• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miratohet fondi i garancisë shtetërore / 11 mld lekë për kreditë e bizneseve. Kriteret

21:15 : 07/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Qeveria ka miratuar garancinë shtetërore të huasë me bankat e nivelit të dytë për pagat e bizneseve, aktiviteti i të cilëve është prekur nga vendimet e ekzekutivit, në kuadër të masave anti- COVID 19.

Miratimi i këtij vendimi është pjesë e paketës së masave të marra nga Qeveria Shqiptare për t’i ardhur në ndihmë bizneseve dhe familjeve të punonjësve të tyre, përmes krijimit të Linjës së Garancisë Shtetërore në vlerën 11 miliardë lekë.

Instrumenti i Garancisë Sovrane synon stimulimin e huadhënies duke synuar lehtësimin afatshkurtër të pasojave ekonomike duke mundësuar mjete monetare shtesë për bizneset e prekura nga vendimet e qeverisë në kuadër të masave kundër COVID – 19.

Marrëveshja e Garancisë e lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe secilës prej Bankave pjesëmarrëse, bëhet për të përcaktuar kushtet e pjesëmarrjes së Bankave në këtë skemë garancie të administruar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Në bazë të vendimit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të marrë përsipër të garantojë bankat deri në vlerën maksimale të miratuar për çdo bankë.

Lexo edhe:

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

Kjo vlerë përfaqëson vlerën maksimale të pagesave, që mund të kryhen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për të kompensuar pretendimet e humbjes së bankës nga huatë që do t’i nënshtrohen kësaj skeme garancie.

Ndarja e vlerës së garancisë për çdo bankë është bërë duke marrë në konsideratë tregun e kredisë, që zotëron secila nga bankat, që operon në Republikën e Shqipërisë.

Kriteret dhe zbatimi

Në vendim integrohen dy draft marrëveshjet, që do të bëjnë të mundur zbatimin e Grancisë Shtetërore për Huanë:

– Marrëveshja e Garancisë “Për miratimin e garancisë shtetërore të huasë me bankat e nivelit të dytë për pagat e bizneseve, aktiviteti i të cilëve është prekur nga vendimet e qeverisë në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19”;

– Marrëveshja e Mirëkuptimit, e cila do të nënshkruhet nga secili biznes që do të marrë kredi.

Marrëveshja e Garancisë do të ketë në aneks të saj Marrëveshjen e Mirëkuptimit, nënshkrimi i së cilës do të jetë kusht për kualifikimin e huasë në skemën e garancisë për bizneset.

Duke qenë se nëpërmjet miratimit të Garancisë Shtetërore risku i kreditit i transferohet qeverisë, bizneset pjesëmarrëse në skemë do të kenë mundësinë të përfitojnë terma preferenciale për kreditë që do të merren për këtë qëllim, krahasuar me kushtet aktuale të tregut:

– Qëllimi i përdorimit të fondeve të Huasë do të jetë vetëm për të paguar pagat e punonjësve të Huamarrësit, bazuar në listëpagesat e procesuara pranë Bankave në muajin Shkurt.

– Vlera e Huasë e vendosur në dispozicion nga bankat për çdo biznes pjesëmarrës mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga biznesi, por duke mos tejkaluar vlerën e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruar prej biznesit në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi, por në asnjë rast vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të jetë më e lartë së 150,000 lekë.

– Termat dhe kushtet e huasë do të përcaktohen në Marrëveshjen e Huasë, e cila do të nënshkruhet ndërmjet bankës dhe biznesit, në përputhje me Marrëveshjen e Garancisë.

– Në cdo rast dhënia e kredisë do të realizohet sipas politikave të brendshme të cdo banke në lidhje me riskun e kredisë, por bankat e nivelit të dytë do të sigurojnë procedura të thjeshtuara dhe kohë shumë të shpejtë të procesimit të kerkeses së kredisë.

– Në instrumentin e kredisë së garantuar nga kredia sovrane, biznesi mund të përfitojë një periudhë pa pagesë principali, jo më pak se 3 muaj.

– Marrëveshja parashikon edhe shqyrtimin e nevojës së kërkesës së ristrukturimit përgjatë kohës së shlyerjes së kredisë, me aprovim të Bankës në momentin e analizës së riskut për këtë kërkesë.

– Bankat e nivelit të dytë nuk do të aplikojnë kosto administrative mbi kredinë dhe do të ofrojnë një normë interesi preferenciale, të barabartë me normën mesatare të interesit të tre ankandeve të fundit të bonove të thesarit 12 mujore plus një marzh prej 0.5%, por në asnjë rast jo më të lartë se 2.85%.

– Subjektet private duhet të përcjellin kërkesat e aplikimit për kredi pranë njërës prej bankave të nivelit të dytë, jo më vonë se 30 ditë nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Garancisë Shtetërore mes Këshillit të Ministrave dhe Bankës përkatëse.

Struktura e posacme ndërinstitucionale, e ngritur me urdhër të Kryeministrit, do të monitorojë, shqyrtojë dhe raportojë periodikisht ecurinë e Garancisë Shtetërore dhe do të mundësojë komunikim të përhershëm me bankat për të adresuar nevojat e plota të përdorimit efektiv të kesaj garancie.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë gëzon të drejtën, që pas 60 ditësh nga data e nënshkrimit të marrëveshjes përkatëse, sipas raportimit të strukturës së posacme, të propozojë rialokime të shumave të garancisë nga huadhënësi, që nuk e ka ezauruar shumën e garancisë në favor të tij, te huadhënësi(t), që e kanë ezauruar atë.

Etiketa: biznesegaranciakredi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025
business man financial inspector and secretary making report, calculating or checking balance. Internal Revenue Service inspector checking document. Audit concept
AKTUALITET

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë

15:45 : 02/06/2025
AKTUALITET

Kadri Mehalla fundos dhjetra kreditorë/ ‘Gol’ miliona euro Raiffeisenit, Tatimeve dhe 40 bizneseve

11:12 : 30/05/2025
AKTUALITET

Kujdes individë e biznese! Nëse nuk paguani taksat, tatimet do t’ju bllokojnë makinat në pronësi

14:03 : 28/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet hajduti fierak

10:19 : 24/05/2025
Para

Babai i Boris Johnson: Djali im është rritur në fshat, kjo do e ndihmojë të mposhtë koronavirusin

TË GJITHA

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com