Nga Khaled al-Khamissi
Emri i saj ishte Sonja Arif, ajo ishte mjeke dhe vdiq nga koronavirusi pak ditë më parë se të mbushte gjashtëdhjetë e katër vjeç. Ajo që ndodhi më pas, aktualisht po ndodh në shumë vende në Egjipt. Familja e saj ishte gati ta vendoste pranë burrit të saj, kur u befasua nga një turmë që u përpoq me forcë të parandalonte varrimin.
Situata u përshkallëzua dhe familja u detyrua të shkonte te varrezat e tyre në një fshat tjetër. Por edhe atje banorët bënë të njëtën gjë. Në fund, forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe arrestuan njëzet e dy persona. Vetëm atëherë familja mundi ta varroste të vdekurin.
Në një fshat tjetër, banorët kaluan katër orë duke luftuar me të afërmit e një plaku që kishte vdekur dhe që kishte infektuar djalin e tij, një mjek. Edhe këtu, ndërhynë forcat e sigurisë për të mundësuar funeralin. Në Kajro, banorët e pallatit penguan që një mjek të kthehej në banesën e tij. Ata kishin frikë se ai mund të përhapte. Në Aleksandri, banorët e një rruge u bashkuan për ta mbajtur një mjek larg shtëpisë së tij. Ata i kërkuan që të rrinte në spital. Lexoj për incidente të tilla çdo ditë.
***
Në Egjipt, prekja nga koronavirusi është një turp, dhe të gjithë ata që preken përpiqen ta fshehin atë. Sikur sëmundja të ishte një mallkim. Frika bëhet një mjet i dhunës ekstreme dhe të parët që e pësojnë janë mjekët dhe infermierët, edhe pse ata po punojnë në spitale ditë e natë për të shpëtuar të sëmurët.
Por siç është e zakonshme në Egjipt përballë katastrofave dhe tragjedive, sigurisht që ka edhe shumë shaka që qarkullojnë. Për shembull, për një njeri, që i siguron fqinjët e tij duke thënë se fëmija nuk është i infektuar me virusin korona, por dyshohet se e ka nga ilaçet. Emri i tij është Adam, është fëmija i parë që lindi në Hurghada nga një nënë e infektuar nga korona. Lindja e vogëlushit ershi në një kohë shqetësimi të madh për vendpushimin bregdetar në Detin e Kuq.
Hurghada humbi burimin e saj kryesor të të ardhurave pasi turistët e fundit u larguan rreth një muaj më parë. Në fillim, mjekët nuk e dinin nëse edhe fëmija gjithashtu kishte virusin. Lajmi se nuk është i infektuar përdoret që ti sigurojë të gjithë. Adami i vogël u largua nga spitali në rrugë të shkreta, megjithëse Hurghada ka 160,000 banorë. Pothuaj të gjithë jetojnë nga turizmi.
***
Hurghada është një qytet i ri që u themelua në fillim të shekullit të 20-të por që lulëzoi në vitet 1970 kur turizmi filloi një epokë të re. Në vitin 2015, Hurghada u cilësua destinacioni më i popullarizuar i pushimeve arabe, pas një gare kokë më kokë me qytetin bregdetar algjerian, Oran. Pas vitesh të ngadalta, pritej një rritje në numrin e turistëve këtë vit, veçanërisht nga Rusia dhe Gjermania. Askush nuk e mendonte se numri i turistëve këtë pranverë do të ishte zero.
Një situatë që prek gjithsej pothuajse katër milion egjiptianë që punojnë në këtë industri. Shumë prej tyre me shqetësim shtrojnë pyetje: a do ti mbajnë hotelet dhe plazhet punonjësit e tyre? Qeveria egjiptiane ka marrë vendime për të parandaluar pushimet nga puna. Kur një nga hotelet kryesore në Hurghada njoftoi se do të pushonte punonjësit, qeveria i hoqi licencën. Ekziston një luftë midis përpjekjes për të mbrojtur punonjësit dhe pyetjes legjitime që bëjnë operatorët e hotelit: Sa kohë duhet të paguajmë pagat pa asnjë të ardhur?
***
Rastësisht, nëna e Adamit të vogël është shëruar.
***
Emri i tij është Yasri, është pronar i sallonit të flokëve “Adonis” në Kajron qendrore. Yasri është katër vjet më i madh se unë dhe e njohim njëri tjetrin për më shumë se dyzet vjet. Babai i tij ishte berberi i gjyshit tim, të cilin e shoqëroja gjithmonë për të rruar dhe prerë flokët. Kur Yasri u rrit, babai i tij qethte gjyshin tim, kurse ai kujdesej për kokën time. Kur babai i Yasriut vdiq disa dekada më parë, djali mori përsipër zanatin. Unë e shoh Yasriun çdo dy javë, tërë jetën time shkoi tek ai.
A duhet të shkoj tani tek ai nga frika e virusit? Unë shkova edhe për ta qetësuar, por nuk e gjeta në formën më të mirë. Megjithëse e hap sallonin e tij nga ora nëntë në mëngjes deri në gjashtë të mbrëmjes, tani ai ka shtatëdhjetë përqind më pak klientë. Të ardhurat e tij kanë rënë aq shumë sa ai e quan situatën “të rrezikshme”. Ai nuk mund të mbajë një distancë të sigurt nga punonjësit e tij. I duhet ndërkohë të mbajë familjen e tij përveç qirasë, shpenzimeve të energjisë elektrike dhe pagave. Sa do të zgjasë? – më pyeti. Kështu nuk mund të shtyhet më shumë se dy muaj.
***
Yasri është në një situatë të vështirë ashtu si edhe djali i tij. Ai ka blerë një makinë dhe bën taksistin për në Uber. Tetë njerëz merr automjeti, një sistem i zakonshëm në Egjipt. Në vend që të marrin një kredi nga banka, shumë njerëz në Egjipt marrin para hua nga miqtë që i besojnë njëri-tjetrit. Me të ardhurat që sjell automjeti, borxhi paguhet me këste javore. Kështu veproi djali i Yasriut, duke përfshirë edhe të afërmit në investim. Por tani ai ka ngecur, shumë pasagjerë kanë frikë se shoferi mund ti infektojë. Ai nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e tij.
***
Rregulla të frikës. Dhe demonët vijnë me frikë. Unë e dëgjoj zhurmën e tyre. /SZ
Autori Khaled al-Khamissi, i lindur në Kajro në 1962, është shkrimtar dhe publicist egjiptian.
/Përktheu: Mapo.al/