• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Demagogjia me “pagën e luftës” / Pas procedurave burokratike, ja shuma që i mbetet një të vetë-punësuari

12:37 : 13/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Kryeministri Edi Rama pasi shpalli luftën me armikun e padukshëm, sikundër konsideron koronavirusin, tha se qytetarët që kanë humbur vendin e punës, apo ato që s´mund të sigurojnë pagat për shkak të masave të Qeverisë që detyrojnë mbylljen e bizneseve, do të marrin atë që ai e quajti si “paga e luftës”.

Madje në fund të muajit mars u publikua edhe vendimië Qeverisë, që shkaktoi debate lidhur me kohën kur do të niste dhënia e pagës për ata që konsiderohen të vetë-punësuar, ose kategoritë që kishin humbur vendet e punës.

Rama deklaronte se në mes të muajit prill do të zgjerohej kategoria e atyre që përfitonin pagat e luftës, por ajo që po ndodh është se procesi po ecën shumë ngadalë për shkak të procedurave burokratike.

Ata që pretendojnë të përfitojnë “pagën e luftës” nga Rama duhet të plotësojnë formularët, më pas janë Tatim-Taksat që bëjnë verifikime, nëse përfituesit i kanë paguar nëpër banka, detyrimet e tyre.

Paga e luftës është në masën 26 mijë lekë të reja që përkon me atë minimale.

Lexo edhe:

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

Që të jesh përfitues, mes gjithë detyrimeve që duhet të paguash janë edhe sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore, të cilat së bashku shkojnë në 24 mijë lek të reja, shumë e cila duhet të paguhet deri në 20 prill.

Dhe nëse nga paga e luftës, zbriten detyrimet, atëherë ajo çka përfitojnë ata që do të mund të marrin shumën e caktuar nga Qeveria është vetëm 20 mijë lekë të vjetra, ose 2 mijë lekë të reja, shkruan Syri.

Kreu i shoqatës së Biznesit të Vogël, Shpëtim Agolli, ka denoncuar lojën e Qeverisë me `pagën e luftës`, e cila duket se është vetëm një demagogji ose një shoë, ashtu sikundër po ndodh me pandeminë, e cila shpallet si luftë, ndërsa virusi si armik.

Vendimi i Qeverisë qaron se përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë për vitin 2019, sipas kategorizimit të mëposhtëm:

a) Personat fizikë të vetëpunësuar;
b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;
ç) Të punësuarit në personat juridikë.

Në vendim përcaktohet se për të përfituar ndihma financiare, duhet që subjekti tatimpagues së pari të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim.

Së dyti të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin.

Së treti të ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.

Nga ana tjetër nënvizohet se subjektet që përmbushin kushtet duhet të paraqesin edhe kërkesën pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit kërkesën me të dhënat e përfituesve sipas pikës 3, të këtij kreu, ku përfshihen:

a) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS;
b) Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetë-punësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë: i. emrin, atësinë, mbiemrin; ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit; iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; iv. numrin e llogarisë bankare.

Vendimi sanksionon se pas paraqitjes së kërkesës nga subjekti, nga ana e strukturave të drejtorive rajonale tatimore bëhet verifikimi dhe identifikimi i aplikuesve si dhe kërkesave të tyre, brenda 10 ditëve të para të muajit pasardhës.

Verifikohet nëse tatimpaguesi dhe veprimtaria e tij, bën pjesë në listën e veprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare.

Po kështu deklarimet e bëra dhe pagesat e kryera për tatimet dhe kontributet (siguracionet e pensionit dhe ato shëndetësore) si dhe krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike dhe detyrimet e paguara.

Efektet financiare të këtij vendimi llogaritet që të jenë 5.85 miliardë lekë të reja në total, por ndihma financiare, që përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 000 lekë në muaj, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Etiketa: paga e luftesproceduraRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

12:05 : 18/07/2025
Para

Nëna 52-vjeçare e futbollistit të njohur Neymar lidhet me një djalë 22-vjeçar

TË GJITHA

Rumania emëron një ministër rom, rasti i parë në një vend të Bashkimit Europian

22:27 : 18/07/2025

Interi irritohet me Asllanin, drejtori sportiv i zikaltërve: Gjej ekip për t’u shitur!

22:23 : 18/07/2025

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025

Përplasja Lapaj-Shabani, Lubonja: Intriga po i degradon të dyja palë

22:02 : 18/07/2025

Turi i dytë i Ligës së Konferencës/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në Andorrë në piskun e vapës

22:02 : 18/07/2025

Kreu i Mossad vizitë në SHBA, kërkon ndihmë për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

21:48 : 18/07/2025

Futbollisti shqiptar transferohet te LASK për 700 mijë euro

21:47 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com