A do të paguhet energjia elektrike gjatë pandemisë? Kreu i OSHEE jep përgjigjen shteruese

Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela, në një lidhje me emisionin ‘Opinion’ ka sqaruar se çfarë do të ndodhë me kamatvonesat dhe me faturat e energjisë elektrike.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit për faljen e kamatvonesave pasi shumë qytetarë kanë ankes se pavarësisht vendimit të qevererisë se kamatvonesat vijojnë tu shkojnë në faturë, Çela theksoi se kamatvonesat do të zerohën nga dita e hënë.

Ai sqaroi se falja e kamatvonesave do të jetë deri në 31 dhjetor të viti 2019, ndërsa nga 1 janari i 2020 e në vijim nuk do të ketë falje.

Ndërkohë i pyetur për ankesat e qytetarëve për faturat afrofe, Çela theksoi se nuk ka më fatura afrofe.

Ai theksoi se në ato familje apo biznese në të cilat nuk lexohet numri i energjisë së konsumuar për shkak të pandemisë, do të faturohen me të njëjtën shumë sa I njëjti muaj i viti paraardhës, por kjo shumë do të kompensohet në muajt në vijim.

Gjithashtu Çela theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për ata që nuk e paguajnë energjinë elektrike. Sipas tij energjia është një produkt për të cilin kush nuk e paguan nuk do ta marrë.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Çfarë po ndodh me kamatvonesat? A do të falen, se ka shumë ankesa nga qytetarët të cilët thnë se pavarësisht vendimit kamatvonesat vijojnë tu shkojnë?

Çela: Kamatvonesa falet nga diata e hënë. Abonentët që kanë datën për të ardhur për të pagaur këstin e aktmarrveshjes që duhet të ëvrtetojn ë se janë biznes I vogël atyre ju falet kamatvonesa si dhe ju bëhet riskedulim i këstit. Janë 227 mijë e 500 abonentë që përfitojnë nga falja e kamatvonesave. Kamatvonesa që zerohet ështëë ajo e maturuar deri në 31 dhjetor 2019, kamatvonesat nga 1 janari deri më sot nuk tolerohen. Ata që nuk kanë aktmarrveshje me kompaninë duhet të vijnë dhe të paraqiten para zyrave tna që të lidhim aktmarrëveshjen që tu zerohen kamatvonesat.

Fevziu: Do paguhen dritat?

Çela: Dritat do të paguhen se nuk mund t’I furnizojmë. OSHEE është një kompani tregatre e cila ofron një ptodukt. Ne ju kemi krijuar shumë lehtësi qytetarëve për të paguar energjinë.

Fevziu: Nuk do të ketë shtyrje?

Çela: Ne importojmë për shkka të thatësirës nivele të konsiderueshme energjie, ka një impact minus 45 milionë euro në arkat e kompanisë. Nëse nuk paguhet energjia do të fillojë kufizimi.

Fevziu: Ka shumë qytetarë që ankohen për energjinë elektrike, e cila nuk ëhstë në proporcion me atë që harxhojnë?

Çela: Ka një problematikë që lidhet me situatën që po kalojmë. Cikli i leximit fillon rreth datës 20-21 të çdo muaji, por për shkak të situatës shumë biznese apo familjarë nuk arrijnë të lexohen, ka një udhëzim të ERE se në ato raste kur nuk lexohet I vendoset e njëjta vlerë e të njëjtit muaj të viti të kaluarm në muajin pasardhës ka një faturë tjetër e cila do ta kompensojë. Afrofe nuk ka, këto janë fatura referuese.

LEXO EDHE  QSUT anulon tenderin 7 mln euro për pajisjet mjekësore. Gati “skenari” për fituesin e paracaktuar?