• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Në SHBA, 766 mijë të prekur nga koronavirusi, mbi 40,900 të vdekur, gjysma e tyre në New York

23:36 : 20/04/2020
në BOTA

Shtetet e Bashkuara kanë deri tani numrin më të madh në botë të rasteve të konfirmuara me koronavirus, më shumë se 766,000 të infektuar dhe mbi 40,900 të vdekur, rreth gjysma e tyre në shtetin e Nju Jorkut.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha të hënën se mund të duhen javë në mos muaj para se qyteti më i populluar i vendit të rihapet, për shkak të mungesës së testimeve masive, edhe pse zyrtarët në shtete të tjera kanë filluar të heqin gradualisht kufizimet.

De Blasio, qyteti i të cilit është në epiqendrën e krizës së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, tha se Nju Jorku duhej të bëjë qindra mijëra testime në ditë dhe të shohë rënie të mëtejshme të shtrimeve në spital, para se të rihapë ekonominë.

“Ne mund ta arrijmë këtë, por nuk mund ta bëjmë pa testime masive dhe deri tani qeveria federale ende nuk po e zgjidh dot”, tha de Blasio në programin “Morning Joe” të televizionit MSNBC. Ai shtoi se heqja e distancimit fizik shumë shpejt mund ta rigjallërojë virusin.

“Veçanërisht qeveria federale, – tha ai, – duhet të kuptojë se kjo gjendje nuk ka marrë fund dhe nëse pretendoni se ka marrë fund, ajo do të kthehet përsëri si bumerang dhe do ta përkeqësojë atë.”

Lexo edhe:

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

Paralajmërimi i zotit De Blasio për testimet u bënte jehonë komenteve të disa guvernatorëve gjatë fundjavës, të cilët iu kundërvunë pohimeve të Presidentit Donald Trump se ata kanë teste të mjaftueshme për koronavirusin.

Udhëzimet e Presidentit Trump për të rihapur ekonominë rekomandojnë që shtetet t’i heqin gradualisht kufizimet pasi të kenë një rënie të infektimeve përgjatë një periudhe 14 ditore.

Megjithatë presidenti duket se po i inkurajon protestuesit që kërkojnë një rihapje më të shpejtë. Të premten ai postoi një seri komentesh në Twitter, ku u bënte thirrje protestuesve të “ÇLIROJNË” Miçiganin, Minesotën dhe Virxhinian, shtete këto të drejtuara nga guvernatorë demokratë.

Rreth 2,500 njerëz u mblodhën në kryeqytetin e shtetit Uashington, Olimpia, për të protestuar kundër urdhrit të guvernatorit demokrat Jay Inslee për të qëndruar në shtëpi, njëra nga disa protesta të zhvilluara atje.

Banorët në Florida u lejuan të kthehen në disa plazhe pasi guvernatori Ron DeSantis miratoi zbutjen e disa kufizimeve.

Charlie Latham, kryetar i bashkisë së qytetit Jacksonville Beach, tha se fundjava e parë e rihapjes së plazhit me orë të kufizuara shkoi mirë, pa arrestime të njerëzve që shkelin rregullat e distancimit fizik, ku përfshihen ndalimi i shezlongjeve ose batanijeve.

“Mendojmë se publiku është i gatshëm të ruajë standardet e distancimit fizik dhe të përdorë arësyen. Dhe kjo dha rezultat, një rezultat mjaft të mirë,” tha kryebashkiaku Latham për Fox News./VOA/

Etiketa: SHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025
BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
BOTA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025
BOTA

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025
Para

Shtohen rastet me Covid-19 në Kosovë, gjatë 24 orëve rezultuan pozitiv 37 persona

TË GJITHA

Kampi i Rojit, plagë e hapur e ISIS-it: 2 100 gra dhe fëmijë të bllokuar në shkretëtirë

12:34 : 26/10/2025

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com