Është plotësisht e kuptueshme që debati ndërkombëtare është gozhduar në një pyetje të vetme: “Kur mund të kthehemi në normalitet?” Mbyllja ka shkaktuar dhimbje të padurueshme, vende pune të humbura, njerëz të izoluar dhe përkeqësim të pabarazisë. Njerëzit mezi presin të dalin. Fatkeqësisht, edhe pse kemi vullnet, ne nuk e kemi mundësi për bërë këtë – të paktën jo akoma. Para se të mund të kthehemi në jetën ekonomike dhe sociale si zakonisht, do të na duhen disa mjete të reja inovative që na ndihmojnë të zbulojmë, trajtojmë dhe parandalojmë covid-19.
Fillon me testimet. Ne nuk mund ta mposhtim një armik nëse nuk e dimë se ku është. Për të rihapur ekonominë, duhet të testojmë sa më shumë njerëz që të mund të zbulojmë pikat e nxehta dhe të ndërhyjmë herët. Nuk duhet të presim derisa spitalet të fillojnë të mbushen dhe njerëzit të vdesin.
Risitë mund të na ndihmojnë të rritim numrat e testimeve. Testet aktuale të koronavirusit kërkojnë që punonjësit e kujdesit shëndetësor të kryejnë marrjen e kampionëve në fyr ose hundët e pacientëve, që do të thotë se ata duhet të ndryshojnë pajisjet e tyre mbrojtëse para çdo testi. Por fondacioni ynë mbështeti studimet për një testim për të cilin pacientët e bëjnë vetë testin dhe që ka rezultate po aq të sakta. Kjo qasje e autotestimit është më e shpejtë dhe më e sigurt, ndaj rregullatorët duhet të aprovojnë tamponet për shtëpi, në vend që njerëzit të rrezikojnë nga kontaktet shtesë.
Një test tjetër diagnostikues në zhvillim e sipër, funksionon pak a shumë si një test shtatzënie dhe mund të bëhet në shtëpi. Materiali i marrë nga fyti ose hunda në vend që të dërgohet në një qendër përpunimi, vendoset në një lëng dhe më pas ai lëng derdhet në një shirit letre, i cila ndryshon ngjyrë nëse virusi është i pranishëm. Ky test mund të jetë i disponueshëm brenda disa muajve.
Ne kemi nevojë për një përparim tjetër në testime, por që është social e jo teknik: standarde të qëndrueshme se kush mund të testohet. Nëse vendi nuk teston njerëzit e duhur – punëtorët në shërbime bazë, njerëzit që janë simptomatikë dhe ata që kanë kontakte më të shumtë apo që janë të testuar pozitivisht – atëherë ne humbim një burim të çmuar dhe potencialisht të madh kundër virusit. Njerëzit asimptomatikë nuk ka pse të testohen sa kohë nuk ka teste të mjaftueshme për të gjithë.
Fusha e dytë ku kemi nevojë për inovacion është gjurmimi i kontakteve. Pasi dikush testohet pozitiv, zyrtarët e shëndetit publik duhet të dinë se kush tjetër mund të ketë infektuar nga ai person.
Tani për tani, mund të ndiqet shembulli i Gjermanisë: Intervistohet secilin që testohet pozitiv dhe përdoret një bazë të dhënash që dikush të ndjekë të gjithë kontaktet e tyre. Kjo qasje është larg nga e përsosura, sepse mbështetet tek personi i infektuar për të raportuar saktësisht kontaktet e tij dhe kërkon shumë staf mbështetës për të gjurmuar. Por do të ishte një përmirësim për gjurmimin e kontakteve miratimi gjerësisht dhe vullnetarisht i mjeteve dixhitale. Për shembull, ka aplikacione që do t’ju ndihmojnë të mbani mend se ku keni qenë; nëse provoheni pozitiv, mund të rishikoni historinë që mund ta ndani me këdo që vjen t’ju intervistojë për kontaktet tuaja. Disa njerëz kanë propozuar që telefonat përdorur Bluetooth dhe duke lëshuar tinguj të kenë mundësi të shikojnë që ndonjë është i prekur afër tij. Nëse shumica e njerëzve vendosnin të instalonin këtë lloj aplikacioni, ndoshta do të ishte një ndihmë e madhe.
Natyrisht, kushdo që testohet pozitiv, menjëherë do të dëshirojë të dijë për mundësitë e trajtimit. Tani për tani, nuk ka trajtim për Covid-19. Hydroksilklorina, e cila funksionon duke ndryshuar mënyrën se si trupi i njeriut reagon ndaj një virusi, ka tërhequr vëmendjen. Fondacioni ynë është duke financuar një provë klinike që do të japë një indikacion nëse funksionon në covid-19 deri në fund të majit, por duket se përfitimet do të jenë modeste në rastin më të mirë. Megjithatë disa kandidatë më shumë premtues janë në horizont. Njëri përfshin marrjen e gjakut nga pacientët e shëruar nga covid-19, dhe dhënien e plazmës (të antitrupave që përmban) njerëzve të sëmurë. Disa kompani të mëdha po punojnë së bashku për të parë nëse kjo ka sukses.
Një lloj tjetër i kandidatit për ilaçe përfshin identifikimin e antitrupave që janë më efektivë kundër koronavirusit të ri, dhe më pas prodhimin e tyre në një laborator. Nëse edhe kjo funksionon, nuk është ende e qartë se sa doza mund të prodhohen; varet nga sa material i antitrupave është i nevojshëm për një dozë. Në 2021, prodhuesit mund të jenë në gjendje të bëjnë nga 100,000 deri në disa milionë trajtime.
Nëse pas një viti njerëzit do mund të shkojnë në ngjarje të mëdha publike – lojëra ose koncerte në stadium – kjo varet nga fakti nëse studiuesit e kanë zbuluar një trajtim jashtëzakonisht të efektshëm. Fatkeqësisht, bazuar në provat që kam parë, ata ka të ngjarë të gjejnë një trajtim të mirë, por jo një që është 100% i efektshëm, për të mbrojtur të gjithë. Kjo është arsyeja pse duhet të investohet në një fushë të katërt të inovacionit: bërja e një vaksine. Çdo muaj vonesë në prodhimin e një vaksinë është një muaj në të cilin ekonomia nuk mund të kthehet plotësisht në normalitet. Qasja e re për të cilën jam entuziazmuar është e njohur si një vaksinë ARN. (Vaksina e parë covid-19 për të filluar testimet njerëzore është vaksina ARN.) Vaksina ARN i jep trupit kodin gjenetik të nevojshëm për prodhojnë fragmente virale më vete. Kur sistemi imunitar i sheh këto fragmente, ai mëson se si t’i sulmojë ata. Një vaksinë ARN në thelb e kthen trupin tuaj në njësinë e vet të prodhimit të vaksinave.
Janë të paktën edhe pesë përpjekje të tjera që duken premtuese. Por për shkak se askush nuk e di se cila metodë do të funksionojë, një numër prej tyre duhet të financohen në mënyrë që të gjithë të përparojnë në të njëjtën kohë me shpejtësi të plotë. Edhe përpara se ta kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive, qeveritë duhet të hartojnë planet si ta shpërndajnë atë. Vendet që sigurojnë fonde, vendet ku zhvillohen testimet dhe ato që janë më të goditura, të gjithë do të kenë një rast të mirë që të trajtohen me përparësi. Një mënyrë ideale, do të ishte një marrëveshje globale se kush duhet ta marrë vaksinën së pari, por duke pasur parasysh sa interesa konkurruese ka, kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Kushdo që zgjidh këtë problem në mënyrë të barabartë do të ketë bërë një përparim të madh.
Lufta e Dytë Botërore ishte momenti përcaktues për brezin e prindërve të mi. Në mënyrë të ngjashme, pandemia e koronavirusit – e para në këtë shekull – do të përcaktojë këtë epokë. Por ekziston një ndryshim i madh midis një lufte botërore dhe një pandemie: I gjithë njerëzimi mund të punojë së bashku për të mësuar rreth sëmundjes dhe për ta luftuar atë. Me mjetet e duhura në dorë, dhe përdorimin e zgjuar të tyre, përfundimisht do të jemi në gjendje t’i japim fund kësaj pandemie – dhe ta drejtojmë vëmendjen tonë se si të parandalojmë një pandemi tjetër. /Washington Post
Përgatiti: Mapo.al