Nga Larry Edelman
“Gjenerata fatlume”. Ky ka qenë përcaktimi për të gjithë ata që ecin drejt të gjashtëdhjetave dhe të gjithë më të rinjtë se ata. Jemi rritur shumë herë më mirë se gjyshërit tanë. Nuk u rritëm me privimet e Depresionit të Madh dhe sakrificat e Luftës së Dytë Botërore. Ishim fëmijë ose shumë të rinj për të shkuar në Luftën e Vietnamit. Ndryshe nga baballarët tanë, nuk pamë që fëmija të na vdiste 3 vjec nga leucemia, ose jeta e gruas të përfundonte në moshën 42 vjeç nga kanceri i gjirit. Kjo sepse trajtimet efektive nuk e lejojnë më një gjë të tillë.
Por fati i gjeneratës tonë ka mbaruar.
Qeveria amerikane, Kongresi dhe agjensitë e inteligjencës humbën ose injoruan paralajmërimet që mund të na kishin përgatitur më mirë për të parandaluar sulmet terroriste të 2001-shit. Rregullimi i lakmisë dhe laissez-faire shkaktoi krizën e banesave dhe recesionin e viteve 2007-2009. Edhe pse raporti i vlerësimit të kërcënimeve i drejtorit të inteligjencës kombëtare për vitin 2019 tundi këtë flamur të kuq në lidhje me një pandemi: “Ne vlerësojmë që SHBA dhe bota janë të rrezikuara ndaj një pandemie gripi ose sëmundjeje ngjitëse që mund të çojë në masat vdekje masive dhe ndikojë rëndë në ekonominë botërore,” neglizhenca prapë punoi.
Në triumviratin e rreziqeve sulmet e 11shtatorit, kriza financiare 2008 dhe kriza e koronavirusit, kjo e fundit është kataklizmë. Koronavirus ka fuqinë kataklizmike që mund ta shkatërrojë vendin më rëndë se ngjarjet e mëparshme. Na duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Mund të jetë një moment përcaktues. Pasojat e menjëhershme e të dhimbshme: të dashurit që vdesin, pagat e humbura, zhdukja e llogarive të kursimeve, janë një ankth I madh për njerëzit e izoluar. Përkundër gjithë teknologjisë dhe njohurive tona, kufijtë e mjekësisë moderne dhe brishtësia e ekonomisë sonë moderne janë plotësisht të ekspozuara.
Diku midis 100 dhe 200 mijë amerikanë do të vdesin, tha të dielën Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. Ekonomistët vlerësojnë se ndërsa bizneset zvogëlohen ose mbyllen për të kontrolluar përhapjen e virusit, papunësia brenda disa muajsh mund të tejkalojë lehtësisht 11 përqind, rekordi pas depresionit të madh i vendosur në fillim të viteve 1980.
Por njeherë do të bëhet më mirë. Pandemia do të zmbrapset. Tregtia do të rifillojë. Do të varet nga ne sa sa mësime do të nxjerrim e sa do të përshtatemi. Për të qenë të përgatitur për krizën e pashmangshme të rradhës. Le të shpresojmë që do të veprojmë më mirë nga se bëmë pas krizës që gati sa e rrëzoi sistemin financiar para 10 vitesh. Në dekadën e kaluar, ne lejuam që hendeku i mundësive të zgjerohet. Ne nuk i dhamë të gjithëve mundësinë e kujdesit shëndetësor të përballueshëm dhe një arsim më të mirë. Ne i përkeqësuam ekstremitetet financiare dhe politike që e përçajnë një komb.
Atëherë, çfarë duhet të bëjmë? Ne kemi nevojë të sigurojmë ekonominë nga tronditjet e ardhshme – të shkaktuara qoftë nga Zoti e qoftë nga njeriu – ashtu siç sigurojmë shtëpitë dhe ndërtesat tregtare nga tërmetet. Pjesë jo e lehtë do të jetë forcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor me prodhim masiv të maskave, dorezave, ventilatorëve dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për të luftuar shpërthimin e ardhshëm viral. Gjithashtu ndoshta jo edhe aq e komplikuar: duhen plane më të mira testimi dhe kontrolli, që të jemi të sigurtë nga përhapja e epidemive. Ne duhet të fillojmë kalimin në kujdesin shëndetësor universal, duke kuptuar që kjo nuk mund të bëhet brenda natës.
Ne duhet të ndalohemi e të mendojmë thellë mbase për një pagë minimale, apo edhe përcaktimin e një page kombëtare të jetesës, që i lejon familjet të ndërtojnë pasuri, e të kursejnë.
Ne kemi nevojë për të përmirësuar shkollat publike dhe për të patur kolegje arsimore që nuk na zhysin thellë në borxhe.
Këto politika nuk janë vetëm për urgjencat kombëtare; ata do të zbusin goditjen e shumë urgjencave që hasim në jetën tonë personale – dëmtimet dhe sëmundjet, prindërit e sëmurë dhe fëmijët e sëmurë, humbjen e papritur të punës – dhe të gjitha pengesat që e bëjnë jetën aq të rrezikshme, në një kohë që njerëzit që duan të gëzojnë një jetë të qëndrueshme.
Pjesa më e vështirë e të gjithë kësaj është realizimi pa injoruar ndryshimin e klimës, një kërcënim i vërtetë ekzistencial që ne e dimë se po vjen. Ne nuk mund të shpëtojmë nga ndryshimet klimatike me ‘distancim social’. Asnjë paketë shpëtimi nuk do të mjaftojë nesër. Gjatë “boom”-it ne patëm mundësinë tonë. Tani nuk do të jemi më “gjenerata fatlume”. Brezi që vjen duhet të jetë “gjenerata e zgjuar”. /BostonGlobe
/Përktheu: Mapo.al/