• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të bllokuar në kufi/ Gazetari-Ramës: Ja si i mashtrove emigrantët, po njoftimet pse u fshinë

15:45 : 07/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili prej vitesh shkruan nga Athina, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Qeveria Rama ka mashtruar shqiptarët lidhur me hapjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas Zinxhirisë, Edi Rama i ka mashtruar emigrantët, sepse Ministria e Jashtme dhe ambasada në Athinë kanë nxjerrë një njoftim në ditët e fundit të muajit mars, sipas të cili kufiri është i hapur dhe ata mund të kthehen duke plotësuar, vetëm disa kushte teknike.

“Zoti kryeministër ju i mashtruat emigrantët se kufiri është hapur. Skandali i qeverisë shqiptare, fshin nga faqet zyrtare njoftimet e MPJSH dhe Ambasadës Shqiptare për hapjen e kufirit”, shkruan Zinxhiria.

Ai ka postuar në rrjetet sociae disa nga titujt e portaleve, përfshi edhe agjensinë zyrtare të lajmeve, e cila i referohet njoftimeve të Ministrisë së Jashtme.

“Sot shqiptarëve që vijnë nga Greqia u është mbyllur dera nga autoritetet shqiptare. Ishte thirrja e qeverisë suaj, edhe pse janë fshirë këto njoftime në disa media që mbështeten nga ju, disa i ruajtën …

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Faktet e mëposhtme nuk mund ti mohojë askush zoti kryeministër i vendit tim, edhe pse thirrja e qeverisë suaj për kthimin e shqiptarëve nga Greqia, se kufiri është hapur mohohet nga ju.

Faktet QË PO JU RENDIS MË POSHTTË flasin të kundërtën, edhe pse dikasteri përkatës dhe ambasada i ka fshirë këto njoftimet. Por…!”, shkruan Zinxhiria.

“Më datën 28 mars 2020, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, po ashtu edhe Ambasada Shqiptare në Athinë kanë nxjerrë një njoftim, ku portale dhe gazeta po ashtu edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare (Agjenci Shtetërore), sipas të cilave më datën 28 dhe 29 mars me anën e dy njoftimeve, njoftonte se shqiptarët mund të udhëtonin për në vendin e tyre.

Por sot ky njoftim është fshire si nga ministria, ashtu edhe nga ambasada shqiptare. Përse…

Kush gënjen vallë Agjencia Telegrafike Shqiptare ( Agjenci Shtetërore) portalet dhe gazetat e mediat në tërësi, si dhe ato greke, apo qeveria juaj e korruptuar që ka humbur çdo besim?!”, shkruan nga Athina gazetari Shpëtim Zinxhiria.

Por vetëm pak minuta pas këtij denoncimi, gazetari në fjalë ka bërë një postim tjetër në faqen e tij në rrjet, i cili thellon skandalin. Sipas Zinxhirisë menjëherë pas lajmit të tij, edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare, ka nxituar që ta fshijë lajmin në faqet e saj.

‘SKANDAL: Njoftimi fshihet edhe nga Agjencia Telegrafike Shqiptare…Hapja e kufirit shqiptar u bë nga vetë qeveria, por sot fshihet ky lajm zyrtar…Menjëherë pas publikimit që bëra në facebook, 10 minuta më vonë fshihet njoftimi edhe nga Agjencia Telegrafike Shqiptare ( që supozohet agjenci shtetërore), censurë moderne…’, denoncon thellimin e skandalit gazetari Zinxhiria.

Prej 6 ditësh një numër i konsiderueshëm emigrantësh dhe qytetarësh shqiptarë u bllokuan në doganën e Kapshticës dhe nuk u lejuan nga autoritet shqiptare që të kalojnë kufirin. Skandali mori përmasa të mëdha, por kryeministri Rama ditën e djeshme refuzoi që ti ndihmojë ata, duke deklaruar se duhet që të mbajnë përgjegjësi vetë për `aventurën` e tyre. Faktikisht të gjithë ata shqiptarë që gjatë ditëve të para të muajit prill janë bllokuar në kufirin me Greqinë, rezulton që të jenë viktima të vetë qevrisë Rama, e cila nëpërmjet MPJ dhe ambasadës në Athinë i ka njoftuar, se mund të kalojnë nëse plotësojnë disa kushte.

Njoftimi i plotë i Ambasadës shqiptare në Athinë dhe ministrisë së Jashtme, i cili është fshirë më pas.

‘Duke marrë parasysh situatën e rënduar për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19, dhe në vijim të shqetësimeve të ngritura lidhur me kthimin në Shqipëri të shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në Greqi në kuadrin e regjimit 90 ditor të qëndrimit në zonën Shengen, sqarojmë se:

Aktualisht, kufiri tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë (Kakavi, Kapshticë, Qafë Botë) është i hapur për qytetarët të cilët duan të kthehen në Shqipëri, të cilëve u mbaron afati maksimal i qëndrimit 90-ditor në Greqi, ose për raste urgjente/shëndetësore;

Kalimi i kufirit lejohet vetëm për këmbësorët, duke u kujdesur që nga ana tjetër e kufirit t’i marrë një person/i afërm/i njohur i cili duhet të ketë tërhequr paraprakisht nga Komisariati i Policisë në Shqipëri autorizimin për udhëtimin drejt kufirit. Aplikacioni për Autorizimin personal gjendet në linkun http://autorizime.asp.gov.al;

Për lëvizjen drejt pikës kufitare të Kakavijës mund te merret informacion në agjencinë e autobusëve Leoforo Kifisias 100, nr tel 0030215129363 ose 0030 210 5129365, për linjë udhëtimi deri në Janinë dhe nga aty për lëvizje deri në kufi;

Për të lëvizur brenda territorit grek, në kontekstin e masës së shpallur nga autoritetet greke për ndalimin e lëvizjeve jo të nevojshme, duhet të ndiqen udhëzimet që gjenden në linkun https://forma.gov.gr/;

Pas kthimit në Shqipëri duhet të ndiqni udhëzimet e autoriteteve shqiptare dhe të qëndroni në izolim për 14 ditë, për të evituar masa disiplinore;

Mund të kërkoni shtyrje të qëndrimit 90 ditor në Komisariatin e Policisë ku keni vendqëndrimin aktual, vetëm në rast të karantinimit për shkak të virusit Covid-19, ose të problemeve të rënda shëndetësore të vërtetuara me raport mjekësor nga mjeku qe trajton sëmundjen tuaj.

Për çdo sqarim të mëtejshëm ose nevojë emergjente, ju mund të kontaktoni në telefonin e emergjencës së Ambasadës i cili funksionon 24/7: +306941658183, ose të dërgoni e-mail në adresën elektronike: [email protected].

Etiketa: gazetariRamazinxhiria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Dhunohet gazetari në Shkodër: Më ka sulmuar pronari i marketeve “Xhedis”

22:16 : 18/05/2026
AKTUALITET

Djegia e makinës së gazetarit, AGSH: Alarm për sigurinë, mesazh kërcënues për shkak të punës

09:55 : 26/04/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
Para

Karantinë mbretërish/ Çifti tregon si është izolimi kur jeton në një kështjellë

TË GJITHA

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom