• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prag skandali/ Maskat “3.5 mln euro” të “Farma Net Albania” false? Dyshimet mbi origjinën e tyre

09:04 : 17/04/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Kompania farmaceutike “Farma Net Albania” mund të jetë në telashe të mëdha, nëse konfirmohen disa të dhëna mediatike se ajo ka furnizuar qeverinë shqiptare me maska mbrojtëse COVID-19 të prodhuar në vend, ndërkohë që ka nënshkruar kontratën 3.5 milionë euro për të sjellë këtë produkt nga Franca.

Burime të “Ora News” deklaruan për televizionin se “maskat mbrojtëse nuk janë importuar nga Franca, por ato janë prodhuar në një qytet bregdetar në Shqipëri”.

Gjithashtu, të njëjtat burime deklaruan për televizionin se “maskat janë siguruar në kompani të paçertifikuara”, duke ngritur dyshime të forta se kompania “Farma Net Albania” dhe “Euromed” janë përfshirë në një kurs falsifikimi gjigand.

Në rast konfirmimi të këtyre dyshimeve, atëherë ato do të jenë pika e fundit në një tender skandaloz, për të cilin “Boldnews.al” ka raportuar edhe më parë.

Lexo edhe:

Tender me “helm gjarpri”/ Manastirliu i “dhuron” Farma Net Albania 800 mln lekë

Tenderat “Covid”/ SPAK, hetim për “Farma Net Albania”. Dyshime për abuzim me çmimin e maskave e falsifikim

Dyshimet mbi tenderin 3.5 milionë euro
“Boldnews.al” ka raportuar më parë mbi dyshimet që qëndrojnë mbi tenderin sekret, të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, në datat 17-18 Mars 2020.

Në një tender një-ditor, Ministria e Shëndetësisë, në mungesë të plotë transparence, shpalli bashkimin e operatorëve “Farma Net Albania” dhe “Euromed” si fituese të tenderit të drejtëpërdrejtë për “blerje maska dhe doreza mbrojtëse për COVID-19”.

Për zhvillimin e tenderit, pjesëmarrësit dhe fituesit, gjithçka u mbaj sekret për tre ditë. Më pas, qeveria, nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 241, dt. 21.03.2020, njoftoi se kishte miratuar kontratën ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe bashkimit të operatorëve “Farma Net Albania” dhe “Euromed”, me vlerë rreth 3.5 milionë euro.

Edhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nuk kishte asnjë detaj transparent për zhvillimin e procedurës, si edhe për mënyrën e përzgjedhjes së fituesit.

Një dokument konfidencial i Ministrisë së Shëndetësisë, i siguruar ekskluzivisht nga “Boldnews.al”, tregonte se kompania “Farma Net Albania” kishte paraqitur çmimin më të lartë për maskat dhe dorezat, në një procedurë ku ishin ftuar të merrnin pjesë vetëm 5 kompani private.

Në përfundim, Ministria e Shëndetësisë vendosi të shpallte fituese kompaninë “Farma Net Albania”, megjithëse ajo kishte paraqitur ofertën më të lartë.

Gjithashtu, të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” treguan se Ministria e Shëndetësisë kishte ftuar një numër të kufizuar operatorësh ekonomikë për të paraqitur ofertat e tyre, ndër to edhe “Farma Net Albania”, e cila nuk është depo farmaceutike, por rrjet farmacish.

Falsifikimi me maskat?
Ministria e Shëndetësisë vijon të ruajë “sekretin” e kontratës me “Farma Net Albania” dhe “Euromed”, ndërkohë që në media u publikuan dyshimet se kompania private mund të ketë falsifikuar vendin e origjinës së maskave mbrojtëse.

Në rast se dyshimet konfirmohen, atëherë përgjegjësia penale duket se do të shkojë shumë lart. Gjithësesi, mbetet për t’u parë reagimi i Prokurorisë Speciale-SPAK, e cila, deri më tani, ka mbajtur pozicionin e “pritësit” të kallëzimeve për rastet e dyshuara korruptive.

*https://www.oranews.tv/article/skandal-me-maskat-ne-shqiperi-jane-blere-me-dokumente-te-falsifikuara

Etiketa: farma net

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tender me “helm gjarpri”/ Manastirliu i “dhuron” Farma Net Albania 800 mln lekë

22:16 : 26/05/2020
AKTUALITET

Tenderat “Covid”/ SPAK, hetim për “Farma Net Albania”. Dyshime për abuzim me çmimin e maskave e falsifikim

15:40 : 05/05/2020
AKTUALITET

Skandal/ Maskat e dhuruara nga Farma Net për mjekët shqiptarë kanë skaduar që në 2014

19:32 : 21/04/2020
AKTUALITET

Tender i paracaktuar/ Sot, “Farma Net Albania” merr 1.5 milionë euro “dhuratë” nga Ogerta Manastirliu

15:30 : 16/04/2020
AKTUALITET

Tenderi 3.5 mln euro/ “Farma Net” i shet qeverise 8 mijë lekë një maskë (dokumenti ekskluziv)

13:54 : 12/04/2020
AKTUALITET

Tender i paracaktuar?/ Gati 1.5 mln euro të tjera për “Farma Net”. Bileta “fituese”, antihelmi kundër gjarprit

13:58 : 08/04/2020
Para

Në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet (EMRI)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com