• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza nga Covid-19/ Ndihma ndaj bizneseve, Qeveria e pranon: Është skemë selektive. Zbardhet vendimi

08:00 : 16/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Qeveria pranon se skema e saj në mbështetje të bizneseve dhe qytetarëve për krizën e shkaktuar nga koronavirusi është selektive.

Kjo të paktën shkruhet në dokumentin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore që kryesohet nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Kjo e fundit, bashkë me 4 anëtarët e tjerë të Komisionit, ka miratuar autorimin e ndihmës shtetërore “Covid 19”, ku përcaktohet skema mbështetëse në formën e grantit.

Në këtë document shprehimisht thuhet “skema është selektive sepse ndihma i jepet vetëm ndërmarrjeve të caktuara të regjistruara në QKB, me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë”.

Gjithashtu ndihma konsiderohet selektive pasi “skema do të zbatohet në sektorë dhe ndërmarrje përfituese, të cilat janë active në sektorët në të cilët ekziston tregtia ndërkombëtare”.

Lexo edhe:

Skema Ponzi që mashtroi qytetarët e Divjakës: 580 viktima, mes tyre edhe zyrtarë lokalë

Hetimi i piramidave online/ Ereledio Shebeku: Ja si u njoha me skemën, zhvillohej në Telegram

Dokumenti me nr 96, në formën e një vendimi, është miratuar më 27 mars 2020.

Kjo është hera e parë që qeveria pranon zyrtarisht, përmes një dokumenti, se skema e mbështetjesndaj bizneseve dhe qytetarëve është selektive, akuzë kjo që i është bërë nga opozita, por edhe përfaqësues të biznesit, por që është kundërshtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit në deklaratat publike ka hedhur poshtë çdo akuzë lidhur me ndihmën selektive, qoftë me anë të granteve, ashtu edhe me pakot e ndihmave që shpërndahen për familjet, ndërsa ka sulmuar vazhdimisht opozitën lidhur me deklaratat e saj.

Por ky vendim i miratuar nga ministrja e Financave, duket se rrëzon të gjitha deklarimet, shoë dhe propogandën e qeverisë se po ndihmon pa dallime dhe jo në mënyrë selektive bizneset apo qytetarët, që kanë humbur një vend pune për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Por pavarësisht përcaksimit si një skemë selektive, Komisioni ka autorizuar zbatimin e skemës së ndihmës shtetërore të parashikuar në draftvendimin e Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe masën e përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milion leke, ndihmës ekonomike dhe të pagesës të të ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, sepse ndihma jepet për të mënjanuar gjendjen e rëndë në ekonominë e vendit si dhe për të shmangur efektet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore, e shkaktuar nga COVID-19.

Rferuar vendimit, skema synon të japë ndihmë në formën e granteve të drejtpërdrejta, për të përballuar dëmin e shkaktuar ndërmarrjeve, të ndikuara nga përhapja e virusit COVID-19 dhe për ruajtjen e vazhdimësisë së veprimtarisë ekonomike gjatë dhe pas përhapjes së COVID-19 si dhe individëve.

Sipas vendimit, përfitues janë ndërmarrjet (çdo person fizik ose juridik privat), me të ardhura vjetore deri 14 milion lekë, që kryejnë veprimtari ekonomike në të gjithë sektorët e ekonomisë si edhe individët, ndihma për të cilët jepet për të shmangur efektet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Ndihma do të jepet në formën e grantit të miratuar në buxhetin e shtetit, për vitin 2020, me vlerë të përgjithshme 5 850 000 000 (pesë miliard e tetëqind e pesëdhjetë milon) lekë.

Ndihma do të jepet nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë nga COVID-19, por jo më shumë së 3(tre) muaj.
Në vendim përcaktohet se masa është e hapur për të gjithë sektorët, përveç institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve publike. Masa jepet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Etiketa: ndihmaselektiveskema

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skema Ponzi që mashtroi qytetarët e Divjakës: 580 viktima, mes tyre edhe zyrtarë lokalë

20:33 : 25/09/2025
AKTUALITET

Hetimi i piramidave online/ Ereledio Shebeku: Ja si u njoha me skemën, zhvillohej në Telegram

20:47 : 23/09/2025
AKTUALITET

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mashtrimet me platformat XUEX dhe TXEX, 6 të arrestuar, 2 në kërkim! Ja skema që përdorej (Emrat)

11:24 : 14/09/2025
BOTA

DW: BE kërkon mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën

09:00 : 01/09/2025
AKTUALITET

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

14:44 : 20/07/2025
Para

Riatdhesimet, Rama në rolin e agjentit të udhëtimit/ Ofron paketat avion+hotel

TË GJITHA

A po përgatit Thesari amerikan monedhën e dekadës me imazhin e Donald Trump?

23:00 : 03/10/2025

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 tetor 2025

22:58 : 03/10/2025

“Trionda”, prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

22:49 : 03/10/2025

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025

Klodiana Lala: Astrit Avdyli urdhëroi vrasjen e Edmir Bregut, ja roli i vëllait të deputetit socialist

22:20 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com