• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilanci i COVID – 15 raste të reja, shumica në Tiranë. Rritet numri i të prekurve aktivë (VIDEO)

10:57 : 24/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Rritet në 678 numri i personave që janë prekur nga koronavirusi në vend, me 15 raste të reja në 24 orët e fundit, 9 vetëm në Tiranë. Shifra konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë në komunikimin ditor.

Sipas të njëjtave burime, 394 prej të infektuar janë shëruar, ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 27 vetë. Sipas llogaritjeve, aktualisht 257 persona rezultojnë të infektuar (të prekur aktivë), shifër në rritje në krahasim me dje – 251 . Në dy spitalet COVID janë 38 të shtruar, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Rastet e reja

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19. Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID19”, deklaroi Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Nga totali i rasteve të reja 9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin.
Deri në këto momente janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, pra rreth 10% e totalit të rasteve të testuara”, shtoi.

Lexo edhe:

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

BE paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë në samitin e Brukselit

Të shëruarit dhe pacientët në spital

Tomini informoi se gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve.

“Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme”.

Ajo tha se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

“Në spitalin COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lidhur me personat në burgun 313 në Tiranë që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, Tomini tha se po ndiqet protokolli i sëmundjes. Ajo bëri me dije se asnjë prej fëmijëve që ka rezultuar pozitiv me COVID nuk është shtruar në spital.

Harta e të prekurve

Me rastet e reja, harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Mirditë, Shkodër, Kukës, Has dhe Kurbin.

– Tiranë 285 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 103 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 14 raste
– Krujë 65 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 5 raste
– Kukës 12 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 29 raste

Apeli

Sipas Tominit, pavarsisht luhatjesve të të dhënave ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. Ajo tha se treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

“Në kushtet e lehtësimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40″, apeloi.

Lajme të lidhura

SPORT

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

23:01 : 25/06/2025
BOTA

BE paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë në samitin e Brukselit

22:56 : 25/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

22:53 : 25/06/2025
BOTA

SHBA teston B-21 Raider, “fantazma” e re që do të zëvendësojë B-2 (Video)

22:51 : 25/06/2025
SHOW BIZ

“Perandoria kriminale” e Diddy-t! Gjyqi drejt fundit, reperi refuzon të dëshmojë!

22:49 : 25/06/2025
BOTA

DW: Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

22:45 : 25/06/2025
Para

Kastro Zizo "thumbon" Ermal Mamaqin? I kujton të shkuarën Ermal biznesmenit (Video)

TË GJITHA

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

23:01 : 25/06/2025

BE paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë në samitin e Brukselit

22:56 : 25/06/2025

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

22:53 : 25/06/2025

SHBA teston B-21 Raider, “fantazma” e re që do të zëvendësojë B-2 (Video)

22:51 : 25/06/2025

“Perandoria kriminale” e Diddy-t! Gjyqi drejt fundit, reperi refuzon të dëshmojë!

22:49 : 25/06/2025

DW: Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

22:45 : 25/06/2025

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

22:34 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com