• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Timoni i shtrembët

21:41 : 17/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Hipokrizia që ekziston këtejpari është ulëritëse. Ndërsa qeveria bën sikur ndihmon biznesin, edhe teorikisht ka dhënë mes 1/10 dhe 1/20 të asaj që ka dhënë çdo shtet tjetër normal proporcionalisht me PBB. Praktikisht edhe këto, kur t’i marrin se do katandiset kokoshi një thelë siç helbete ka ndodhur gjithnjë ktej nga nahija jonë. Ndërkohë në  Perëndim, paketat stimuluese fiskale janë lajmi i ditës dhe variojnë deri në 20% të Prodhimit të Pergjithshëm Bruto në disa vende apo e përkthyer në shifra, të tilla si 200 miliardë Euro në Spanjë, 400 miliardë euro në Itali, 400 miliardë euro Britania e Madhe, 500 miliardë euro BE-ja, 800 miliardë euro Gjermania apo 1.8 trilionë euro SHBA, te ne kryefjala vijon të jetë gjoba, represion, burg dhe frikësime.

Nga ana tjetër planifikohet që paketa mbështetëse e biznesit të shkojnë deri ne 2.3 përqind të PBB-së ku një pjesë është thjehst si garanci sovrane në raste kredi-marrje nga një biznes që do hezitojë fort ta përdori këtë kartë për të mbështetur shpenzimet dhe rrogat pasi kreditë merren zakonisht vetëm për investime. Dhe të mendosh që kjo është e vetmja “karrotë” ndërsa çdo ditë dalin “shkopa” të rinj kokës shqiptarëve për t’u hequr dhe koromanen e fundit.

Për shembull dje u njoftua se me rregullat e reja për mënyrën e faturimit dhe teknologjinë që duhet të adoptojnë rriten ndjeshëm kostot fikse të biznesit vençarisht atij të vogël si dhe shtohen deri në 400 euro taksa më teper për të dypunësuarit. Kjo në kohën kur një pjesë e mirë po humbasin vendin e punës, po u përgjysmohen të ardhurat ose janë detyruar t’i vënë drynin qepenit të biznesit familjar.

Ndërkohë e këput në mes biznesin familjar dhe sipërmarrjen e vogël që është pjesa më vitale përsa i përket fuqisë blerëse në shoqëri. Dhe vazhdon përdor një zhargon komunist të tipit shit lopën (lexo: ferrarin) për biznesin e madh por kjo për të bërë lajm dhe shpërqëndruar vëmendjen se oligarkia me kohë dhe vakt i ka marr masat me dalë dhe më e pasur nga kriza apo së paku transferuar humbjet në kurriz të të tjerëve.

Lexo edhe:

Zhegu veror dhe tajfuni politik

Kalemaj: Rama po bën diversion nga problemet e tjera. Halli i tij, fillimi i braktisjes nga turistët

Kapitalistët e asistuar të Albanistanit përgjysmuan rrogat e stafit edhe në ato biznese si supermarketet etj., që dy apo trefishuan fitimet gjatë kësaj kohe. Po me aq shpejtësi hynë dhe në pakt kartelist me njëri-tjetrin për të mbajtur çmimet e qerave në qendrat tregtare sa 80 përqind e tarifës normale me dyqane të mbyllura të cilat rrezikojnë falimentin dhe ndërkohë marrin ç’mundin dhe nga ndihma qeveritare apo vazhdojnë të përfitojnë nga kocensionet dhe pagesat e ppp-ve e kripura. Ndërkohë biznesi i vogël rrënohet, profesionistët e lirë po shkojnë me shpejtësi drejt falimentit, ndërsa taksat dhe faturat vijnë me përpikmëri prusiane.

Me rënien ekonomike që për Shqipërinë parashikohet këtë vit sa dyfishi i rënies botërore, timoni i lëkundur i Timonierit të Madh nuk do ketë gjasa jo vetëm të frenojë gremisjen por edhe ta thellojë humnerën e pabarazisë. Dhe atëherë do kemi jo distancim por hendek të pakapërcyeshëm social dhe ekonomik.

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhegu veror dhe tajfuni politik

10:39 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po bën diversion nga problemet e tjera. Halli i tij, fillimi i braktisjes nga turistët

17:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

16:55 : 12/07/2025
AKTUALITET

Drejtimi i paduhur

11:10 : 07/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë, ja arsyeja

16:53 : 03/07/2025
AKTUALITET

Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra

18:16 : 30/06/2025
Para

Epidemia, Pipero: Duhet të lehtësohen masat gradualisht dhe të ekspozohemi me kujdes

TË GJITHA

Kylian Mbappe do të mbajë numrin “10” te Real Madrid

22:14 : 23/07/2025
A firefighter extinguishes a forest fire near the town of Manavgat, east of the resort city of Antalya, Turkey, July 30, 2021. REUTERS/Kaan Soyturk

Tragjedi në Turqi/ 10 punonjës humbin jetën në përpjekje për të shuar zjarret 

22:10 : 23/07/2025

“Sa do ia bëjë gropën Rama, Veliajt?”/ Abilekaj: As drejtësia, as PS, vendos vetëm Rama

22:10 : 23/07/2025

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

21:50 : 23/07/2025

Arrestohen 4 zyrtarë në Kosovë, dyshohet se lehtësuan bartjen e paligjshme të pronave

21:48 : 23/07/2025

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

21:40 : 23/07/2025

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com