• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Milionat e Rindërtimit/ Brukseli e ka në monitorim, çfarë di BE për Arben Ahmetajn?

10:38 : 25/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Arben Ahmetaj, i emëruar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Rindërtimit vetëm pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019, është zyrtari më i monitoruar nga Brukseli zyrtar, pas fondeve të dhëna në Konferencën e Donatorëve për rimëkëmbjen e pasojave shkatërruese të lëkundjeve sizmike.

Ahmetaj është personi përgjegjës nga qeveria shqiptare për përdorimin e shumës prej 1.15 miliard euro, pjesa më e madhe e të cilës kredi, dhe rreth 250 milionë euro ndihma, të siguruara nga Shqipëria në Konferencën e Donatorëve, të organizuar nga Komisioni Europian në 17 Shkurt 2020.

Në dy momente shumë të rëndësishme, Bashkimi Europian ka nënvizuar faktin se Brukseli do të monitorojë procesin e rindërtimit. Një mënyrë diplomatike, për të shprehur dyshimet për mënyrën se si mund t’i përdore Qeveria Shqiptare fondet e siguruara nga donatorët.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, në përfundim të Konferencës së Donatorëve, deklaroi se “…(në Shqipëri) do dërgohen një grup ekspertësh në Shqipëri për të monitoruar procesin e rindërtimit”.

Lexo edhe:

Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

“Luftojmë kundër tre gjigantëve”/ Ahmetaj publikon thënien e Miguel De Cervantes. Për kë e ka?

Zyrtarja e lartë e Komisionit Europian, gjithësesi, përmendi faktin se “monitorimi është në kuadër të një marrëveshje me qeverinë Shqiptare për të zbatuar në mënyrë të duhur rindërtimin”.

Pak javë më vonë, në 3 Mars 2020, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ritheksoi nevojën për monitorimin e procesit të rindërtimit në Shqipëri.

Në një aktivitet të Komitetit të Rindërtimit, thirrur nga ministri Arben Ahmetaj, Soreca u shpreh se “të gjitha projektet do të veprojnë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse”.

Natyrisht, është praktikë normale që çdo donator, përfshirë edhe strukturat e Bashkimit Europian, të monitorojnë përdorimin e fondeve që ata alokojnë për vende të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë.

Por, në rastin e fondeve të Rindërtimit, zyrtarët përfaqësues të Bashkimit Europian e kanë ndjerë të nevojshme që ta thonë “me zë të lartë” se autoritetet shqiptare do të jenë në proces monitorimi për mënyrën se si do të përdoren fondet e Konferencës së Donatorëve.

Qeveria shqiptare, nëpërmjet kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, e kanë mirëpritur vendimin e Brukselit për të monitoruar rreptësisht mënyrën se si do të përdoren qindra milionë eurot e akorduara për procesin e ringritjes së shkollave dhe banesave të qytetarëve.

Përtej frazave diplomatike, duket qartë se Bashkimi Europian është skeptik për përdorimin me efikasitet të fondeve të dhëna nga ana e Qeverisë Shqiptare.

Dhe, natyrisht, ky skepticizëm, ose, duke përmendur termat diplomatikë, ky “monitorim”, lidhet më së pari me njeriun që do t’i menaxhojë ato- Arben Ahmetaj, ministrin e Rindërtimit.

Ahmetaj ka qenë një nga ministrat më të fuqishëm të kabinetit “Rama 1”. Ai mbajti postin e Ministrit të Ekonomisë, institucioni që zbatoi politikën e hapur qeveritare për kontratat e kontestuara të Partneritetit Publik- Privat (PPP).

Opozita e djathtë e lidh emrin e Ahmetajt me atë që e konsideron si “afera e inceneratorëve”. Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike e kanë akuzuar Ahmetajn që në krye të herës se i dorëzoi kontratat koncensionare të inceneratorëve një bashkëpunëtori të tij, Klodian Zotos.

Ahmetaj i ka kundërshtuar këto akuza. Por, gjithësesi përqëndrimi i tre inceneratorëve të përpunimit të mbetjeve tek emri i Klodian Zotos dhe personave të lidhur me të, nuk i e ndihmuan që të shmangte dyshimet mbi ministrin.

Në fillim të mandatit të dytë, Edi Rama i dha Ahmetajt një super-pushtet, duke forcuar kompetencat e ministrisë që drejtonte ai.

Megjithatë, për arsye të paqarta, kryeministri vendosi ta largonte Arben Ahmetajn nga kabineti qeveritar, në Dhjetor 2018.

Pas rreth një viti larg qeverisë, Ahmetaj u rikthye në postin e Ministrit të Rindërtimit, në Dhjetor 2019, pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Së fundmi, Edi Rama e ngarkoi ministrin Ahmetaj edhe si personin kryesor përgjegjës për hartimin e politikës ekonomike për të përballuar krizën e shkaktuar nga Covid-19.

Këto kapërcime, por sidomos fakti që emri i Ahmetajt gjendet në të gjithë projektet miliardëshe dhe të dyshimta të qeverisë shqiptare, duket se kanë nxitur nevojën e Brukselit zyrtar për të fuqizuar receptorët e monitorimit të fondeve.

Etiketa: Ahmetaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

18:09 : 14/04/2025
AKTUALITET

“Luftojmë kundër tre gjigantëve”/ Ahmetaj publikon thënien e Miguel De Cervantes. Për kë e ka?

15:42 : 27/03/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn hetimet për Arben Ahmetajn

11:05 : 26/03/2025
AKTUALITET

Ahmetaj: Arrestimi i Veliajt, një teatër i orkestruar nga Rama! Fut më shumë frikë brenda partisë

16:09 : 24/03/2025
AKTUALITET

Nga Balluku, Veliaj deri tek kërcënimet/ “Zbërthehet” Ahmetaj: Si më spiunonte dadoja

15:11 : 24/03/2025
AKTUALITET

“Ahmetaj i shpëtoi SPAK dhe po ndriçon publikun”, Bushati: Të tjerë pranojnë dënimin e partisë

22:00 : 10/03/2025
Para
Foto ilustruese

61-vjeçari gjendet i pajetë në kanal

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com