• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Eksperimenti me majmunët, si ndikon antivirali Remdesivir te të infektuarit me COVID

10:58 : 21/04/2020
në BOTA, SHENDETI

Një studim i ri tregon se ilaçi eksperimental antiviral Remdesivir arriti të parandalojë përparimin e koronavirusit. Në njoftimin e bërë nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse thuhet se ilaçi u testua tek majmunët, të cilët nuk patën vështirësi në frymëmarrje apo ndonjë dëmtim të mushkërive, raportojnë mediat amerikane.

Një studim i ri tregon se ilaçi eksperimental antiviral remdesivir, parandaloi përparimin e koronavirusit tek majmunët, njoftoi të premten Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).

“Kafshët që u trajtuan me remdesivir, vërtet nuk treguan vështirësi në frymëmarrje si kafshët e tjera. Ne nuk shohim shumë dëme në mushkëritë e tyre. Pra, ilaçi pati qartësisht një efekt shumë pozitiv tek sëmundja“, tha Dr. Emmie de Wit, shefe e Patogjenezës Molekulare në NIAID, në një intervistë të dielën me agjensinë e lajmeve Reuters.

Studimi përfshiu dymbëdhjetë majmunë rezus, me gjysmën që morën ilaçin remdesivir dhe gjysma tjetër morën placebo, thuhet në deklaratën e institutit.

Pasi ndoqën udhëzimet për dozat e përdorura për pacientët që po trajtohen për sëmundjen COVID-19, shkencëtarët vunë në dukje se “sasia e virusit të gjetur në mushkëri ishte dukshëm më e ulët” në majmunët e trajtuar.

Lexo edhe:

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

Majmunët që morën remdesivir në fazën e hershme të trajtimit të tyre ishin në gjendje të shërohen plotësisht, tha zonja de Wit, duke shtuar se provat e ardhshme ka të ngjarë të përqëndrohen në efektivitetin e këtij ilaçi antiviral kur përdoret në raste më të rënda të koronavirusit.

Interesimi për ilaçin e kompanisë Gilead në mes të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit ka qenë i lartë. Revista “New England Journal of Medicine” javën e kaluar publikoi një analizë që tregon se dy të tretat e një grupi të vogël të pacientëve me sëmundje të rëndë COVID-19 panë gjendjen e tyre të përmirësohej pas trajtimit me remdesivir.

Prodhuesit e ilaçeve në të gjithë botën po konkurojnë për të zhvilluar një trajtim ose një vaksinë për sëmundjen.

Më parë gjatë këtij muaj, Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) tha se do të fillojë testimin e ilaçit anti-malarie hidroksilklorinë si trajtim ndaj sëmundjes. Përdorimi prej dekadash i ilaçit, i cili është aprovuar nga Presidenti Donald Trump si një armë e mundshme kundër COVID-19, është rritur në Shtetet e Bashkuara.

“Është shumë e kuptueshme që njerëzit shpresojnë tani në trajtime si hidroksilklorina. Por si shkencëtarë, ne do të dëshironim të shohim të dhënat që tregojnë se ato janë efektive“, tha Dr. de Wit.

Entuziazmi fillestar për terapi të veçanta antivirale, të cilat nuk mbështeten nga prova të gjera shkencore, ka penguar trajtimin e viruseve që nga shpërthimi i SARS-it në fillim të viteve 2000. Për shkak se filluan trajtime të ndryshme eksperimentale në të njëjtën kohë, ne ende nuk dimë se cilat ilaçe funksionuan për SARS-in.

Ndërsa e pranon urgjencën e situatës me koronavirusin, Dr. de Wit beson se bashkësia shkencore është e angazhuar t’i bëjë gjëra ndryshe këtë herë.

“Po mundohemi vërtet të studiojmë trajtime specifike në prova klinike specifike, në mënyrë që të dimë me siguri nëse funksionon apo jo. Dhe nëse nuk funksionon, atëherë thjesht mund t’i lëmë mënjanë dhe të vazhdojmë të kërkojmë për atë që do të funksionojë,” tha ajo.

Nuk ekzistojnë ende kura të aprovuara për COVID-19, këtë sëmundje tepër ngjitëse të rrugëve të frymëmarrjes të shkaktuar nga koronavirusi, i cili përllogaritet të ketë infektuar tashmë mbi 2 milionë njerëz në mbarë botën.

Lajme të lidhura

RAJONI

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026
AKTUALITET

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026
AKTUALITET

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026
Lajmet e Dites

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026
AKTUALITET

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026
AKTUALITET

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026
Para

Zbulohen 11 raste të reja me Covid-19 në Krujë

TË GJITHA

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet