• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet në Kodin Penal/ Meta letër Kuvendit: Të respektohet Kushtetuta, rivlerësoni marzhet e dënimeve

11:08 : 16/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti, Ilir Meta, iu drejtua me një letër publike Kuvendit lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, që po diskutohet në seancën e sotme plenare.

Ndërsa vlerëson qëndrimin e Kryeministrit, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti thekson se këto ndryshime shkelin Konventat e të Drejtave të Njeriut, ndërsa sugjeron që të rivlerësohen marzhet e sanksioneve penale.

“Ndryshimet duhet të respektojnë detyrimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe dispozitat kushtetuese që lidhen me procedurën e miratimit dhe parimet e të drejtat themelore të njeriut;

Duhet të rivlerësohen marzhet e sanksioneve penale, për ta sjellë normën e re në kushte proporcionale me gjendjen aktuale dhe vlerësimin e qeverisë për situatën e pritshme që mund të kalojë vendi’, thekson Meta.

Kreu i shtetit thekson se paragrafët e dispozitave të reja, duhet të përcaktojnë qartë elementët e secilës figurë të veprës penale, veçanërisht subjektin, si dhe format e konsumimit të saj, duke bërë dallim të qartë mes dashjes dhe pakujdesisë, si dhe duke treguar kujdes në proporcionalitetin e dënimit në përputhje me pasojat që mund të vijnë.

Lexo edhe:

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

Ngërçi politik në Kosovë/ Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

“Gjithashtu, duhet qartësuar se një subjekt nuk mund të procedohet penalisht, nëse nuk është proceduar më parë në rrugë administrative. Këto sugjerime paraprake vlerësoj se duhet të konsiderohen nga Kuvendi i Shqipërisë përpara votimit të kësaj nisme të rëndësishme ligjore.

Me qëllim miratimin e një norme sa më objektive, proporcionale dhe të pranueshme nga të gjithë, kur bëhet fjalë për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, më lejoni që në këto kushte të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të cilën ndodhemi, t`ju përcjell bashkëlidhur një draft të përmirësuar të projektligjit të miratuar nga Komisioni përgjegjës për çështjet ligjore.

Paragrafët e dispozitave të reja, duhet të përcaktojnë qartë elementët e secilës figurë të veprës penale, veçanërisht subjektin, si dhe format e konsumimit të saj, duke bërë dallim të qartë mes dashjes dhe pakujdesisë, si dhe duke treguar kujdes në proporcionalitetin e dënimit në përputhje me pasojat që mund të vijnë.

Gjithashtu, duhet qartësuar se një subjekt nuk mund të procedohet penalisht, nëse nuk është proceduar më parë në rrugë administrative.

Këto sugjerime paraprake vlerësoj se duhet të konsiderohen nga Kuvendi i Shqipërisë përpara votimit të kësaj nisme të rëndësishme ligjore.

Kjo mënyrë e veçantë komunikimi përgjatë procesit legjislativ, synon vetëm mbrojtjen e interesit publik e të shtetasve, dhe rregullimin e jetës shoqërore në vend, përkundrejt parimeve kushtetuese dhe atyre ndërkombëtare”, thekson Meta.

Letra e plotë

GRAMOZ RUÇI, KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Për dijeni, EDI RAMA, KRYEMINISTËR

I nderuar Z. Ruçi,

Së pari, më lejoni t`ju falënderoj për angazhimin e treguar në mbledhjen e datës 15 prill 2020 të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Pjesë e diskutimit të kësaj mbledhjeje ishin dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, e që lidhen me përballimin e situatës së krijuar nga Pandemia Covid-19.

Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, përmes shkresës së Kuvendit me nr. prot. 1108, datë 15.04.2020, u njoha zyrtarisht me Raportin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe tekstin integral të miratuar nga ky Komision të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Pasi u njoha me këtë dokument, dhe u njoha gjithashtu me komentet e dhëna mbi këtë nismë (përmendur dhe në Raport) të Avokatit të Popullit, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Fondacionit Shoqëria e Hapurt për Shqipërinë (OSFA), deklaratën e përbashkët të një grupi të organizatave të shoqërisë civile, ashtu siç bëra me dije ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në cilësinë e Presidentit të Republikës, nisur nga situata e jashtëzakonshme që po kalon vendi, vlerësoj të domosdoshme që përpara se Kuvendi të votojë sot në seancë plenare këtë projektligj, duhet patjetër të mbajë në konsideratë se ndërhyrja në Kodin Penal:

duhet të respektojë detyrimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe dispozitat kushtetuese që lidhen me procedurën e miratimit dhe parimet e të drejtat themelore të njeriut;
duhet të rivlerësohen marzhet e sanksioneve penale, për ta sjellë normën e re në kushte proporcionale me gjendjen aktuale dhe vlerësimin e qeverisë për situatën e pritshme që mund të kalojë vendi.
Dispozitat e reja duhet të jenë të qarta, për të mos cenuar parimin e sigurisë juridike, me qëllim që e gjithë popullata të mos mendojë se mund të bëhet subjekt i procedimit penal në mënyrë të padrejtë, ashtu siç është krijuar tashmë ky shqetësim në mbarë opinionin publik, referuar ky shqetësim edhe nga aktorët që u është marrë mendimi gjatë procesit legjislativ, por dhe duke parë mungesën e qartësisë së propozimeve.

Paragrafët e dispozitave të reja, duhet të përcaktojnë qartë elementët e secilës figurë të veprës penale, veçanërisht subjektin, si dhe format e konsumimit të saj, duke bërë dallim të qartë mes dashjes dhe pakujdesisë, si dhe duke treguar kujdes në proporcionalitetin e dënimit në përputhje me pasojat që mund të vijnë.

Gjithashtu, duhet qartësuar se një subjekt nuk mund të procedohet penalisht, nëse nuk është proceduar më parë në rrugë administrative.

Këto sugjerime paraprake vlerësoj se duhet të konsiderohen nga Kuvendi i Shqipërisë përpara votimit të kësaj nisme të rëndësishme ligjore. Me qëllim miratimin e një norme sa më objektive, proporcionale dhe të pranueshme nga të gjithë, kur bëhet fjalë për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, më lejoni që në këto kushte të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të cilën ndodhemi, t`ju përcjell bashkëlidhur një draft të përmirësuar të projektligjit të miratuar nga Komisioni përgjegjës për çështjet ligjore.

Kjo mënyrë e veçantë komunikimi përgjatë procesit legjislativ, synon vetëm mbrojtjen e interesit publik e të shtetasve, dhe rregullimin e jetës shoqërore në vend, përkundrejt parimeve kushtetuese dhe atyre ndërkombëtare.

Me lejoni t`ju garantoj për bashkëpunimin tonë deri në fund të këtij procesi,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Etiketa: KuvendileterMeta

Lajme të lidhura

RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

16:07 : 30/09/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

09:39 : 30/09/2025
AKTUALITET

A do e bojkotojë opozita Kuvendin? Noka: Ta harrojnë! E provuam një herë dhe na u kthye në bumerang

22:14 : 24/09/2025
AKTUALITET

“Nuk më lenë më të luaj ping-pong, bidonat i sollën të shpuar”/ Meta rrëfen “vuajtjet” në qeli

21:54 : 24/09/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton anëtarët e Komisioneve Parlamentare, Erlad Kapri voton kundër

11:45 : 24/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon përsëritjen e seancës së kaluar, Tabaku: Po shkelet rregullorja e Kuvendit

10:22 : 24/09/2025
Para

"Si mësuese se*si", Rasheli "tërboi" rrjetin me bluzë transparente (Foto)

TË GJITHA

Moti i keq në vend/ Pezullohen lundrimet e linjës Durrës-Bari

11:17 : 02/10/2025

Vrasje dhe tjetërsim pronash, SPAK lëshon 8 urdhër arreste, mes tyre një grua/ DETAJE nga operacioni

10:58 : 02/10/2025

Tritoli në servisin e Alfred Gurrës në Fushë-Krujë, arrestohet autori

10:58 : 02/10/2025

FOTO/ I vëllai u arrestua sot nga SPAK, deputeti i PS: Secili mban përgjegjësi për jetën e vet

10:44 : 02/10/2025

Votimi i dyshimtë për Kushtetuesen/ Naureda Llagami kërkon dosjen në Gjykatën e Lartë

10:43 : 02/10/2025

Lejuan ndërtimet pa leje, Prokuroria Fier dërgon në gjyq 3 zyrtarë të IMT-së dhe 3 efektivë/ EMRAT

10:32 : 02/10/2025

8 mijë kilogramë speca me pesticide u kthyen nga Kroacia, “zgjohet” AKU kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë

10:30 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com