• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kina sqaron se pse shtoi 50% numrin e të vdekurve në Wuhan

22:32 : 17/04/2020
në BOTA, SHENDETI

Në Kinë, Komanda e parandalimit dhe e kontrollit të epidemisë së COVID-19 në Wuhan bëri një njoftim sot mbi numrin e rasteve të konfirmuara dhe të viktimave nga kjo epidemi.

Komanda shtoi me 50 për qind numrin e jetëve të humbura në Wuhan, provinca Hubei e po ashtu dhe numrin e të infektuarve.

Po sot, përgjegjësi i komandës dha një intervistë për mediat, duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme.

Pse duhet të rishikohet numri i rasteve të konfirmuara dhe i vdekjeve?

Epidemia e COVID-19 është një emergjencë e madhe e shëndetit publik në Kinë me përhapjen më të shpejtë, sferën më të gjerë të infektimit dhe vështirësinë më të madhe të parandalimit dhe kontrollit që nga themelimi i Kinës së Re. Si terreni kryesor për betejën vendimtare të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, qyteti Wuhan, nën udhëheqjen e fortë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës e të Këshillit të Shtetit dhe nën komandën specifike të Komitetit të Partisë të Hubeit dhe të qeverisë së provincës, ka miratuar masat më gjithëpërfshirëse, më të rrepta dhe më të plota të parandalimit dhe kontrollit. Përhapja e epidemisë është bllokuar në thelb dhe është hequr kontrolli në rrugët për të dalë jashtë qytetit, gjë që ka krijuar kushte të favorshme për rishikimin gjithëpërfshirës dhe të hollësishëm të të dhënave të situatës epidemike.

Lexo edhe:

Simptomat e Covid kanë ndryshuar/ Këto janë tani më të zakonshmet

Koronavirusi i merr jetën babait të Viola Spiros: Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi

Informacioni mbi gjendjen epidemike, si rastet e diagnostikuara dhe vdekjet, duhet të raportohet në kohën e duhur dhe të publikohet në mënyrë të hapur, transparente dhe të vërtetë. Në fillim të shpërthimit, në fazën e hershme të epidemisë, për shkak të aftësive të pamjaftueshme për pranim dhe trajtim, disa institucione mjekësore nuk arritën të lidhen me sistemin e informacionit për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në kohën e duhur. Ndërkohë, në kulmin e mjekimit, spitalet ishin të mbingarkuara dhe personeli mjekësor ishte përqendruar në mjekimin dhe shpëtimin e njerëzve, kështu që ka pasur njoftime me vonesë dhe me shifra të gabuara.

Sipas paragrafit 4 të nenit 38 të “Ligjit për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve infektive të Republikës Popullore të Kinës” se “duhet të publikohen të dhënat epidemike në kohë dhe me saktësi”; paragrafit 3 të nenit 25 të “Rregullores për emergjencat e shëndetit publik”, që thotë se “duhet të publikohet informacioni në kohë, me saktësi dhe në mënyrë të gjithanshme”; nenit 19 të “Rregullores së zbatimit të ‘Ligjit të statistikave të Republikës Popullore të Kinës'”, që “të dhënat statistikore me mungesa ose gabime të dukshme duhet të plotësohen ose të rishikohen sipas ligjit”; nenit 14 të “Rregullores për regjistrimin e të dhënave të të vdekurve”, nga i cili kërkohet që “institucionet mjekësore duhet të krijojnë sistemin e duhur për rishikimin e të dhënave” dhe nenit 15 që “institucionet mjekësore duhet të krijojnë sistemin e krahasimit dhe shqyrtimit të të dhënave përkatëse” etj., duhej të bëhej një rishikim për numrin e rasteve të konfirmuara dhe të të vdekurve.

Si është bërë rishikimi i numrit të rasteve të konfirmuara dhe të vdekjeve?

Komanda për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19 në Wuhan i kushton rëndësi të madhe punës së rishikimit dhe me parimin e përgjegjësisë për historinë, popullin dhe ata që janë ndarë nga jeta, për të garantuar të dhëna të hapura dhe shifra të sakta për gjendjen epidemike, në fund të marsit 2020, ka formuar një grup të posaçëm inspektimi për të dhënat e mëdha lidhur me gjendjen epidemike, duke mobilizuar sektorët dhe departamentet kryesore, si komisioni shëndetësor, rendi publik, çështjet civile, organet juridike dhe statistikore, të cilët kanë bërë krahasim të dhënash në internet me sistemet përkatëse shëndetësore dhe ndërkohë, kanë bërë mbledhjen e të dhënave nga të gjitha zonat e infektimit në Wuhan, si klinikat e sëmundjeve infektive, spitalet e përhershme dhe ato të përkohshme, pikat e karantinës, lagjet me raste infektimi, si edhe institucionet e veçanta që menaxhohen nga departamentet e sigurisë publike, të drejtësisë, të çështjeve civile etj., si burgjet dhe shtëpitë e të moshuarve. Është mbledhur informacioni personal për të gjitha rastet një për një me institucionet mjekësore, lagjet, stacionet bazë të policisë dhe të afërmit e të sëmurëve, për të garantuar që çdo shifër të jetë e saktë dhe e bazuar te faktet.

Pas rishikimit, çfarë ndryshimesh ka në të dhënat për numrin e rasteve të infektimit?

Deri në orën 24 të 16 prillit, numri i të sëmurëve të konfirmuar që u publikua më parë ka qenë 50 008. Për shkak që disa pacientë kanë qenë në shumë spitale për mjekim, atëherë 217 raste janë raportuar me përsëritje dhe numri duhet të ulet. Për shkak të njoftimeve të vonuara ose të gabuara, duhet të shtohen 542 raste që nuk ishin raportuar në kohë. Atëherë numri real i përgjithshëm i të infektuarve është rishikuar në 50 333.

Pas rishikimit të të dhënave për viktimat nga COVID-19, çfarë ndryshimesh ka?

Deri në orën 24 të 16 prillit, numri i të vdekurve në qytetin Wuhan i publikuar më parë ka qenë 2 579. 164 raste ndër to janë raportuar me përsëritje ose nuk janë nga COVID-19 dhe duhet të hiqen. Krahas kësaj, disa prej vdekjeve nuk janë regjistruar në sistemin e informacionit dhe disa institucione mjekësore kanë bërë njoftim me vonesë, prandaj duhet të shtohen 1 454 raste vdekjesh dhe numri i përgjithshëm real i të vdekurve duhet të rishikohet në 3 869.

Çfarë rëndësie ka puna e rishikimit të numrit të rasteve të konfirmuar dhe të vdekjeve nga COVID-19 në Wuhan?

Siguria e jetës dhe shëndeti janë nevojat më themelore dhe dëshirat më të zakonshme të njerëzve. Pas këtyre të dhënave mbi gjendjen epidemike qëndron jeta e shëndeti i njerëzve, si edhe besimi te qeveria. Rishikimi në kohë i numrit të rasteve të konfirmuara e të vdekjeve nuk është vetëm në favor të mbrojtjes së të drejtave të popullit e të vendimmarrjes shkencore mbi parandalimin e kontrollin e epidemisë, por është edhe një përgjigje ndaj vëmendjes shoqërore e respekt për çdo jetë.

Etiketa: #koronavirusi#boldnews

Lajme të lidhura

SHENDETI

Simptomat e Covid kanë ndryshuar/ Këto janë tani më të zakonshmet

17:59 : 14/06/2021
SHOW BIZ

Koronavirusi i merr jetën babait të Viola Spiros: Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi

10:08 : 03/11/2020
SHOW BIZ

Alketa Vejsiu gënjeu se është infektuar me Covid-19? Moderatorja e revoltuar i kthehet keq ndjekëses: S’mendova për ty

09:14 : 23/10/2020
SHOW BIZ

Orinda Huta udhëton jashtë vendit në mes të pandemisë dhe ndan pamjen e trishtë (Foto)

15:40 : 21/10/2020
SHOW BIZ

Këngëtarja i afrohet ta takojë, Rudina Magjistari e qorton: Të lutem largohu (Video)

10:00 : 21/10/2020
SHOW BIZ

Covid-19/ Shtyhet premiera e “The Batman”

15:52 : 16/10/2020
Para

‘Mos i hapni dyert/ OBSH: Mund të kemi një valë të dytë të epidemisw në vjeshtë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com