• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“Trump po nxit kaos në Kosovë në kohën më të keqe të mundshme”

10:59 : 17/04/2020
në RAJONI

Administrata Trump, ka krijuar trazira politike në Kosovë pikërisht në momentin kur nevojitet një qeverisje e qëndrueshme për të përballuar sa më mirë kërcënimin që sjell COVID-19. Sfida për t’iu përgjigjur pandemisë në Kosovë është ndërlikuar nga qëndrimi kritik i SHBA-së ndaj Albin Kurtit, qeveria e të cilit u rrëzua në fundin e muajit mars, pas vetëm 2 muajsh në pushtet.

Beteja politike po dëmton Kurtin, i cili mbetet kryeministër i përkohshëm dhe favorizon zgjedhjet e reja, kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe disa nga aleatëve të tij parlamentarë, të cilët dëshirojnë të formojnë një qeveri të bashkimit kombëtar që do të nxirrte jashtë loje partinë e Vetëvendosjes.

Ndërhyrja politike e administratës Trump në Kosovë, është nxitur nga ajo që tani është një qasje e njohur ndaj një politike të jashtme e karakterizuar nga shmangia e aleatëve, vendimmarrja e udhëhequr nga operatorë të afërt me Shtëpinë e Bardhë, që i humbasin rëndësinë diplomatëve të karrierës.

Shtetet e Bashkuara e kanë quajtur shkarkimin e Kurtit si një hap përpara drejt një zgjidhje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë. Në kundërshtim nga Washingtoni, Kurti, këmbënguli të mbajë në fuqi tarifat 100 përqind të mallrave serbe, të cilat si administrata Trump, ashtu edhe Thaçi e konsideruan si një pengesë për përparimin e negociatave me Beogradin. Duke i shtuar kësaj, faktin që Kurti, kishte kundërshtuar idenë tejet polemike për shkëmbime të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur avancime në tryezën e bisedimeve. Administrata Trump ishte shprehur e hapur për bisedimet për shkëmbime territori, ashti si Thaçi dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Roli i SHBA-së në mbështetjen që i dha Thaçit për të shkarkuar nga pozita drejtuese Albin Kurtin, është kritikuar jo vetëm për faktin që është vënë në rrezik sovraniteti i Kosovës por edhe për faktin që kjo situatë aspak e favorshme për vendin vjen gjatë një pandemie që kërcënon Kosovën.

Lexo edhe:

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

Duke punuar për shkarkimin e Kurti-t dhe duke mbështetur Thaçin, Shtetet e Bashkuara, kanë sinjalizuar ri-mbështetjen e saj për elitën e vjetër politike të Kosovës. Gjatë operacioneve bombarduese 78-ditore të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, Uashingtoni bashkëpunoi ngushtë me Thaçin. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë – së bashku me administratën e Kombeve të Bashkuara që qeverisnin Kosovën gjatë dekadës së parë të pasluftës – vazhduan të mbështesin Thaçin dhe ish-komandantët e tjerë të UCL-së.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur ndikimin e tyre madhor në Kosovë që nga koha kur ata kryesuan ndërhyrjen e NATO-s, kundër spastrimit etnik të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke mbrojtur më pas me forcë pavarësinë e Kosovës. Që nga ajo kohë, Shtetet e Bashkuara, bashkëpunuan ngushtë me partnerët e saj në BE për të mbështetur vendin e ri. Ndërsa në situatën aktuale, fakti që vendet kryesore anëtare të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kundërshtuan rrëzimin e qeverisë së Kurtit për shkak të shqetësimeve për destabilizimin e Kosovës ndërsa përhapja e koronavirusit është shqetësuese. Gatishmëria e administratës Trump për të dalë kundër partnerëve të saj evropianë në mënyrë që të largohet një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike gjatë një krize shëndetësore të paprecedentë dëmton më tej një partneritet tashmë të tensionuar trans-Atlantik.

Vendosmëria e administratës Trump për të shkarkuar Kurtin, mund të çojë në rënien e mbështetjes kosovare për Shtetet e Bashkuara. Kosovarët e zakonshëm, të cilët deri më tani kanë qenë pro-Amerikanë për shkak të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s dhe duke kërkuar mbështetje të SHBA për pavarësinë e tyre, mund të rishqyrtojnë mbështetjen e tyre për vendin.

Argument nga “Foreign Policy”: https://foreignpolicy.com/2020/04/16/kurti-thaci-kosovo-coronavirus-trump/.

Etiketa: albin kurtiThaciTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

17:32 : 03/10/2025
AKTUALITET

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

22:04 : 02/10/2025
RAJONI

Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat, jo me vlerat dhe qëllimet strategjike

20:28 : 01/10/2025
AKTUALITET

Nuk është Jared Kushner! Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

21:02 : 30/09/2025
BOTA

Çfarë e lidh Tony Blair-in me Gazën?

18:05 : 30/09/2025
BOTA

Vendet myslimane dhe fuqitë evropiane e mbështetin planin e Trumpit për Gazën

09:38 : 30/09/2025
Para

Koronavirusi i mer jetën legjendës së muzikës (Foto)

TË GJITHA

Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga

20:32 : 04/10/2025

Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë

20:13 : 04/10/2025

Korçë – I riu gjendet në rrugë i dhunuar rëndë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

20:08 : 04/10/2025

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

19:20 : 04/10/2025

Vetëvritet brenda banesës një 50-vjeçar në Kurbin

19:04 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com