Më shumë se 120,000 njerëz në mbarë botën kanë vdekur nga COVID-19. Gazetarët nuk janë duke punuar vetëm jashtë orarit për të vazhduar me ritmin e informacionit, rregulloreve dhe implikimeve të reja të efekteve të shumta të pandemisë, por ata po përpiqen të dokumentojnë edhe humbjet në shumë komunitete.
Sot, lamtumirat thuhet në distancë dhe përkujtimoret janë shtyrë. “Mbetet vetëm mundësia e përshëndetjes me fjalë,” tha Giusi Fasano, një reporter në një nga gazetat kombëtare të Italisë, Corriere della Serra. “Fjalët janë bërë themelore në këtë histori”.
Shumë nga fjalët më domethënëse për të përkujtuar jetën e atyre që janë humbur nga virusi, gjenden në nekrologji, një formë e raportimit dhe shkrimit në gazetë, e vjetër sa vetë profesioni, dhe më të domosdoshme se kurrë tani në mes të pandemisë.
L’Eco di Bergamo, gazeta që botohet në provincën e Bergamos në zemër të rajonit të Lombardisë, ka shkuar nga botimi i një faqe të lajmërimeve të vdekjeve në fillim të shkurtit në botimin e 10 faqeve në mes të marsit, siç tregohet në një video virale të postuar së pari nga Giovanni Locatelli në Facebook. Megjithëse shkaku i vdekjes nuk është i shënuar për secilën prej lajmërimeve të vdekjeve, redaktori i L’Eco di Bergamo vlerësoi se rreth 90 përqind e vdekjeve ishin të lidhura me COVID, sipas The Washington Post. Në lajmet kombëtare të Italisë, gjithashtu, Corriere della Sera ka botuar gjithnjë e më shumë lajmërime vdekjesh.
Në SHBA, New York City ka qenë zona më e goditur e vendit. Numri i vdekjeve të qytetit është rritur në mbi 10,000, pasi të dhënat e reja tani përfshijnë vdekje të mundshme të COVID-19 në shtëpi dhe spital.
Në fund të marsit, New York Times i kushtoi një pjesë të gazetës lajmërimeve të vdekjeve për të përkujtuar jetën e njurorkezëve dhe të tjerëve në të gjithë botën që kanë vdekur nga COVID-19. E titulluar “Ata që kemi humbur”, hapësira përfshin një lidhje që fton lexuesit të paraqesin histori të të dashurve që kanë vdekur. Përveç njurorkezëve që kanë vdekur nga virusi, reporterët kanë shkruar edhe për figura të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare, që kanë patur ndërlikime nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Gazetarët në revistën online La Barra Espaciadora në Ekuador filluan një iniciativë të ngjashme më 1 prill. Ata hapën një seksion në faqen e tyre, “Memorias vivas”, kushtuar shkrimit për “kujtimet e gjalla” të atyre që kanë vdekur për shkak të komplikimeve të COVID19.
Ekuatori ka numrin më të lartë të rasteve të COVID-19 për frymë të çdo vendi në Amerikën Latine, dhe në disa qytete, të tilla si Guayaquil, shkalla e infeksionit dhe vdekjes nga COVID-19 ka bërë që sistemi i kujdesit shëndetësor të bjerë në kolaps. Kjo ka bërë që kufomat e disa viktimave të lihen në rrugë. Sipas redaktuesve, që nga 15 Prilli, ata kanë publikuar 73 lajmërime vdekjesh. Gati 600 emra presin po presin për t’u botuar. “Një gjë e trishtueshme në momentin kur jetojmë është se të dashurit tanë nuk mund të marrin atë që meritojnë,” tha gazetarja Alina Manrique nga La Barra Espaciadora në një deklaratë për shtyp. “Ky projekt përpiqet që të kompensojë disi pamundësi. Sepse të gjitha jetët e humbura janë të rëndësishme”. /International Journalists Network-bota.al/