• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Punimet online të Kuvendit, ja rreziku që vjen më pas/ ISP publikon studimin

10:30 : 08/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kuvendi prej disa javësh vijon veprimtarinë e tij përmes sistemit online, duke zhvilluar mbledhje, veçanërisht të Komisioneve Parlamentare.

Një ditë më parë, Komisioni i Ligjeve rrëzoi dy dekrete të Presidentit të Republikës. Por duket se kjo praktikë në Shqipëri nuk funksionon, pasi nga vetë dokumentet e publikuara në zbardhjen e seancave, shumë prej fjalëve ose fjalive që artikulohen nga deputetët nuk dëgjohen.

Kjo është evidentuar edhe nga Instituti i Studimeve Politike, sipas të cilit praktika e punës online e Kuvendit është një situatë e imponuar, por në Shqipëri nuk ka përvojë dhe në një vend ku standardet e transparencës janë minimale, kjo praktikë mund të ndikojë në thellim të cenimit edhe më tej të këtyre standardeve.

ISP paraqeti një ilustrim nga mbledhja e parafundit e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, komisioni më i rëndësishëm në procedurën parlamentare. Siç shihet, vetëm në një faqe ka 12 raste kur fjalitë & fjalët e relatorit të ligjit mungojnë, nuk dëgjohen ose nuk kuptohen. Ky është një dokument zyrtar dhe nëse praktika të tilla vijojnë në këtë formë, dokumenti humbet vlerën e të qenit zyrtar, aktet e miratuara humbasin vlerën e praktikës ligjore dhe vetë Kuvendi humbet shumë në besueshmërinë e punimeve dhe të produkteve ligjore të tij.

Studimi nga ISP

Lexo edhe:

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi i Shqipërisë vijon aktivitetin dhe vendimmarrjen përmes komunikimit online. Komisionet kryesore në Kuvend rrëzuan dje dy dekrete për kthim ligjesh të Presidentit, ai i njohur si ligji KÇK dhe ai për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Duke qenë nisma politike të qeverisë ishte e pritshme që Kuvendi me mazhorancën absolute që ka të votonte kundër, pavarësisht nëse Kuvendi punon rregullit apo në situatë të jashtëzakonshme. Vendimmarrjet në parlament kanë detyrimin ligjor e kushtetues të respektojnë praktikat e mira parlamentare dhe të jenë transparente.

Shqetësimi i ngritur javën e kaluar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) mbi parregullsitë që mund të krijohen nga punimet online dhe apeli që Kuvendi të zhvillojë punime live të verifikueshme për cilindo që ka interes në monitorimin e ndjekjen e tyre, fatkeqësisht rezultoi se nuk është marrë në konsideratë nga Kuvendi. Ndaj, edhe në raportimet e djeshme në mediat televizive asnjë prej tyre nuk kishte pamje filmike ilustruese, një tregues se media nuk ka pasur aksesin e nevojshëm për verifikimin e mbledhjeve, debateve dhe vendimmarrjes, edhe në raste të tilla me rëndësi, siç ishin rrëzimi i dy dekreteve për ligjet e mësipërme, për të cilat shoqëria civile vazhdimisht ka ngritur shqetësime.

Praktika e punës online e Kuvendit është një situatë e imponuar, por në Shqipëri nuk ka përvojë dhe në një vend ku standardet e transparencës janë minimale, kjo praktikë mund të ndikojë në thellim të cenimit edhe më tej të këtyre standardeve. ISP po ju paraqet sot një ilustrim nga mbledhja e parafundit e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, komisioni më i rëndësishëm në procedurën parlamentare. Siç shihet, vetëm në një faqe ka 12 raste kur fjalitë & fjalët e relatorit të ligjit mungojnë, nuk dëgjohen ose nuk kuptohen. Ky është një dokument zyrtar dhe nëse praktika të tilla vijojnë në këtë formë, dokumenti humbet vlerën e të qenit zyrtar, aktet e miratuara humbasin vlerën e praktikës ligjore dhe vetë Kuvendi humbet shumë në besueshmërinë e punimeve dhe të produkteve ligjore të tij.

ISP, si organizatë monitoruese për aktivitetin parlamentar, për nxjerrjen e akteve ligjore dhe për respektimin e Kodit të Etikës në Kuvend, uron që ky të jetë rast i izoluar dhe që alibitë mbi çështjet teknike të mos kthehen në kosto për transparencën dhe detyrimet ligjore të Kuvendit. Gjithashtu ISP apelon Kuvendin që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar transparencë mbi mbledhjet, debatet, aktet dhe gjithë elementët e tjerë të vendimmarrjes parlamentare në komisione dhe në seancën e ardhshme plenare. Kjo është minimumi i standardeve që një parlament duhet të përmbushë.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

Te plote se cfare ka ndodhur gjate seances e lexoni duke klikuar KETU

Etiketa: ISPKuvendistudimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

12:36 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, ja pikat ku pritet të përplasen mazhoranca dhe opozita

08:16 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

Debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla kërcënon se do kalohet në votim

12:17 : 27/10/2025
Para

I publikuan foto nudo dhe biseda private, reagon Arta Nitaj

TË GJITHA

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Dr. Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

12:13 : 09/11/2025

Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

11:58 : 09/11/2025

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

11:49 : 09/11/2025

Kushtet skandaloze në Onkologjik/ Pacientët me kancer bëjnë kimio në karrige

11:25 : 09/11/2025

Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme seksuale

11:20 : 09/11/2025

E zuri korenti, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

11:17 : 09/11/2025

Pjesëmarrje e ulët në Tepelenë, vetëm 8.9% e qytetarëve kanë votuar deri më tani

11:06 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com