• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Misteret e shkallës së vdekshmërisë së Covid-19

18:10 : 12/04/2020
në BOTA

Nga Michael Le Page

Me shifrat në rritje tragjike, vlerësimi i shkallës së vdekshmërisë së Covid-19 ka ende ndryshime të thella, nga e më e ulta 1 në 1000 deri tek më e larta 1 në 30. Kjo për shkak se rreziku varet nga mosha, seksi, shëndeti dhe trajtimi shëndetësor që u jepet njerëzve. Me fjalë të tjera, niveli i vdekjeve do të ndryshojë nga një vend në tjetrin dhe me kalimin e kohës. Në Mbretërinë e Bashkuar, më 5 prill kishte 4934 të vdekur nga 47.806 raste të konfirmuara – një normë fataliteti rreth 10 përqind.

Për Italinë, shifra është 12 përqind dhe për Gjermaninë vetëm 1 përqind. Këto shifra nuk na tregojnë se sa prej atyre që janë infektuar do të vdesin, pra ajo që njihet si shkalla e vdekshmërisë së infeksionit. Kjo për faktin se nivelet e vdekshmërisë duhet të përfshijnë edhe rastet e pakonfirmuara, si edhe për faktin se nga rastet e konfirmuara ka të pashëruar që gjithashtu mund të vdesin. Në fillim të marsit, për shembull, Koreja e Jugut kishte një shkallë vdekshmërie vetëm 0.6 përqind. Kjo u rrit në 1.7 përqind dhe më pas shkoi në 2.9 përqind.

Mosha është një faktor, thotë Melinda Mills, nga Qendra Leverhulme për Shkenca Demografike në Mbretërinë e Bashkuar. Në Korenë e Jugut dhe Gjermani, njerëzit e parë që u infektuan ishin kryesisht të rinj. Bazuar në atë që po ndodh në Itali, Mills dhe kolegët e saj llogaritin se nëse 10 përqind e njerëzve infektohen, do të kishte 302.530 vdekje në Itali, me popullsinë e saj të plakur prej 61 milion dhe 1420558 vdekje në Nigeri, me popullsinë e saj shumë më të re prej 191 milion.

Neil Ferguson dhe ekipi i tij në Imperial College London kanë vlerësuar numrin e rasteve të vdekjeve në Kinë bazuar në raport me të testuarit pozitivë në Ëuhan. Ata arritën në përfundimin se shkalla e vdekshmërisë së infeksionit në Kinë është 0.66 përqind (The Lancet Sëmundjet infektive, doi.org/ggqn5t).

Lexo edhe:

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

Ndërkohë Julien Riou nga Universiteti i Bernës në Zvicër supozon se të gjitha rastet e covid-19 midis njerëzve mbi 80 janë duke u zbuluar. Ekipi i tij vlerëson se shkalla e vdekshmërisë së infeksionit në Itali është 3.3 përqind, duke u rritur nga 1 përqind në mesin e personave të moshës midis 50 dhe 59 në afro 90 përqind në ata të moshës 80 vjeç e lart. Për Kinën dhe Spanjën, norma e përgjithshme është 3 përqind.

Jason Oke në Universitetin e Oksfordit mendon se jo të gjitha vdekjet që i atribuohen covid-19 janë shkaktuar prej tij. Ai thekson se ndërsa ka rritje të vdekjeve në Itali, sipas EuroMOMO, një organizatë e monitorimit të shëndetit publik, nuk është aq e madhe sa ajo gjatë sezonit të fundit të gripit të keq në 2016. Ekipi i tij mendon se niveli i vdekshmërisë së infeksionit mund të jetë më i ulët se 0,1 përqind.

Por më 1 prill, në faqen e internetit EuroMOMO pati një paralajmërim të theksuar kundër nxjerrjes së konkluzioneve të tilla bazuar në të dhënat e saj. Ndërsa paralajmërimi është hequr, aty thuhet se “numri i vdekjeve në javët e fundit duhet të interpretohet me kujdes”. Për më tepër, është raportuar gjithashtu se një qytet i goditur keq në Itali, i quajtur Nembro, ka pasur 158 vdekje deri më tani këtë vit në krahasim me një mesatare vjetore prej 35 vdekje në pesë vitet e fundit. Por vetëm 31 nga 158 vdekjet e regjistruara janë shënuar si rezultat i covid-19.

Tani për tani, ne ende nuk mund të themi me siguri se cilat janë nivelet e vdekshmërisë së infeksionit. Kjo do të fillojë të bëhet më e qartë nëse testimi i antitrupave mund të zbulojë se kush është infektuar në të kaluarën, dhe kështu të bëhet raporti me numri e vdekjeve. /New Scientist

/Përktheu:Mapo.al/

Etiketa: COVID 19matjevdekshmeria

Lajme të lidhura

BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
AKTUALITET

E marta “e zezë” e shoferëve/ INSTAT: Vdekshmëria, 10.5 për 100 aksidente rrugore

22:52 : 29/01/2025
BOTA

CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez

08:18 : 26/01/2025
AKTUALITET

Shpërthen Covid-19, mjekët: 90% e rasteve, janë të prekur nga koronavirusi

16:10 : 10/08/2024
RAJONI

Kosovë, regjistrohen 19 raste me COVID-19

16:00 : 27/07/2024
Para

Pandemia covid-19, Gates: Duhen investime tani dhe në të ardhmen

TË GJITHA

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë, adoleshenti u qëllua me armë zjarri në një piceri/ DETAJE

19:49 : 01/06/2025

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

19:28 : 01/06/2025

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com