• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ARRIVEDERCI, EUROPE!

20:20 : 11/04/2020
në AKTUALITET, BOTA

Nga Andreas Hoffmann

Një e martë marsi në mbrëmje. Një zotëri i nderuar shfaqet në televizion në miliona familje gjermane. Ai ka veshur një kostum blu, një këmishë të bardhë dhe një kravatë me model delikat. Pas tij ka flamuj evropianë dhe italianë. Giuseppe Conte, Kryeministri i Italisë, po intervistohet nga ARD, por profesori i drejtësisë po mban një fjalim edhe si burrë shteti. Flet për të vdekurit, për “plagën” që virusi po shkakton në vendin e tij dhe thotë se “Evropa duhet të tregohet një shtëpi e përbashkët”.

Evropa? Një shtëpi e përbashkët? Në kohën e Covid-19, vendet e BE janë krejt të veçuar. Shtëpia është ende në këmbë, por qiramarrësit janë mbyllur në apartamentet e tyre.

Krerët e shteteve dhe qeveritë donin ta luftonin së bashku krizën, ata premtuan një samit në mes të marsit. Të nesërmen Austria mbylli kufijtë, pastaj Republika Çeke e më pas Polonia. Pas disa ditësh, edhe Gjermania mbylli kufijtë, edhe pse Kancelarja Merkel ishte kundër kësaj mase për një kohë të gjatë.

Qeveria Merkel dëshironte mbajtjen e veshjeve mbrojtëse në vend të ndalimit të eksportit. Liria për të udhëtuar, vepruar dhe punuar, nga Athina në Dublin mbaroi brenda natës. Është e paqartë nëse liria do të kthehet. Situata është “serioze si kurrë më parë dhe e rrezikshme për Bashkimin Evropian”, tha eksperti i çështjeve ndërkombëtare Norbert Röttgen (CDU).

Lexo edhe:

Trump ruan traditën, gjenerali suprem i NATO-s në Europë do të vijojë të jetë amerikan

Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

BE u pa si një spirancë në një botë të përfshirë nga kriza. “Bota po kërkon më shumë Evropë”, tha Ursula von der Leyen pasi u zgjodh shefe e KE verën e kaluar. Çfarë na mbron kundër një presidenti të paparashikueshëm të SHBA? Më shumë Evropë! Çfarë ndihmon kundër rritjes së Kinës dhe Indisë? Më shumë Evropë! ‘Më shumë Evropë’ shihej si një antibiotik me spektër të gjerë.

Por jo kundër Covid-19. Të gjithë po luftojnë ndryshe me virusin. Spanja me policë. Në Republikën Çeke qarkullojnë vetëm ata që mbajnë maskë, Suedia lejon deri në 50 njerëz të mblidhen bashkë. Fakti që vendet veprojnë kaq ndryshe nuk është dështimi i Brukselit. Politika shëndetësore është çështje për shtetet federale. Por në luftën kundër virusit, shteti komb mbeti zbuluar. Në Itali, vetëm një e treta e njerëzve besojnë se Evropa po i ndihmon, supermarketet në Francë reklamojnë 100 përqind perimet franceze, në Hungari Viktor Orbán ndaloi parlamentin.

Ra Evropa? BE ishte një histori suksesi. Bëri paqe, solli prosperitet në vendet që kishin mbetur pas. Falë rregulloreve të BE-së, ne bëjmë telefonata free kudo. Nëse Apple, Facebook ose Google kanë kufizime, kjo është vetëm për shkak të komisionerëve të konkurrencës në BE si Margrethe Vestager.

Por historia e suksesit ka kapituj e saj të errët. Ndihma për Greqinë, kriza e euros, imigrimi masiv, Brexit. Lindja lufton me Perëndimin sepse nuk do të pranojë refugjatë. Veriu kundër Jugut, sepse jugu, siç tha ish ministri holandez i financave, Jeroen Dijsselbleom, nuk mund të shpenzonte “para për pije e gra” dhe pastaj të shtrinte dorën. Evropa, një bashkim i ndarë.

Virusi po ndryshon gjithashtu Brukselin. Place de Schumanm ku dikur shihje ushtarë dhe tanqe gjatë samiteve të BE-së, tani është në zbrazëti. Të fuqishmit takohen përmes videokonferencave. Ursula von der Leyen vështirë se është larguar nga qyteti javët e kaluara, familja e saj e sheh përmes Skype. Ajo madje fle në Berlaymont, selinë e komisionit dhe del që aty vetëm për vrapim.

Ajo dëshiron të zvogëlojë tendencat e të qenit kombëtar. Ajo kishte hartuar udhëzime për kontrollet kufitare në mënyrë që mallrat e udhëtarët të lëviznin më të lirë. Ajo kërcënoi vendet me padi nëse ata bënin ndalime të eksportit, planifikoi miliarda fonde strukturore, synonte të krijonte një kompensim papunësie në tërë Evropën. “Evropa është këtu për njëri-tjetrin, jo për të menduar secili për vete” tha ajo në Parlamentin e BE. Kjo duhet të ndryshojë.

Të tmerruar nga dështimi i tyre, vendet tani po ndryshojnë me kujdes kursin. Ndalimet e eksportit u  relaksuan. Gjermania dërgon maska në Itali, ambulancat e Bundesëehr marrin pacientë të sëmurë rëndë nga Italia dhe Franca për në klinikat gjermane. Por mosbesimi mbetet. Kryeministri portugez António Costa thotë: “BE ose të bëjë atë që duhet ose të thotë se ka mbaruar”.

Argumenti vendimtar është ende në pritje. Si të shpërndahen kostot në mënyrë të drejtë? Italia dhe Spanja jo vetëm që vajtojnë mijëra vdekje, por të dy vendet do ta kenë të vështirë të shërojnë edhe ekonominë. Italia po luftonte me borxhet e mëdha që përpara krizës. Spanja vuan nga papunësia e rëndë, një në tre të rinj është i papunë. Këto vende nuk mund të përfitojnë nga paketa e ndihmës prej 1.4 trilionë euro, siç munden gjermanët. Prandaj BE duhet të ndajë barrën. Italia, Spanja, Franca dhe gjashtë vende të tjera dalin me një ide të vjetër – koronabond, e cila më parë quhej eurobond, por me ndryshimin që të jetë unik dhe i kufizuar në kohë. Në vend të obligacioneve nga secili prej vendeve, propozohet një bond i përbashkët. Sasia: 1 trilion euro. Italia, Spanja dhe Greqia mund të huazojnë para pothuajse po aq të lira sa Gjermania. Për një marrëveshje dhjetëvjeçare federale, kemi një normë interesi negativ prej 0.5 përqind, për obligacionet e qeverisë italiane norma e interesit është plus 1.6 përqind!

Hollanda dhe Gjermania janë kundër. “Një borxh unik nuk mund të jetë zgjidhja,” tha Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Paul Ziemiak. Fondi i Shpëtimit Evropian (ESM), i cili mund të shpërndajë deri në 410 miliardë euro kredi, do të ndihmojë për këtë. Por jugu është kundër, sepse ESM ka një të metë. Ai ndihmon vetëm kandidatët e falimentimit dhe kërkon reforma të tilla si shkurtimi i pensioneve dhe shpenzimeve sociale, që nuk është një ide e mirë për momentin.

Situata është më e vështirë nga fakti që politikanët janë nën presionet e brendshme. Emmanuel Macron ka frikë nga krahu i djathtë i Marine Le Pen, Giuseppe Conte nga populisti Matteo Salvini. Kryeministri holandez Mark Rutte u trembet zgjedhjeve të ardhshme. Angela Merkel pa një tjetër rritje të AfD. Ekstremistët e krahut të djathtë kanë nisur si një parti anti-europiane. Nga ana tjetër, Gjermania do të rikuperohet vetëm nëse Evropa do të rimarrë veten. 60 përqind e eksporteve të saj shkojnë në BE. “Nëse e ndihmojmë Italinë të ringrihet shpejt në këmbë, ne ndihmojmë veten tonë”, thotë Gabriel Felbermayr nga Instituti Kiel për Ekonomi Botërore.

Në fund, paratë ka të ngjarë të rrjedhin nga shumë kanale. Komisioni i BE dëshiron të marrë hua 100 miliardë euro në mënyrë që të gjitha vendet të paguajnë përfitime pune me kohë të shkurtër; Banka Evropiane e Investimeve do të shpërndajë deri në 200 miliardë euro kredi për kompanitë; ESM mund tu jepë shteteve 100-200 miliardë euro pa ndonjë kërkesë të madhe. Krerët e shteteve dhe qeveritë duan të vendosin në samitin e tyre të ardhshëm në prill. Dhe mbase një ditë do të ketë edhe një koronabond. Giuseppe Conte ka qenë i qartë “Gjermania nuk duhet të paguajë as një euro për borxhin e Italisë”. Ai vetëm sa kërkon “kushte të favorshme të tregut”. /Der Stern

/Përktheu: Mapo.al/

Etiketa: ARRIVEDERCIeurope

Lajme të lidhura

BOTA

Trump ruan traditën, gjenerali suprem i NATO-s në Europë do të vijojë të jetë amerikan

17:43 : 31/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

12:12 : 26/05/2025
BOTA

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

13:33 : 20/05/2025
BOTA

Euro digjitale mund të hyjë në përdorim prej vitit 2026

20:55 : 18/05/2025
AKTUALITET

Televizioni gjerman: Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta, rrezik për kursin europian

20:47 : 13/05/2025
BOTA

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025
Para

49 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 760 të prekur në total

TË GJITHA

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com