• Kontakt
Friday, September 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza nga Covid-19/ Qeveria shtyn planet për Korporatën e Investimeve dhe Amnistinë Fiskale

22:00 : 18/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Qeveria shqiptare duket se ka pranuar këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar kundër krijimit të të ashtuquajturës Korporata e Investimeve Shqiptare, një kompani që, sipas projektit fillestar të qeverisë “Rama”, synonte të merrte një numër të lartë pronash publike dhe t’i akordonte ato te investitorë privatë duke anashkaluar kuadrin ligjor të koncesioneve, privatizimeve dhe prokurimeve publike dhe që, pas disa korrigjimeve, sërish ngre shqetësime për krijimin e një instrumenti fiskal që mbart rreziqe të larta për buxhetin e shtetit. Lajmi bëhet i ditur nga raporti vjetor i FMN-së për Shqipërinë i publikuar të Premten. Në të njëjtin raport vërehet se edhe projekti tjetër kontrovers i kryeministrit, amnistia fiskale për paratë e padeklaruara apo të fshehura përkundrejt një tarife të ulët, është shtyrë gjithashtu për më vonë.

“Stafi [i FMN-së” vlerëson se iniciativat komplekse politike që mund të mbartin mangësi të rëndësishme dhe rreziqe fiskale (përfshirë një amnisti fiskale të mundshme dhe bërjen operative të Korporatës Shqiptare të Investimeve) janë shtyrë për shkak të rëndësisë së vlerësimit tërësor dhe përgatitjes paraprake,” shkruhet në raport, i cili u publikua në faqen e internetit të FMN-së. [Link]

Përgjatë viteve të fundit, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndërmarrë disa nisma kontroverse, të cilat janë kritikuar nga FMN për shkak të rreziqeve të larta që mbartin për financat publike dhe që, përballë një krize si ajo e tërmetit të 26 Nëntorit apo kjo e pandemisë COVID-19, e lënë vendin me pak mundësi për të mbuluar nevojat e veta më të domosdoshme, duke rrezikuar stabilitetin makroekonomik të vendit. Politika më kontroverse e tillë është ajo e programit 1 miliardë euro koncesione, e cila parashikon ndërtimin e disa rrugëve përkundrejt kontratave koncesionare afatgjata, të cilat, ndonëse nuk llogariten si borxh publik, mbartin të gjitha rreziqet e borxhit publik për financat e shtetit.

Borxh publik në rritje dhe rezervë valutore në rënie

Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordoi Shqipërisë një kredi të re prej 174 milionë eurosh për të mbështetur me valutë të fortë nevojën për të mbuluar deficitin e llogarisë korrente, i cili pritet të rritet. Kjo nuk është një kredi që i jepet Ministrisë së Financave për shpenzime buxhetore por një kredi që i jepet Bankës së Shqipërisë për të përballuar goditje të mundshme në stabilitetin makroekonomik të shkaktuara nga zgjerimi i shpejtë i deficitit të llogarisë korrente të vendit.

Lexo edhe:

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

“Investimi historik” i qeverisë e lë Matin të mbytur nga plehrat

Kjo kredi vjen në një kohë kur Shqipëria sakaq ishte duke shlyer kredinë e mëparshme të marrë ne vitin 2014 dhe që deri në fund të vitit 2019 mbetej për t’u shlyer edhe 344 milionë euro të tjera. Me kredinë e re, Shqipëria në fund të këtij viti do t’i detyrohet fondit 480 milionë euro.

Fondi parashikon që Shqipëria do të detyrohet të likuidojë një pjesë të rezervës valutore ndërkombëtare për të paguar kostot e paralizës ekonomike por nëse gjërat ecin siç duhet, vendi do të jetë në gjendje të rekuperojë një pjesë të kësaj humbjeje në dy vitet e ardhshme. Rezerva valutore e vendit pritet të ulet nga 3.36 miliardë euro në fund të vitit 2019 në 2.86 miliardë në fund të këtij viti.

Deficiti i buxhetit të shtetit pritet të rritet në 5.5% të PBB-së këtë vit nga 2.2% që ishte planifikuar në buxhetin fillestar. Diferenca prej 3.3%, e cila është e barabartë me afro 400 milionë euro, i detyrohet si rënies së pritshme të të ardhurave buxhetore ashtu edhe shpenzimeve shtesë për të përballuar pasojat e COVID-19.

Eurobondet kthehen në rrezik

Shqipëria ka sakaq prej një dekade një borxh të lartë publik, të cilin, tri qeveritë e fundit, Berisha-Meta, Rama-Meta dhe aktualja, kanë refuzuar ta ulin mjaftueshëm. Borxhi publik pritet të rritet nga 66% e PBB-së që ishte në fund të 2019 në 75% në fund të këtij viti. Por Shqipëria pritet të hasë vështirësi jo të vogla për shkak të praktikës së emetimeve të eurobondeve, të cilat nisën në vitin 2010 dhe që kanë qenë të vështira për t’u financuar në çdo rast, por pritet të jenë akoma më të vështira këtë vit për shkak të krizës financiare globale që po shkaktohet nga pandemia.

Sipas raportit të FMN-së, qeverisë shqiptare i duhet të ripaguajë 250 milionë euro në Prill-Maj dhe 250 milionë të tjera në Nëntor. Por planet për të emetuar 500 milionë euro bonde të reja për të shlyer të vjetrat kanë mbetur aktualisht pezull për shkak të pandemisë.

Emetimi i eurobondeve është reklamuar si një sukses i madh ekonomik i vendit përgjatë dekadës së fundit por sot, në kushtet e një krize globale, këto eurobonde po konsiderohen rreziku kryesor i vendit dhe i tillë që do të thajë burimet financiare të vendit, duke lënë shumë pak hapësirë për politika në ndihmë të ekonomisë së goditur nga pandemia. /Birn/

Etiketa: krizapaketatqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

17:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Investimi historik” i qeverisë e lë Matin të mbytur nga plehrat

16:45 : 25/09/2025
AKTUALITET

Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e drejtores së AMF-së

16:09 : 25/09/2025
AKTUALITET

Rama gjen zgjidhje për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do konvertohen me gaz

22:53 : 24/09/2025
AKTUALITET

Takimi sekret në ishujt Karaibe mes bosëve të krimit dhe njerëzve të Ramës

19:35 : 24/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt, vendimi i parë i Qeverisë “Rama 4″/ Ja kur do mblidhet Këshilli i Ministrave

17:30 : 24/09/2025
Para

VIDEO/ Leje daljet me automjet, hapen aplikimet në e-albania. Rama: Kujdes, do mbani përgjegjësi ligjore

TË GJITHA

Vdekja e 21-vjeçares keniane ende mister, nëna e Joyt: Policia e di kush është vrasësi

12:15 : 26/09/2025

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

12:07 : 26/09/2025

Kërcënoi bashkëfshatarin se do ta vriste me sëpatë, arrestohet 53-vjeçari në Vaun e Dejës

12:00 : 26/09/2025

Ervin Salianji përfundon detyrimet me shërbimin e provës: Do ta vijoj çështjen në Strasburg

11:50 : 26/09/2025

Gërvishti makinën e një politikani në Shqipëri, turisti holandez: Më mbajtën 10 ditë në qeli, ishte tmerr

11:34 : 26/09/2025

Rama takim në “Vilën 30” me Niko Peleshin dhe krerët e komisioneve parlamentare

11:23 : 26/09/2025

Modeli shqiptar bën deklaratën e fortë: Një deputet më ka ofruar 100 mijë euro për një natë më të

11:15 : 26/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com