• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bie numri i të vdekurve nga koronavirusi në Nju Jork/ Në 24 orë, 540 viktima

22:40 : 18/04/2020
në BOTA

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet pati 540 të vdekur nga koronavirusi, shifra më e ulët ditore në më shumë se dy javë.

Duke folur në një konferencë shtypi, Cuomo tha gjithashtu se shtrimet e reja në spitale vazhdojnë të jenë në shifrën 2000, duke shtuar se ky është gjithsesi një numër i madh.

Nju Jorku, që është edhe shteti i goditur më rëndë nga COVID-19, urdhëroi vënien e detyrueshme të maskave ose të mbulesave të fytyrës në publik për të frenuar përhapjen e virusit.

Kjo masë e re vjen ndërkohë që disa shtete të SHBA po përpiqen të rihapin ekonominë në klimën e protestave nga ana e përkrahësve të presidentit Donald Trump, të cilët mezi presin rikthimin e njerëzve në punë.

E shtuna mbyll një javë tjetër gjatë së cilës miliona amerikanë nuk morën pagë.

Lexo edhe:

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri

Më shumë se 20 milion njerëz kanë dorëzuar kërkesa për pagesë papunësie në pak javët e kaluara, ndërkohë që mbyllja e bizneseve dhe shkollave apo kufizimet e udhëtimeve kanë bllokuar ekonominë e vendit.

Por në frontin e punësimit ka edhe lajme të mira: Kompania Walmart tha se do të marrë në punë 50,000 njerëz të tjerë në dyqanet e saj dhe qendrat e shpërndarjes për të përmbushur rritjen e kërkesës për sende ushqimore apo sende të domosdoshme shtëpiake nga konsumatorët e detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

Një biznes që konsiderohet thelbësor për furnizimet ushqimore, industria e përpunimit të mishit, është goditur rëndë nga epidemia.

Impiantet në Dakotën e Jugut, Xhorxhia, Ajova dhe shtete të tjera kanë raportuar qindra infeksione mes punonëtorëve që janë të detyruar të punojnë afër njëri-tjetrit, duke bërë që disa fabrika të zhvendosin prodhimin ose të mbyllen. Kjo është bërë shkak për thirrje nga sindikatat për kushte më të sigurta pune.

Edhe pse kompani të mëdha si Walmart dhe Amazon e kanë vazhduar punësimin, një pjesë e amerikanëve që jetojnë në shtete ku ka më pak infektime me COVID-19, po ndihen gjithnjë e më të shqetësuar nga kufizimet.

Kjo ka çuar në protesta gjatë kësaj jave nga mbështetës të Presidentit Trump në kryeqytetet e shteteve Minesota, Miçigan dhe Virxhinia.

Në demonstrata kanë marrë pjesë njerëz të shumtë që nuk praktikonin distancimin fizik dhe as nuk mbanin maska apo mbulesa për fytyrën dhe kjo i ka zemëruar guvernatorët që po përpiqen ta mbajnë shpërthimin e koronavirusit nën kontroll.

Etiketa: New York

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri

18:09 : 07/10/2025
BOTA

VIDEO/ Shp*rthim në New York, shembet pjesa anësore e një pallati në Bronx

16:01 : 01/10/2025
BOTA

VIDEO/ Pas Macron, edhe Erdogan bllokohet nga policia amerikane në rrugët e New York-ut

17:32 : 24/09/2025
BOTA

Iu revokua viza nga SHBA, presidenti palestinez do të mbajë fjalim virtual në samitin e OKB-së

20:58 : 19/09/2025
BOTA

New York rrëzon projektin 5,4 miliardë $ për ngritjen e një kazinoje në “Times Square”

20:55 : 17/09/2025
Para

VIDEO/ Mbyllja e kufinjve, Luiza Gega ka mbetur në Kenia. Ja mesazhi që jep

TË GJITHA

Terras dënon ndërhyrjen “armiqësore e përshkallëzuese” të Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

15:28 : 11/10/2025

Kreu punime pa leje në një pallat në Yzberisht, arrestohet ndërtuesi Sino Llanaj

15:22 : 11/10/2025

Aksident i rëndë në aksin Fier-Berat, plagoset një 30-vjeçar

15:12 : 11/10/2025

“Fëmijët nuk duan të më shohin me të zeza”, Edlira Çepani zbulon “amanetin” e Gerti Bogdanit

15:08 : 11/10/2025

“Gjithçka ndodhi në 7 sekonda”/ Rindërtohet skema e ngjarjes në Gjykatën e Apelit

14:55 : 11/10/2025

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

14:34 : 11/10/2025

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI

14:19 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com