DASHI
I nderuar Dash, këtë javë do të mbizotërojë një klimë e këndshme në lidhjet tuaja ndërpersonale, pasi trekëndëshi i Afërditës e cila ndodhet tek Binjakët dhe të Marsit që ndodhet tek Ujori, tregon se komunikimi me personat tuaj shumë të dashur eshte i mire. Në 14/4, trekëndëshi i Diellit që ndodhet në shenjën tuaj me Plutonin i cili ndodhet në Bricjap, mund të krijojë presion në një cështje që lidhet me të tjerët ose me ambjentin e punës. Mirë do të ishte të kontrolloni me kujdes të dhënat para se të vendosni të veproni në një drejtim të caktuar.
Dashuria: Trekëndëshi i Afërditës me Marsin, i cili do të jetë tek Peshqit gjatë gjithë javës, tregon se do të ekzistojë një urë komunikimi me personin që ju intereson. Nëse jeni beqarë, këtë javë ka gjasa të ekzistojë një dritë jeshile në një cështjen tuaj sentimentale. Përdorini aftësitë tuaja komunikuese, si të jeni të lirë, apo në një lidhje, pasi gjashtkëndëshi i Afërditës me Merkurin që ndodhet në shenjën tuaj, tregon se komunikimi do të përbëjë “celësin”për jetën tuaj sentimentale.
Puna dhe Ekonomia: Katrori i Diellit që ndodhet në shenjën tuaj me Plutonin, tregon se këtë javë ka mundësi të hasni sjellje manipuluese nga personat me të cilët punoni së bashku. Pavarësisht atyrë, do t’ju jetë e lehtë të “rrëshqisni” pasi gjashtkëndëshi i Merkurit me Afërditën, do t’ju ndihmojë ta arrini. Nga data 19/4 kur Dielli do të ndodhet në shenjën e Demit, do të fillojë një periudhë gjatë së cilës financat tuaja do të kalojnë në prioritet dhe do t’ju vënë të merreni me disa cështje të caktuara ekonomike.
DEMI
Për ty Dem, këtë javë, trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Binjakët me Marsin që ndodhet tek Ujori, tregon se do të keni mundësinë të zgjidhni një cështje profesionale dhe madje me një mënyrë që do të dilni të fituar nga kjo. Në 14/4, katrori i Diellit që ndodhet në Dash me Plutonin që ndodhet në Bricjap, mund të krijojë keqkuptime me një person të rrethit tuaj të gjërë, të cilat nuk do t’i lini të kalojnë ashtu! Përpiquni të mos fokusoheni tek ato pasi është e sigurt se më pas do të bëheni më të rrept aty ku nuk duhet. Në 19/4, hyrja e Diellit në shenjën tuaj, tregon se periudhën e kaluar do të kini vëmëndjen e të gjithve mbi vete!
Dashuria: Këndet pozitive të Afërditës këtë javë- trekëndëshi që formon me Marsin në Ujor por edhe gjashtëkëndëshi që formon me Merkurin në Dash- tregojnë se komunikimi në jetën tuaj personale do të prezantojë shenja përmirësimi. Nëse jeni të lirë dhe veproni në “prapaskena” në një cështje shpirtërore, atëher do duhet të jeni më të kujdesshëm nëse nuk doni që të ekspozoheni. Nga data 19/4 me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj, fillon një periudhë, gjatë së cilës do jetë shumë e lehtë për ju që të tërhiqni vëmëndjen por edhe zemrën e personin që ju intereson.
Puna dhe Ekonomia: Katrori i Diellit që ndodhet në Dash me Plutonin që ndodhet në Bricjap, do të realizohet në datë 14/4 dhe do t’ju krijojë shqetësim në cisa cështje pune të lëna pezull. Pavarësisht kësaj, shqetësimi juaj pritet të mos jetë i bazuar diku, ndaj mirë do të ishtë të shihni nëse ka argumenta për ta mbështetur. Kjo javë mund të krijojë disa vështirësi të caktuara gjatë sqariminn e cështjeve që kanë lidhje me punën, por e mira është se aftësitë tuaja komunikuese do të jenë shumë ndihmuese për t’i zgjidhur.
BINJAKËT
Ju Binjakë, këtë javë jeni një prej shënjave për të favorizuara pasi vec se do të mirëprisni Afërditën në shenjën tuaj, këndet pozitive që krijon Marsi në Ujor dhe me Merkurin në Dash, tregojnë se do të përmirësoheni. Kthejeni vëmëndjen tuaj në lidhjet ndërpersonale dhe jetën tuaj sentimentale, pasi atje mund të ekzistojnë disa zhvillime të këndshme. Në 14/4, do të realizohet një kënd i vështirë midis Diellit që ndodhet në Dash dhe Plutonit që ndodhet në Bricjap, duke shfaqur cështje të kaluarës të cilat duhet të sqarohen. Kjo mund të krijojë siklet, por është e nevojshme të bëhet për të mos i mbani “peshë” në të ardhmen tuaj. Në datë 19/4, hyrja e Diellit në Dem, do t’ju krijojë mbyllje në vetvete, gjë që do të jetë e mirë për tu riorganizuar.
Dashuria: Afërdita që ndodhet në shenjën tuaj, do të përforcojë aftësitë tuaja dipllomatike dhe do t’ju ndihmojë të kapërceni, pa mund por edhe me manyrën komunikuese më të duhur, disa tensione që mund të kenë ekzistuar midis jush dhe partnerit. Nëse jeni beqarë, do duhet të jeni më të kujdesshëm me zgjedhjet që do të bëni në jetën tuaj sentimentale, vecanërisht nëse ajo lidhet me një person të kaluarës. Katrori i Diellit që ndodhet në Dash me Plutonin që ndodhet në Bricjap në 14/4, mund t’ju kthejë në kujtime të cilat do t’ju krijojnë melankoli.
Puna dhe Ekonomia: Këtë javëështë e nevojshme të mbështeteni mbi aftësitë tuaja komunikuese pasi ato do t’ju ndihmojnë të “rrëshqisni” nga “kurthe” në punë dhe të fitoni dicka që dëshironi. Një ndihmë në një cështje që ka të bëjë me punën dhe ju shqetëson, nuk përjashtohet të rishfaqet përmes një kolegu tuaj, ndaj dhe mos hezitoni të kërkoni dicka që doni. Nga data 19/4 kur Dielli do të kalojë në shenjën e Demit, do duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të mos i ndani me të gjithë planet tuaja profesionale.
GAFORRJA
E nderuar Gaforre, këtë javë ka mundësi të ndiheni më të mbyllur në vetvete, gjë që mund t’ju kufizojë qoftë dhe përkohësisht në qëndrimin tuaj komunikues. Pavarësisht tij, këndet pozitive të Afërditës që ndodhet tek Binjakët me Marsin që ndodhet tek Ujori, por edhe me Merkurin që ndodhet tek Dashi, tregojnë se do të keni mundësinë të gjeni zgjidhje në një cështje profesionale e cila lidhet me të kaluarën. Në 19/4, Dielli kalon nga shenja e Demit dhe do t’ju krijojë nevojën për të fituar terrenin e humbur në komunikimin tuaj me të tjerët! “Kontakti” me shokët tuaj do të jetë shumë ndihmues në psikoligjinë tuaj, ndaj dhe mos e lini pas dore.
Dashuria: Këtë javë do të kuptoni sesa i rëndësishëm është për ju partneri juaj dhe është një mundësi e mirë për t’ja treguar, pasi kjo gjë do të ndihmojë në klimën e lidhjes tuaj. Nëse jeni të lirë, ka mundësi të fillojë një komunikim me një person që ju intereson, por ajo për një arsyje do të qëndrojë larg “dritave tëskenës”. Në rast se ekziston dhe dicka tjetër në jetën tuaj, këtë periudhë shmangni lëvizjet “pas skene” pasi me këtë mënyrë do të rrezikoni për tu ekspozuar.
Puna dhe Ekonomia: Këtë javë do të shfaqen disa cështje profesionale ose më saktë do të mendoni shumë rreth dickaje që lidhet me punën. Katrori i Diellit që ndodhet në Dash me Plutonin që ndodhet në Bricjap në datë 14/4, mund t’ju sjellë tensione me një koleg ose një person qëështë në autoritet më të lart se ju në punë. Përpiquni të mos ndiqni shprehjen “ dhëmbë me dhëmbë”, pasi do të krijohën probleme të pakapërcyeshme në lidhjet tuaja ndërpersonale. Hyrja e Diellit në Dem në 19/4, do t’ju favorizojë ju që punoni në një skuadër njerëzish.
LUANI
Ju Luanë, këtë javë përpiquni t’ju kaloni të tjerëve nevojën tuaj për komunikim personave tuaj të dashur, pasi kontakti me personat që doni do të ketë një ndikim pozitiv për ju. Trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Binjakët me Marsin që ndodhet në Ujor, tregon se kjo javë do të favorizojë lëvizje pajtimesh me persona me të cilët periudhën e kaluar keni patur probleme. Sa kalojnë ditët, aq edhe humori dhe komunikimi juaj me të tjerët do të shfaqë fryte dhe në ktë do të ndikojë dhe këndi pozitiv i Afërditës që ndodhet tek Dashi.
Dashuria: Këndet pozitive të Afërditës me Marsin dhe Merkurin, tregojnë se kjo javë do të shkojë shumë mirë për cështjet tuaja sentimentale. Nuk përjashtohet as ekzistenca e një marrëveshjeje për një cështje që ka shkaktuar mjaft keqkuptime me partnerin tuaj. Nëse jeni beqar, njerëzit që ndodhen në rrethin tuaj të afërt do të përbëjnë “asin nën mëngë”, për një cështje sentimentale. Këto ditë investoni në komunikimin tuaj me personin që ju intereson, pasi do të dilni të fituar në të.
Puna dhe Ekonomia: Katrori i Diellit që ndodhet në Dash me Plutonin që ndodhet në Bricjap në datë 14/4, tregon se ka mundësi të krijohen disa keqkuptime në ambjentin e punës tuaj. Sa kalojnë ditët, këto keqkuptime do të ulen, por kjo vetëm duke bërë durim. Hyrja e Diellit në shenjën e Demit në datë 19/4, tregon se gjatë fundit të javës, interesimin tuaj do ta tërheqin cështjet profesionale. Ndaj mbani mend se tashmë fillon një periudhë dedikuar fushën profesionale.
VIRGJËRESHA
Për ty Virgjëreshë, java do t’ju shfaqë cështjet tuaja profesionale pasi Afërdita që ndodhet tek Binjakët ju fton të përqëndroheni në to. Këndet pozitive që do të krijojë Marsi nga Ujori dhe me Merkurin nga Dashi gjatë javës, do të përforcojnë aftësitë tuaja negociuese dhe qëndrimin komunikues, të cilat do të përbëjnë ndihmë të madhe për marrëveshjet dhe bisedimet profesionale. Në datë 14/4, katrori i Diellit që ndodhet në Dash me Plutonin që ndodhet në Bricjap, tregon se dita ka nevojë për vëmëndje, pasi mund të ekzistojnë disa cështje të cilat do t’ju lodhin mëndjen.
Dashuria: Këndet pozitive që realizon Afërdita këtë javë me Marsin dhe Merkurin, mund të sjellin lajme të mira dhe në cështjet tuaja shpirtërore. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, mirë do ishte të përqendroheni tek partneri juaj pasi nëse e bëni, do gjeni plotësisht mënyrën për t’u afruar. Nëse jeni të lirë, ka mundësi të shfaqet një interesim i ri në ambjentin tuaj të punës, ndaj dhe jini të kujdesshëm në mënyrën e menaxhimit të punës tuaj pasi mund të përbëjë pengesë.
Puna dhe Ekonomia: Kontakti dhe komunikimi me persona që lidhen me ambjentin tuaj të punës, do të jenë të këndshme këtë javë, pasi do të vëreni se do ka dëshirë të mirë nga të dyja palët. Hyrja e Diellit në shenjën e Demit në 19 Prill, tregon se një propozim mund t’ju vijë nga një persona që ndodhet në ambjentin tuaj të gjërë. Vlerësojeni me kujdes pasi ka gjasa t’ju leverdisë!
PESHORJA
Për ju Peshore, këtë javë duket se do t’ju ngrihet humori pasi Afërdita që ndodhet në shenjën e Binjakëve, do të formojë kënde pozitive me Marsin në Ujor dhe me Merkurin që ndodhet në Dash. Kjo tregon se komunikimi juaj me të tjerët do të jetë i mirë dhe në disa raste do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje dhe në cështje që ju shqetësojnë. Temat tuaja sentimentale, por dhe c’do gjë tjetër që lidhet me cështjet tuaja ndërpersonale, do të ndodhen në epiqëndër këtë javë. Në datën 14/4, katrori i Diellit që ndodhet në Dash me Plutonin që ndodhet në Bricjap, tregon se duhet të jeni të kujdesshëm, në mënyrën sesi e menaxhoni një keqkuptim që mund të hasni me personin tuaj të dashur. Shmangni sjelljet manipuluese, pasi dhe veprimet do të kenë reagimet analoge.
Dashuria: Këndet favorizuese të Afërditës do t’ju ndihmojnë në c’do gjë që lidhet me fushën sentimentale këtë javë. Nëse jeni beqarë, komunikimi me një person që ju intereson, do fillojë t’ju japë fryte këto ditë. Në datë 14/4, katrori i Diellit me Plutonin mund t’ju krijojë një klimë të cuditshme në lidhje me partnerin tuaj. Përpiquni tëlini nervozizmin që ekziston midis jush të mos ndikojë pasi do jetë shumë e lehtë të krijohen mjaft probleme midis jush. Në korniza të përgjithshme, kjo javëështë shumë e mirë dhye nëse menaxhoni me mature disa paqartësi të vogla që mund të keni me partnerin tuaj, atëher do të dilni të fituar.
Puna dhe Ekonomia: Komunikimi me kolegët tuaj do të përbëjë treguesin kryesor të kësaj jave dhe nuk përjashtohet të ndryshojë disa gjëra të cilat ju kishin vështirësuar periudhën e kaluar. Ndoshta mund të ndjeni se të tjerët kanë fjalën e fundit në bisedimet profesionale, por kontrollojeni me kujdes këtë ndjesi, pasi mund të jetë thjesht ideja juaj. Në datë 19/4, hyrja e Diellit në shenjën e Demit tregon se javën e kaluar do të ketë shumë sqarime të cështjeve në punë dhe detyrimeve të përditshmërisë, ndaj mirë do të ishte të parallogarisni direkt të gjitha ato me të cilat keni për tu marrë.
AKREPI
I ndëruar Akrep, kjo javë do të jetë më e lehtë për të menaxhuar disa cështje të kaluarës dhe vecanërisht nëse lidhen me kolegë apo sqarime ekonomike. Afërdita që ndodhet tek Binjakët, do të formojë kënde pozitive me Marsin që ndodhet në Ujor por edhe me Merkurin në Dash, duke treguar se do të jetë më e lehtë për ju për të përdorur aftësitë tuaja dipllomatike dhe të sistemoni cështje që kanë të bëjnë me të tjerët. Në datën 14 Prill, katrori i Diellit që ndodhet në Dash me Plutonin që ndodhet në Bricjap, mund t’ju sjellë në përditshmërisë tuaj një detyrim i cili do t’ju lodhë shumë, por përkohësisht.
Dashuria: Këndet pozitive që do të formojë Afërdita këtë javë, tregojnë se do të keni mundësi për t’u afruar me një person që do t’ju tregojë interesimin e tij. Nga data 19/4, do të fillojë një periudhë për ju, e cila do të krijojë mundësitë e duhura për të filluar dhe një lidhje të re. Nëse e keni gjetur tashmë partnerin tuaj, investoni në kohën tuaj të përbashkët, duke gjetur aktivitete kreative për të dy ju. Kjo do të përbëjë kundërpeshën e detyrimeve të përditshme që mund të krijojnë probleme midis jush dhe të lodhin lidhjen tuaj.
Puna dhe Ekonomia: Do të keni mundësi këtë janë për të zgjidhur një cështje midis kolegësh e cila do të shfaqet nga fundi i javës, ndaj deri atëher duhet të kini shumë durim. Në 14/4, katrori i Diellit me Plutonin, tregon se mund të hasni sjellje nga persona me të cilët punoni së bashku, të cilat nuk do t’ju pëlqejnë aspak pasi do t’i konsideroni presionuese. Mirë do të ishte ti kaloni me dipllomacinë tuaj, e cila në të tilla raste është shpëtimtare, për të vazhduar të jetë një klimë e mirë në ambjentin e punës tuaj.
SHIGJETARI
Për ju Shigjetarë, këtë javë, Afërdita e cila ndodhet përballë jush në shenjën e Binjakëve, do të luajë një rol definitive në këndet e ditëve por edhe në humorin tuaj, duke krijuar një klimë të mirë midis jush dhe të tjerëve. Trekëndëshi që do të krijojë me Marsin i cili ndodhet në Ujor por edhe me Merkurin që ndodhet në Dash, tregon se komunikimi juaj me persona të dashur vec se humorit të mirë, do të përbëjë dhe një burim frymëzimi për ju, i cili ka mundësi ta përdorni në aktivitete produktive! Cështjet sentimentale do të favorizohen shumë dhe nuk përjashtohet të merrni lajme të mira në këtë fushë. Në datë 14/4, katrori i Diellit I cili ndodhet në Dash me Plutonin që ndodhet në Bricjap, mund të krijojë gërricje në një lidhjen tuaj me shkak një cështje ekonomike.
Dashuria: Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, kjo javëështë shumë e mirë për të lënë pas c’do gjë që ju ka besdisur tek partneri juaj dhe të bëni një fillim të ri së bashku. Në ktë do të ndihmojë Afërdita me këndët mbështetëse ndaj Marsit dhe Merkurit, pasi do të tregojë se është e lehtë të ekzistojë një klimë e mirë në lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë, ka shumë mundësi të vijë një lajm i mirë për një person që ju intereson përmes një personi që ndodhet në rrethit tuaj të afërt! Flirtimi do të mbizotërojë në ditët e javës tuaj dhe do të përbëjë “kripën” për ti dhënë shijë javës.
Puna dhe Ekonomia: Detyrimet ekonomike dhe cështjet e punës nuk do të jenë prioriteti juaj këtë javë, por pavarësisht këtij fakti, do nevojitet të shihni disa punë që do të shfaqen si mënyra për rrugëzgjidhje. Një bisedë me një kolegun tuaj do të jetë qetësuese për ju dhe gjërat që kishit lënë pezull së bashku. Në datën 19/4, hyrja e Diellit në shenjën e Demit tregon se periudhën e ardhshme do t’ju shqetësojnë në vecanti punët e përditshmërisë, të cilat do të fillojnë të shtohen.
BRICJAPI
I nderuar Bricjap, kjo javë do të fillojë me humorin e mirë pasi Afërdita e cila ndodhet tek Binjakët do të krijojë kënde pozitive dhe me Marsin që ndodhet në Ujro, por edhe me Merkurin që ndodhet në Dash. Këto kënde, do t’ju sjellin në dukje cështje që lidhen me financat tuaja por edhe me shtëpinë dhe madje bashkë me to, do keni dhe mënyrat për t’i menaxhuar. Në 14/4 është një ditë e cila mund të shoqërohet nga një atmosferë e rëndë për shkak të katrorit të Diellit që ndodhet në Dash me Plutonin që ndodhet në shenjën tuaj, por kjo do të jetë e përkohshme. Përpiquni të mos lini cështjet që lidhen me piunë dhe detyrimet e shtëpisë t’ju krijojnë probleme në lidhjen tuaj me personat e dashur.
Dashuria: Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, këtë javë do të ishte mirë të përqendroheni së bashku me partnerin tuaj në një pastrim të shtëpisë tuaj, pasi do të ishte ndihmuese akoma dhe në humorin tuaj! Mos lini asgjë asgjë që nuk ju duket e dobishme të qëndrojë akoma në hapësirën e shtëpisë tuaj, por për të ndodhur kjo duhet fillimisht të bini dakort me partnerin tuaj! Nëse jeni të lirë, nga data 19/4 me hyrjen e Diellit në shenjën e Demit, fillon një periudhë, gjatë së cilës cështjet tuaja sentimentale do të favorizohen mjaftueshëm! Deri atëher ka shuëm gjasa të ekzistojë një bisedim me një person që ju intereson, i cili parapërgatisë për periudhën e ardhshme.
Puna dhe Ekonomia: Disa punë dhe detyrime që lidhen me punën tuaj, mund t’ju shqetësojnë këtë javë dhe e vërteta është se mund t’ju krijojnë ankth. Katrori i Diellit që ndodhet në Dash me Plutonin që ndodhet në shenjën tuaj në datë 14/4, do të zmadhojë shqetësimet tuaja me rezultat të mos shihni lehtë cështjet ashtu si janë realisht. Pavarësisht tyre, do të keni mundësi për sistemuar detyrimet tuaja profesionale por edhe punët e rutinës me ndihmën e të tjerëve.
UJORI
Ju Ujorë, këtë javë do të jeni të përfshirë në mendime për një person të caktuar dhe ka mundësi të kërkoni shansin për të komunikuar me të. Afërdita, e cila ndodhet tek Binjakët dhe do të krijojë kënd pozitiv me Marsin i cili ndodhet në shenjën tuaj, por edhe me Merkurin që ndodhet tek Dashi, tregon se kjo mundësi nuk do të vonojë të vijë! Cështjet tuaj sentimentale do të ndodhen në prioritet dhe do të keni probabilitete të larta për tu zhvilluar ashtu si ju doni. Por kini pasi mund të aktivizoheni më shumë në një cështje të caktuar dhe si përfundim të keni rezultate të kundërta. Në 14/4, katrori i Diellit që ndodhet nëDash me Plutronin që ndodhet në Bricjap, mund të krijojë një përplasje me një person që ndodhet në rrethin tuaj të afërt.
Dashuria: Këndet pozitive të Afërditës do t’ju ndihmojnë të komunikoni në thelb me partnerin tuaj dhe të mos e lini rutinën e përditshmërisë të zhysë lidhjen tuaj. Angazhimi juaj me aktivitete produktive, do të motivojë dhe vetë motivin, ndaj dhe kërkoni gjëra që do të përbëjnë burim frymëzimi për ju. Nëse jeni të lirë, ka mundëi të filloni të flisni këtë javë me një person që ju intereson, i cili do t’ju tregojë mënyrën me të cilën duket të menaxhoni situatën midis jush.
Puna dhe Ekonomia: Një cështje ekonomike, e cila funksionon nga punë juaj, do t’ju shqetësojë mjaftueshëm këtë javë. Sigurisht, bashkë me këtë cështje do të vijnë dhe mundësitë e duhura për ta zgjidhur për përfitimin tuaj. Aftësia komunikuese dhe klima e mirë që do të ekzistojë në ambjentin tuaj profesional, do të jetë shumë ndihmues për synimet tuaja. përpiquni të mos lini tensione të vogla që mund të krijohen me disa persona të caktuar të ndikojnë figurën tuaj.
PESHQIT
Ju Peshq, këtë javë do të shihni se keni frymzim dhe ai është që do t’ju drejtojë për të kërkuar aktivitete artistike për ta shfytëzuar! Afërdita e cila ndodhet tek Binjakët, formon kënde favorizuese me Marsin i cili ndodhet në Ujor por edhe me Merkurin në Dash, duke treguar se këtë javë do të jetë e lehtë të shprehni ndjenjat tuaja, të gjeni aktivitete të këndshme për tu marrë, dhe përse jo të filloni dhe një hobi të ri! Në datë 14/4, katrori i Diellit i cili ndodhet në Dash me Plutoni i cili ndodhet në Bricjap, mund të krijojë kundërshtime me një person të ambjentit tuaj të ngushtë, përshkak të cështjeve të kaluarës. Tashmëështë mundësia e duhur për ti zgjidhur për të mos ju shqetësuar kurrë më.
Dashuria: Këndet pozitive që realizon Afërdita këtë javë me Merkurin por edhe me Marsin, ju ftojnë të përqendroheni tek partneri juaj, të planifikoni gjëra së bashku që doni të bëni dhe t’i besoni njëri tjetrit, sepse kjo është pikërisht ajo që keni nevojë për moment. Nëse jeni të lirë, nga data 19/4, kur Dielli të kalojë në shenjën e Demit, do të keni mundësinë të komunikoni me një person të cilin e keni njohur përmes një njeriut tuaj të dashur. Të mbani mend se komunikimi do të luaj një rol shumë të madh në vija ët përgjithshme në cështjet tuaja sentimetale periudhën e ardhshme.
Puna dhe Ekonomia: Këtë javë ka mundësi të mos ju shqetësojnë shumë cështjet tuaj të punës, por pavarësisht këtij fakti, do të ekzistojnë disa “mendime-rrufe” në lidhje me detyrimet tuaja profesionale. Përpiquni të mos i lini këto mendime të krijojnë skenare, të cilat do të krijojnë shtrembërim të ngjarjeve të vërteta./BW