• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump me tone optimiste: Masat agresive po ngadalësojnë virusin

19:30 : 09/04/2020
në BOTA

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se distancimi social dhe masat e tjera që synojnë ndalimin e përhapjes së koronavirusit kanë pasur rezultat.

Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump u tha gazetarëve se amerikanët po i afrohen “fazës përfundimtare” dhe se mund të shihet “dritë në fund të tunelit”.

Ekspertët e shëndetit kanë sugjeruar distancimin social si një nga masat kryesore për të trajtuar pandeminë globale.

Totali i vdekjeve javore pritet të arrijë një nivel të ri në Shtetet e Bashkuara këtë javë.

Më shumë se 14,600 njerëz kanë vdekur nga virusi në SHBA.

Lexo edhe:

Përshkallëzohet sërish situata në Lindjen e Mesme, SHBA godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Por Presidenti Trump kishte një ton optimizmi.

“Nëse çdo amerikan vazhdon t’i përmbahet rreptësisht udhëzimeve të distancës sociale, ne mund të mposhtim armikun e padukshëm dhe të shpëtojmë jetë të panumërta”, tha presidenti.

Presidenti gjithashtu i kërkoi Kongresit të miratonte një paketë prej 250 miliardë dollarësh për të ndihmuar bizneset e vogla gjatë pandemisë.

Administrata Trump po kërkon fonde për të mbështetur një program të krijuar për të ndihmuar bizneset e vogla dhe për t’i mbajtur ata të mos pushojnë nga puna njerëzit në mes të shpërthimit të koronavirusit.

Presidenti vazhdon kritikat ndaj OBSH-së

Presidenti Donald Trump përsëriti pretendimet e tij se Shtetet e Bashkuara do të hetonin Organizatën Botërore të Shëndetit.

“Mendoj se ata duhet të marrin si duhet përparësitë e tyre”, tha Presidenti Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata më kritikuan shumë fuqishëm kur thashë që do të pezullojmë fluturimet që vijnë nga Kina“, tha ai për OBSH-në.

Të martën, Trump tha se Shtetet e Bashkuara “do të ndalonin” financimin e OBSH-së, dhe më pas ndryshoi duke thënë: “Ne do të shqyrtojmë dhënien fund të financimit”.

Ai u përqëndrua veçanërisht në kritikën e pretenduar për ndalimin e udhëtimeve për dhe nga Kina.

Në përgjithësi, OBSH ka qenë e kujdesshme të mos kritikojë vendet për politikat e tyre kombëtare, dhe nuk ishte menjëherë e qartë se për çfarë kritike specifike po aludonte Presidenti Trump.

Vërejtjet e Trump-it erdhën pasi shumë qeveri, veçanërisht në Evropë, kanë filluar të lënë mënjanë, të injorojnë dhe kritikojnë rekomandimet e OBSH-së për çështje të politikës publike, si psh nëse kufizimet e udhëtimit garantojnë siguri ose nëse publiku duhet të veshë maska.

Sipas informacionit në faqen e internetit të agjencisë, Shtetet e Bashkuara kontribuan afro 900 milion dollarë në buxhetin e OBSH-së për vitin 2018-2019.

Kjo përfaqëson një të pestën e buxhetit të saj të përgjithshëm prej 4,4 miliardë dollarë për ato vite. /VOA

Etiketa: Trump

Lajme të lidhura

BOTA

Përshkallëzohet sërish situata në Lindjen e Mesme, SHBA godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

09:01 : 28/06/2026
BOTA

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

21:19 : 26/06/2026
Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
AKTUALITET

Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

17:53 : 21/06/2026
BOTA

Çfarë tha Trump para se të nënshkruante marrëveshjen me Iranin?

20:54 : 18/06/2026
BOTA

“Pakti nuk është përfundimtar”/ Trump: Nëse Irani nuk sillet mirë, do i bombardojmë sërish

16:01 : 17/06/2026
Para

Ish-futbollisti i prekur nga Covid: Spitali infektiv në gjendje skandaloze, të sëmurët ishin të uritur

TË GJITHA

Zbulohet një kamër pranë burgut të Drenovës, dyshohet se u vendos për të monitoruar Brian Syzon/ DETAJET

09:23 : 01/07/2026

Mandati i Macron drejt fundit, Franca cakton datat e zgjedhjeve presidenciale

09:10 : 01/07/2026

“Korriku përvëlues”, meteorologia: Temperaturat pritet të kalojnë 41 gradë celsius

08:54 : 01/07/2026

Nga përmbytjet te pritja: Fermerët e Beratit ende pa dëmshpërblime! Përgjegjësia kalon nga një zyrë në tjetrën

08:42 : 01/07/2026

Dorëheqja mashtruese e Vuçiç dhe mësimi për protestat e Tiranës!

08:24 : 01/07/2026

Si po planifikon BE-ja t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë?

08:21 : 01/07/2026

Këmbimi valutor 1 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetperabetbetciojojobetcasibomJojobetjojobet