• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vajtimi i mijëra kinezëve në murin dixhital të Heroit

20:10 : 15/04/2020
në AKTUALITET, BOTA

Li Yuan

Ata shfaqen aty për të thënë “mirëmëngjes” ose “natën e mirë”. Ata i thonë atij që ka mbërritur pranvera dhe se lulet e qershisë po lulëzojnë. Ata tregojnë se po bien në dashuri, se po harrojnë dashurinë ose se po divorcohen. Ata i dërgojnë atij foto me kofsha pule të skuqura, ushqimi i tij i preferuar. Ata i thonë se u mungon aq shumë.

Li Wenliang, mjeku nga qyteti kinez Wuhan, vdiq nga koronavirusi më 6 shkurt në moshën 34 vjeçare. Rreth një muaj më parë ai kishte shkruar në internet për të paralajmëruar miqtë për virusin e çuditshëm dhe vdekjeprurës që përhapej në spitalin e tij, për t’u kërcënuar më pas nga autoritetet qeveritare.

Ai u bë hero në Kinë kur paralajmërimet e tij u vërtetuan, dhe martir pasi vdiq. Pas vdekjes së tij, njerëzit filluan të mblidhen, në mënyrë virtuale, rreth postimit të tij të fundit në Weibo, platforma kineze e mediave sociale. Në komentet e tyre ata shprehin hidhërim dhe kërkojnë ngushëllim.

Disa e quajnë atë Muri i Lotëve i Kinës, një referencë me Murin e Jeruzalemit, ku njerëzit luten dhe lënë letrat e tyre me lutje mes në të çarat mes gurëve. Ndërsa virusi vdekjeprurës vret dhjetëra mijëra në mbarë botën, secila shoqëri ka gjetur mënyrat e saj unike për të përballuar humbjet dhe pikëllimin.

Lexo edhe:

No Content Available

Në një komb kryesisht ateist dhe me pak traditë të lutjes shpërtërore, Muri dixhital i Lotëve u lejon kinezëve të ndajnë me të tjerët trishtimin, zhgënjimin dhe aspiratat e tyre.

Mund të jetë vendi më shpirtëror në internetin kinez shpesh polemist dhe luftarak. Njerëzit i shkruajnë mendimet e tyre dhe dalin. Ata nuk debatojnë ose bëjnë akuza. Kur ata i përgjigjen njëri-tjetrit, ata përcjellin përqafime dixhitale dhe inkurajim. Unë qava ndërsa lexova  komentet. E gjeta dhe një shpjegim. Ai vend është një strehë për një popull të traumatizuar. Shumë njerëz, besoj, ndjehen ashtu.

Dr. Li kishte qenë një përdorues i zjarrtë i Weibo, ekuivalenti i Twitterit në Kinë, që nga viti 2011. Ai postoi mesazhin e tij të fundit në 1 shkurt. “Sot rezultati i testimit të acidit nukleik më doli pozitiv. Diagnoza përfundimisht konfirmohet,” shkroi ai për testin që konfirmoi se ai ishte infektuar nga koronavirusi. Vdiq pesë ditë më vonë.

Nën atë postim, përdoruesit e Weibo kanë lënë më shumë se 870,000 komente. Disa njerëz postojnë aty disa herë në ditë, duke i thënë atij se si i kalojnë mëngjeset, pasditet dhe mbrëmjet e tyre. Vetëm postimet e aktorëve më të mëdhenj të Kinës dhe yjeve të popit mund të kenë aq komente, por edhe atyre u mungojnë përgjigjet virale që ka postimi i fundit i Dr. Li.

Përdoruesit ndjehen të qetë duke biseduar me Dr. Li. Ata e dinë që ai kurrë nuk do t’i qortojë ose t’i gjykojë ata për atë që thonë. Ata e dinë, pasi kanë lexuar më shumë se 2,000 postimet e tij, se ai ishte një njeri me shpirt të butë dhe i sjellshëm. Ai ishte një person i zakonshëm ashtu si ata, që shijonte ushqimin dhe argëtimin dhe që lodhej duke punuar në punën e tij aq të kërkuar.

Kam lexuar mijëra mesazhe që njerëzit kanë lënë vetëm në 26 Mars, ditën e 49-të – ditën e shtatë të javës së shtatë – që nga vdekja e Dr.Li. Kinezët besojnë se ajo është dita kur shpirti i një personi më në fund largohet nga trupi dhe rimishërohet në një të porsalindur.

26 Marsi është gjithashtu dita kur Wuhani filloi ti lejojë banorët e tij të marrin hirin e të dashurve të tyre. Njerëzit u radhitën në radhë të gjata para shtëpive të varrimit. Fotografitë nxitën debate në mediat sociale për madhësinë e vërtetë të vdekshmërisë dhe dyshimet për besueshmërinë e numrave zyrtarë të qeverisë për të vdekurit në Wuhan.

Shumë nga fotografitë u censuruan më pas. Për shkak se shumë njerëz e shohin atë si një person të zakonshëm të padrejtuar nga autoritetet dhe si një hero që i rezistoi pushtetit, ata vijnë tek muri i tij për të shprehur zhgënjimin e tyre që drejtësia nuk ka mbizotëruar.

Ata janë të zemëruar që vetëm dy oficerë policie u ndëshkuan për qortimin e tij. Shumë besojnë se policia veproi sipas urdhrave nga lart. Ata gjithashtu ndajnë lehtësimin e tyre se bllokimeve në Kinës duket se po u vjen fundit, mosbesimin e tyre ndaj lajmeve zyrtare dhe frikën e tyre të vazhdueshme nga pandemia.

Disa njerëz ankohen se komentet u janë censuruar, një gjë që është vështirë të provohet. Ata shqetësohen se llogaria e tij Weibo mund të fshihet, ashtu si shumë të tjera. Atëherë, ata do të humbasin të vetmin vend ku mund të bëjnë një pushim nga një botë që është kthyer përmbys.

Ata shprehin pafuqinë e tyre ndërsa pandemia përhapet në shumë pjesë të botës, ku dy superfuqitë, Kina dhe SHBA, janë përfshirë në një përleshje të pakuptimtë diplomatike. Si të gjithë njerëzit e tjerë, ata nuk e dinë se si do të marrë fund e gjitha kjo. Por shumica e njerëzve thjesht shkruajnë aty për ti thënë atij se sa shumë u mungon, dhe se i dëshirojnë atij më të mirën në botën tjetër. /NewYorkTimes

/Përktheu: Mapo.al/

Etiketa: në murin dixhital të HeroitNga Li YuanVajtimi i mijëra kinezëve

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Skandali i madh/ Kompania që ka marrë koncensionin me vlerë 128 milionë euro ndërron emrin në Holandë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

19:05 : 15/05/2025

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025

Koka: Edi Rama po negocion me liderët evropianë që mos të futet në BE

18:50 : 15/05/2025

Mitaj pëlqehet në Serie A, Juventus pas mbrojtësit kuqezi

18:47 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com