kështu që ajo është në mënyrë graduale dhe është lënë dy javë. Për arsye se ne e dimë shumë mirë që shfaqja e sëmundjes është nga 2 ditë deri në 14 maksimumi. Por kryesisht është në javën e parë. Nëse ne prekemi në ditën e 5-7 është kulmi i shfaqjes së simptologjisë apo jo. Pas 14 ditësh nëse janë infektuar njerëzit do të shfaqin sëmundshmëri. Nëse do të kemi pas 14 ditësh një numër shumë të madh personash me simptoma që do të thotë nëse do të kemi të shtruar në spital 100 veta duhet të llogaritim që kemi 700 të tjerë të infektuar. Pas 2 javësh ne do të shohim këtë rezultat. Nëse është i kontrollueshëm këto masa nuk tërhiqen më. Është një fazë kontrolli për të parë se në çfarë përmase do të shkojë infeksioni.

Faktin që në Shqipëri numri i personave të shtruar në spital është i ulët Brataj e shpjegon kështu: “shumë hipoteza qarkullojnë. Nga realiteti që shohim, shohim që spitalet dhe urgjencat kanë rënë mbi 50% numri i pacientëve në spital. Kjo kuptohet nga frika, nga ankthi. Kjo tregon që këto kalime në urgjencë të kota kanë qenë në numër të madh. Një faktor është fakti i vaksinimit të popullsisë shqiptare që kanë qenë në masë nga vitet 60 e këtej, sidomos ajo e tuberkulozit”.

“Faktorë të tjerë janë ato të izolimit. Jo vetëm Covidi por ne nuk patëm as grip. Sepse edhe gripi është sëmundje infektivi dhe ishte në sezonin e vet. Pra ka një ulje drastike, po të pyesësh epidemiologët dhe të shikosh statistikat nuk përkojnë me vitin e kaluar, sepse izolimi i kufizon ato.

Janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në uljen e këtij numri edhe të shtruarve në spital”, tha ai.

Etiketa: Bratajmasaraste covid

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Partizani”/ Berisha në SPAK për masën, GJKKO shqyrton sot kalimin ose jo për gjykim të çështjes

08:00 : 05/05/2025
AKTUALITET

Ekstradohet nga Dubai/ Mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie Florenc Çapja (PAMJET)

18:01 : 02/05/2025
BOTA

Macron: Nevojiten masa të fuqishme për ta detyruar Moskën të pranojë armëpushimin

18:46 : 13/04/2025
AKTUALITET

GJKKO i heq masën e “arrestit me burg” Kreshnik Farrukut: SKY ECC përdorej nga vëllai i tij

16:59 : 02/04/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë/ Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën, Kryemadhi “detyrim paraqitje” (REAGIMI)

14:22 : 27/02/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Abuzime me tenderat, Gjykata cakton masa sigurie për 4 zyrtarë policie në Tiranë

14:29 : 21/02/2025
Para

Të shtëna me armë në Lezhë, dy të vrarë

TË GJITHA

Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël

15:02 : 12/06/2025

Situatë alarmante me vetëvrasjet e të rinjëve/ Një 28-vjeçar gjendet i varur në Fier

15:00 : 12/06/2025

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

14:57 : 12/06/2025

Kushtetuesja-Ramës: E papranueshme për të na vënë në dyshim autoritetin! Jemi të pavarur

14:47 : 12/06/2025

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

14:44 : 12/06/2025

U kap duke ngrënë krudo/ Dëshmia e Xhevdet Plakut: Armën ma futi në çantë “Çoli”, më tha ‘mbaje pak’

14:35 : 12/06/2025

Mbi 50 britanikë, 7 portugezë/ Asnjë i mbijetuar nga aksidenti tragjik ajror në Indi – VIDEO

14:26 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com