• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rruspat e Lalit që i “shembën” vitet kur shiste fiq!

14:38 : 25/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Sami Frashëri”, “ekspertët” e nxorrën jashtë funksionimit. U prek nga tarmeti i 26 nëntorit, edhe pse një vit më parë ishte bërë një rikonstruksion i plotë dhe me rregull inxhinierik, ajo duhet të përballonte atë lëkundje 5.8 të shkallës rihter me epiqendër në Durrës.

Parëtë e qytetarëve firuan nga punimet jo cilësore dhe ende nuk ka marrë kush përgjegjësi për ndërtesën që në vitin 2018 thithi 580 milionë lekë për “rikonstruksion total” … Lëkundja e tërmetit të 26 nëntorit objektin e dëmtoi rëndë. Të paktën kështu thanë “ekspertët e shtetit”, duke shtuar aludimet se po i hapnin rrugë një tenderi të majmë të nisur nga Bashkia Tiranë për rindërtimin nga themelet.

Dje, në momentin e shembjes së shkollës “Sami Frashëri”, ishte i pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj, dukshëm i gëzuar sepse po rrënonte një object të së shkuarës ku sigurisht ai as nuk kishte lindur kur iu hodhën themelet. Rruspat e ekzaltuan duke mos u përmbajtur nga ngazëllimi. “Për shumë breza që kanë mbaruar gjimnazin te “Sami Frashëri”, ashtu si unë, sot është një ditë plot nostalgji. Por, mbushem plot emocion kur mendoj sa e bukur do të jetë shkolla e re. Veç kur ta shihni”-shkruan Veliaj në një status në rrjetet sociale.
Ky status i thotë të gjitha. Asnjë emocion për kohën e shkuar adoleshente në atë shkollë që sot i ra nën këmbë. Asnjë moment për të sjellë kujtime, por vetëm beton i ri, objekt i ri, tender i ri, miliona euro…!

Në atë shkollë të “vjetër”, Veliaj mund të ketë kujtime të hidhura, fundja ai ishte një çunak adoleshent që e donte të bukurën dhe luksin, por mundësitë finaciare në atë kohë nuk i kishte. Shitja e fiqve sikurse e ka rrëfyer vetë si “tregti të parë” nuk i siguronte veshje firmato sikurse mban sot. Ai ishte si të gjithë gjimnazistët e asoj shkolle, që në ditët e sotme janë qytetarë të mirë të cilët bëjnë hesape a do i dalë ose jo ajo pak rrogë për fundin e muajit. Lali këtë hall nuk e ka.

Lexo edhe:

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

Veliaj do të fshijë të shkuarën jo vetëm të jetës personale, por të të gjithë qytetit. I frymëzuar nga kryeministri Edi Rama, kreu i bashkisë së kryeqytetit me dëshirë po zhduk memorien historike të Tiranës. Për këta dy personazhe, një qytet “fillon” atëherë kur ata marrin pushtetin. Objekte të trashëgimisë kulturore u rrafshuan me kohë gjatë periudhës kur Rama ishte kryebashkiak, duke ngritur mbi banesat tradiocinale të Tiranës pallate të reja shumëkatëshe, të ngjeshura brinjë më brinjë e b… më b…!

Nuk u mjaftua me kaq por iu kthye keqas trashëgimisë kulturore, ku si “shofer rruspe” Rama zhduku nga themelet Kinema Partizanin dhe Kinema Republika. I erdhi përqark Tetarit Kombëtar, por nuk kishte kohë dhe fuqi që ta realizonte vetë, duke e lënë për një kohë tjetër të “artë”… Ai moment ishte vitin e kaluar ku Rama si kryeministër dhe kanakari i tij Erion Veliaj kryabashkiak, i vunë syrin Tetarit Kombëtar për ta zhdukur nga themelet e përqark saj të ndërtonte shtatë përbindësha me kulla.

U tërhoqën përkohësisht vetëm pas reagimit të institucioneve ndërkombëtare pasi përveçse po rrënonin një objekt nga më të vjetrit dhe me vlera kulturore në Tiranë, por shkelën edhe kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke hartuar një draft të veçantë në Parlament, si një moment unik në historinë tonë ku në ligj futet emri i një biznesmeni që duhet të merrte përsipër shkatërrimin e tetarit aktual, ndërtimin e një të riu dhe si “benefit” do ndërtonte edhe shtatë kulla për interes tërsisht privat.

Megjithë tërheqjen, Lali është po aty, i gatshëm të nisë shembjen e çdo objekti historik si memorie e kryeqytetit, privat apo shtetëror për të ngritur përbindësaht e tij që sot i kanë zënë jo vetëm frymën por edhe sytë Tiranës. Ai ngazëllim teksa shembte shkollën ku mësoi edhe vetë nuk është vetëm kompleks i së shkuarës, por batërdi e së tashmes dhe së ardhmes me ndërtime në kryeqytet, për aq kohë sa të jetë kryebashkiak.

Etiketa: Erion Veliajsami frasheri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
AKTUALITET

Veliaj uron djalin për ditëlindje: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot/ FOTO

09:36 : 06/10/2025
AKTUALITET

Pasi e shkarkoi, Rama: Veliaj u mor nga zyra pa gjyq, por Tirana nuk mund të presë më

10:15 : 05/10/2025
AKTUALITET

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

19:20 : 04/10/2025
AKTUALITET

Klodiana Lala: Veliaj ka informacion që mund të përmbysë qeverinë

21:36 : 03/10/2025
Para

"Plasi një sherr i paparë", Rudina Dembacaj tregon si po shkon bashkëjetesa me Mark Frrokun (Video)

TË GJITHA

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk jam penduar

10:19 : 10/10/2025

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025

Pas ngjarjes tragjike, Erion Bani kërkoi inspektime në gjykata, komandanti i Gardës shkon në GJKKO

10:09 : 10/10/2025

Ekzekutimi i Artur Tushit/ Mediat kolumbiane: Synimi është kontrolli mbi një port të ri, në lojë edhe Sinaloa

10:05 : 10/10/2025

Del audio-incizimi/ Fatmir Sheholli tregon miqësinë me Radoiçiçin dhe Listën Serbe

09:55 : 10/10/2025

Arrestohet për mashtrim një 28-vjeçar në Tiranë

09:46 : 10/10/2025

Ilir Demaliaj akuza Gjergj Lucës: I fut peshkut drogë, e çon në Amerikë

09:40 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com