Edhe pse shkenctarët pajtohen se COVID-19 është një virus natyror, gjerësisht mendohet se kjo gjë nuk është e vërtetë, por, bëhet fjalë për një virus të stimuluar. Por, prej kujt dhe cili është qëllimi? Botuesi dhe publicisti Alfred Cako në një intervistë për Tirana Today sqaron për publikun shqiptar hipotezat që janë duke u diskutuar sot në botë në lidhje me COVID-19. Sipas tij nuk është një luftë me një armik të padukshëm, përkundrazi është një luftë mes presidentit Trump dhe asaj që quhet “deep state”.
“Të gjithë biem dakord që është një armë biologjike e hedhur me qëllim. Njëra palë akuzon palën tjetër dhe thotë që e keni hedhur ju. Pala pranë Trump pretendon që këtë e ka hedhur establishmenti i vjetër politik botëror, pra iluminati. Me qëllim që të kontrollojë gjithë njerëzimin nëpërmjet procesit të vaksinimit. Proces i cili do të bëhet me detyrim dhe në fakt kjo është absurde. Sepse koronavirusi shkakton të ftohur dhe për të ftohurën nuk mund të vaksinohesh.
Pra, sipas grupit anti-iluminat qëllimi i establishmentit të vjetër është vaksinimi i popullsisë. Dhe këtu përfshihet edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Madje kjo është edhe një nga arsyet përse Trump i ndërpreu subvencionet. Sepse e quajti një organizatë terroriste kundër interesave të njerëzimit. Bashkë me të akuzohet fondacioni Clinton, fondacioni Zuckerberg, po ashtu edhe fondacioni Bill & Melinda Gates.
Akuzohen edhe njerëz të tjerë që sot vazhdojnë të kenë detyra në fusha të rëndësishme në ShBA. Një prej tyre është edhe Anthony Fauci, i cili është në krye të mjekëve virologë që merren me çështjet e viruseve në Amerikë. Dhe Trump e ka lënë të drejtojë këtë proces, por mendoj se shumë shpejt ka për ta hequr nga detyra. Sepse konsiderohet si pjesë jo e establishmentit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Por, si pjesë e establishmentit të “deep state”.”
Cako shprehetse sipas zërave pranë presidentit Trump, establishmenti i Iluminatit kërkon që nëpërmjet COVID-19 të arrihet vaksinimi i detyruar i gjithë popullsisë.
“Synimi i Kabbalah është përfitimi nga vaksina, e cila mund të jetë një pluhur që shkon në trupin e njeriut. Dhe shpërndarja të bëhet nëpërmjet valëve të antenave 5G. Si edhe nëpërmjet atyre tamponëve që përdoren për të provuar nëse ke apo jo COVID-19, synohet marrja e ADN-së. Në mënyrë që të bëhet një kartelë e madhe e të gjithë njerëzve të ADN-së së gjakut. Dhe nëpërmjet mikroçipimit me ligj, njerëzit do të detyrohen të mos blejnë dot ushqime, apo të marrësh çdo lloj shërbimi pa pasur atë mikroçipin. Ky i fundit do të jetë edhe karta jote e identitetit, po ashtu do të jetë edhe karta e kreditit.”
Për të arritur këtë gjë, sipas tij janë duke u përdorur edhe antenat 5G, të cilat veç të tjerave janë shumë të dëmshme për njerëzit. Cako shton se në Shqipëri mendohet të jenë vendosur disa antena, leja e të cilave është marr që në muajin tetor të vitit të kaluar.
“Përdorimi i 5G në këtë mënyrë do të ishte shumë i dëmshëm dhe për shëndetin e njeriut. Do të ulej ri-prodhimi, do të rritej shumë deformimi psikik i tyre. Për shkak të kësaj frekuence kaq të lartë, sipas studiuesve njerëzit kanë dhimbje koke, ulet niveli i shikimit, marramendje, ulje tensioni.
Në Shqipëri kryeministri Rama doli në muajin tetor dhe bëri një promovim me kompaninë Vodafone Albania. Ku sipas informacioneve që kam unë AKEP, agjencia që jep lejet i ka dhënë leje Vodafone Albania që si eksperiment të ngrejë tre antena në Tiranë.”
Teksa Ministria e Financave ka bërë me dije se kompania Rothschild & Co do të jetë këshilltari i qeverisë për menaxhimin e borxhit shtetëror, Cako e konsideron këtë një lëvizje të nxituar dhe të gabuar.
“Masat e ndërmarra nga qeveria jonë janë naive, sepse qeveria Rama si pjesë e establishmentit të iluminatit i ka bërë për realizimin e projektit të vaksinimit. Kryeministri është protagonist, por ai ka bërë një hap shumë sfidant kundër ekipit të Trump. Duke marr si konsulent të menaxhimit të borxhit publik kompaninë Rothschild & Co. Dhe çuditërisht ajo ka negociuar për të marr një borxh rreth 750 milion dollarë nepërmjet një eurobondi me një normë interesi 3.2%. Që për mendimin tim është shumë e lartë, pasi sot norma bazë e bankave qëndrore ka vajtur edhe -0. Dhe të marrësh një eurobond me të tilla normë interesi është shumë e lartë.
E dyta, situata financiare e një vendi është shumë e vështirë kur merret borxh për të shlyer borxhin. Sepse qeveria gjysmën e këtij borxhi që synon ta marr me eurobond, do ta japë për të shlyer borxhin e vjetër te bankat e Rothschild. Por, në këtë mes ka konflikt interesi, sepse këshilltari nuk mund të këshillojë që merr borxh po te këshilltari. Pra, Rothschild këshillon qeverinë tonë që të marr borxh po te bankat Rothschild. Kjo gjë nuk bën aspak sens.”
Publicisti i mirënjohur zbulon emrat e politikanëve në Shqipëri dhe në Kosovë, të cilët sipas tij janë pjesë Iluminatit. Ai shton se nëse në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë, do të fitojë Trump, do të vijë edhe fundi për këto figura shqiptare.
“Nëse Trump do të fitojë zgjedhjet që unë mendoj se po, do të reagojë shumë ndaj këtij veprimi nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Tiranë. Por, edhe në Prishtinë sepse dhe atje ka një drup të madh politikanësh si në Shqipëri. Të cilët janë promovuar nga elita e vjetër, e cila edhe mund ta fitojë këtë betejë. Pasi bëhet fjalë për një luftë shumë të madhe dhe të vështirë. Në Kosovë janë lider si presidenti Thaçi, Albin Kurti, është Shpend Ahmeti, Vjosa Osmani, edhe Lytfi Haziri. Të cilët sot kanë pika shumë të rëndësishme në parlament dhe gjithë jetën institucionale në Kosovë.
Kurse këtu në Shqipëri mendoj se me fitoren e Trump do të krijohet një forcë e re politike. Rama dhe Basha do të konsiderohen si pjesë e të njejtës anë. Basha del dhe thotë të njejtat gjëra që thotë e Rama, duke i shërbyer agjendës së iluminatit. Duke thënë që të bëhen sa më shumë kontrolle, në mënyrë që të ruhen ADN-të e çdo personi. Dhe nëse bëhet ky projekt, do të ndërhyhet në shëndetin e njerëzve. Po ashtu do të monitorohet çdo person që shkon ndesh interesave të iluminatit. Pra, njerëzit do të kthehen në dele.”
Sipas publicistit zgjedhjet presidenciale që priten të mbahen në Amerikë do të jenë vendimtare për të ardhmen botërore. Pasi sipas tij aty do të vendoset nëse do të kemi përmbysje të elitave politike apo jo.
“Nëse luftën do ta fitojë Trump, do të lidhet me gjithë shtetet që do ta përkrahin dhe të gjithë së bashku do t’i çojnë një faturë Kinës. Që deri më tani mendohet që vetëm nga G7-ta ka pretendime të jetë 3.2 trilionë dollarë. Vetëm nga G7-ta, imagjinoni dhe nga vendet e tjera që janë pjesë e Bashkimit Evropian. Këtë faturë sigurisht që Kina nuk do ta pranojë dhe këtu lojtari kyç do të jetë Putini, për të realizuar që Kina të detyrohet ta pranojë këtë faturë. E cila sisgurisht që do të shlyhet për një kohë të gjatë, 20-30 vjet. Kjo faturë do ta fusë Kinën në një errësirë ekonomike. Por, nëse fiton iluminati dhe humb Trump asgjë nga këto nuk do të realizohet dhe Kina do të bëhet superfuqia e parë botërore. Dhe në timon të lokomotivës “made in China” do të vazhdojë të jetë elita e vjetër.”/
/Marrë nga Tirana Today