• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bill Gates tregon se si mposhtet Koronavirusi

23:46 : 15/04/2020
në BOTA

Themeluesi i Microsoftit i kishte paralajmëruar prej kohësh drejtuesit e Shtëpisë së Bardhë që të përgatiteshin për një pandemic të mundshme. Më kot. Në shkrimin më poshtë ai shpjegon se çfarë mund të bëjmë tani:

Nuk ka dyshim që Shtetet e Bashkuara e humbën mundësinë për t’u parapërgatitur për koronavirusin. Por dritarja e kohës për vendime të rëndësishme nuk është mbyllur ende. Masat që ne dhe qeveria marrim tani, ndikojnë shumë në shpejtësinë e rënies së numrit të rasteve të reja, në një kohë që ekonomia ka ngecur dhe ku shumë amerikanë po varrosin të dashurit e tyre për shkak të Covid-19.

Gjatë punës time në Fondacionin Gates, kam folur gjatë me ekspertë dhe politikanë nga gjithë vendi. KJo e ka bërë të qartë për mua se duhen ndërmarrë tre hapa: Së pari, ne kemi nevojë për një zbatim të qëndrueshëm në shkallë vendi të mbylljes. Megjithë nxitjen e ekspertëve të shëndetit, disa shtete dhe zona ende nuk kanë urdhëruar një mbyllje të plotë.

Disa plazhe janë ende të hapura, në disa restorante ende u shërbehet klientëve nëpër tryeza. Kjo çon në katastrofë. Për shkak se njerëzit ende janë të lejuar të lëvizin lirshëm midis shteteve, virusi gjithashtu kapërcen kufijtë. Qeveria duhet ta kuptojë: mbyllja është efektive vetëm nëse zbatohet kudo. Deri kur niveli i infeksionit në SHBA të ulet – dhe kjo mund të zgjasë dhjetë javë ose më shumë – askujt nuk mund ti lejohet të vazhdojë si zakonisht ose të lëvizë lirisht. Çdo mosmarrëveshje në këtë pikë do të thotë humbje të mëtejshme të dhimbshme për ekonominë, rritje të mundësisë për kthimin e virusit që shkakton vdekje të mëtejshme.

Së dyti, qeveria amerikane duhet të sigurojë kryerjen e sa më shumë testimeve. Duhet më shumë komplete testimi. Për më tepër, rezultatet duhet të dalin sa më shpejt dhe të jenë të  sigurta. Ekzistojnë shebuj pozitivë: Shteti i Neë York kohët e fundit ka zgjeruar kapacitetin e tij të testimeve në më shumë se 20,000 teste në ditë. Metodat e testimit janë bërë gjithashtu më efikase. Rrjeti i Vlerësimit të koronavirusit në Seattle zhvilloi një test, për shembull, ku pacientët vetë mund të marrin mostrën me një tampon, pa rrezikuar stafin mjekësor. Shpresoj se këto dhe risi të tjera së shpejti do të jenë në dispozicion në mbarë vendin.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Deri atëherë, kërkesa për teste ka të ngjarë të tejkalojë ofertën për disa kohë. Përveç kësaj, aktualisht nuk ka rregulla të qarta se kush duhet të testohet e kush jo. Për shkak të mbingarkesës në laboratorë, dalja e rezultatit mund të zgjasë deri në shtatë ditë. Sidoqoftë, ato do ishin efikase nëse dilnin brenda 24 orëve. Prandaj duhet të vendosen përparësi të qarta.

Së pari duhet të testohen njerëzit në profesione të rëndësishme sistematike, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ndihmës së parë, profesionet e tjera e pastaj njerëzit me simptoma të rënda dhe së fundi ata që kanë pasur kontakte me të sëmurët. E njëjta vlen edhe për maskat mbrojtëse dhe respiratorët. Kur 50 guvernatorë luftojnë me njëri tjetrin për pajisjet e shpëtimit të jetës, dhe spitaleve u duhet të paguajnë çmime të rritura për to, kjo vetëm e përkeqëson situatën.

Së treti, ne kemi nevojë për një qasje të bazuar në të dhëna për të zhvilluar terapi dhe një vaksinë. Shkencëtarët janë duke punuar me shpejtësi. Ata që janë përgjegjës mund të japin kontributin e tyre duke u përmbajtur nga krijimi i thashethemeve që shkaktojnë panik. Kur ilaçi i malaries, hidroksilklorina u aprovua si një trajtim urgjent për Covid-19, shumë subjekte e bunkerizuan atë. Rezultati është që njerëzit me lupus, për të cilët ilaçi është jetik, vështirë se mund ta marrin më atë.

Le t’i përmbahemi praktikave më të mira. Kjo do të thotë: studime të shpejta me përbërësit e mundshëm aktivë dhe informim i publikut për rezultatet. Pasi të jetë gjetur një metodë e sigurt dhe efektive e trajtimit, sidoqoftë, duhet të sigurohet që dozat e para të mundshme t’i marrin ata që kanë nevojë më shumë.

Për të mposhtur përfundimisht sëmundjen, na duhet një vaksinë e sigurt dhe efektive. Nëse gjërat shkojnë mirë, mund të jetë gati në më pak se 18 muaj – kjo do të ishte një kohë rekord. Por beteja nuk mbaron me gjetjen e vaksinës. Për të mbrojtur jo vetëm amerikanët, por edhe njerëzit në mbarë botën, duhet të prodhohen miliarda doza individuale. Pa një vaksinë, vendet në zhvillim janë në rrezik shumë më të madh se vendet e pasura, pasi atje është edhe më e vështirë të zbatohet distancimi social dhe mbyllja.

Që tani duhet të fillojmë ndërtimin e mjediseve ku këto vaksina do të prodhohen më vonë. Për të peodhuar një vaksinë ka një sërë procesesh specifike. Ne duhet të krijojmë lehtësira për secilën nga substancat e nevojshme. Kompanitë private nuk mund ta bëjnë këtë, shtetet po. Është për tu vlerësuar fakti që qeveria amerikane nënshkroi marrëveshje me të paktën dy kompani për t’u përgatitur për prodhimin e vaksinave. Shpresoj që marrëveshje të tjera do të pasojnë.

Në fjalimin tim për TED në 2015, unë u kërkova liderëve botërorë që të përgatiteshin për skenarë pandemie, ashtu siç bëjnë për rast lufte – duke përdorur simulime për të zbuluar dobësitë e sistemit. Tani ne e kuptojmë se sa shumë kemi për të bërë. Por unë ende besoj se ne mund të shpëtojmë jetë dhe ta ringremë vendin tonë përsëri, me kushtin që të marrim sot vendimet e duhura. Vendimet bazuar në njohuritë shkencore, të dhënat dhe përvojën e ekspertëve mjekësorë. /Focus

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Statistikat e koronavirusit/ Çfarë mund të besojmë dhe çfarë duhet të injorojmë?

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

20:31 : 14/05/2025

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025

Evra: Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg…

20:22 : 14/05/2025

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025

Momenti i veçantë, kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve

20:13 : 14/05/2025

“Më kërkuan të merrem me politikë”, Luiz Ejlli flet pas zgjedhjeve: Zgjodha njeriun

20:12 : 14/05/2025

Finalja e Kupës së Italisë, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Bologna

20:04 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com