Shqipëria numrin më të lartë të vdekjeve në rajon? Manastirliu: Llogaritë do i bëjmë në fund të luftës

Manastirliu foli edhe për testin e imunitetit që sipas saj pritet të nis. Ajo tha se pritet testi që do të vlerësojë imunitetin dh embrojtjen e popullatës nga koronavirusi. Ky test, tha ajo ende nuk ka dalë. Bëhet me kampione të popullatës që kanë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit.

Ajo solli edhe disa eksperienca nga ISHP, duke iu referuar fruthit. Ndërkohë Manastirliu, ministrja e shëndetësisë i dha përgjigje edhe faktit se të gjithë ata që janë në intubim kanë vdekur të gjithë. Ajo duket se e anashkaloi përgjigjen dirkete, duke thënë se mjekët po punojnë njësoj si kolegët e tjerë në vende të tjera. Më pas ajo tha se pacientët që futen në respirator janë njësoj si ata që trajtohen në botë. Ndërsa shtoi se askush nuk mund të hyjë në analiza të thella.

Lidhur me fatalitetet ajo tha se kanë qenë raste të vështira dhei lidhi me sëmundjet e tjera që sipas saj kanë qenë të vështira. Për Manastirliun numri i lartë i vdekjeve me atë të shërbimeve tha se çdo gjë matet me grafikë dhe janë të evidentueshëm dhe të bëhen analiza të mira. Shqipëria tha ajo nuk ka pozicion dekurajues me vendet e tjera në rajon dhe nuk është më lartë dh enuk mudn të bëhet krahasim me numrin e të infektuarve.

LEXO EDHE  Ekzekutimi i Breshanajt në Vlorë, autorët u ndihmuan nga një makinë tjetër

Unë mund të them tha ajo dhe e ripërsëris se bilancet bëhen në fund të luftës dhe jo në mes të luftës. Për ministren piku i koronavirusit është herët për të dhënë një përgjigje definitive. Ajo shtoi se sot nuk mund të themi se kur do të shënohet zbritja, port hemi se masat që janë marër kanë dhënë efektet e veta.

Puna sipas saj po vazhdon në terren dhe ditë pas dite do të shihet nëse do të ketë vatra të tjera të infeksionit. Kjo tha Manastirliu do jetë një situatë që do të ndiqet në vazhdimësi.