Coronavirusi “nuk të zë” nëse je mik i Batonit dhe i përkëdheluri i Edit!

Nga Boldnews.al

Si nuk u gjet një maskë për hundët e ministrit të jashtëm me autorizim? Qoftë edhe një nga ato të skaduarat që në vitin 2011 do i bënte punë, vetëm për imazh. Ishte i vetmi që zbriti pa maskë nga avioni me 30 mjekë dhe infermierë që shkuan si ndihmë simbolike për Italinë fqinje. Gjesti i tij ishte padituri, arrogancë, thyerje rregullash, madje edhe protokollesh të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe vetë qeveritë e çdo vendi.

Në çdo takim nevojiten mbajtja e maskës, distanca 1.5-2 metra, por Gent Cakaj ishte i vetmi pa maskë dhe që gjithnjë tentonte të afrohej ndaj Ministrit të Jashtëm të Itaisë. Sado ti shohesh dhe rishohësh disa herë videot e shumta të atij momenti, vetëm zëvendëministri ynë me autorizim ministri shfaqte të plotë fytyrën, duke treguar jo vetëm paaftësinë, por edhe një lloj naiviteti, i ngjashëm me adoleshentët që lëvizin majë biçikletash dhe kur pyeten se pëse kanë dale, qeshin dhe shprehen: “Nuk na zë coronavirusi ne”.

Po edhe në qoftë kështu, kjo mendje “adoleshtore” duhet ta kuptojë se fëmijët dhe adoleshentët deri në 18 vjeç janë më pak të prekur, por mbesin bartës të sëmundjes për të tjerë. Pra mund ta kenë coronavirusin dhe vetë nuk shfaqin shenja, por përbëjnë rrezik për çdokënd tjetër që kanë kontakt.

LEXO EDHE  Zgjedhorja, ambasadorët mbledhin anëtarët e Këshillit Politik/ Çfarë pritet

Sot, Gent Cakaj është në karantinë të detyruar shtëpiake. Jo vetëm se protokolli e do që kushdo që kthehet nga një udhëtim ne zonat e prekura nga coronavirusi detyrohet të qëndrojë për dy javë i mbyllur në shtëpi, por edhe pse theu pikërisht protolollin standard. Ai ishte burim infektimi për të tjerët dhe Cakaj nuk është kurrsesi imun ndaj sëmundjes.
Virusi të kap edhe pse mund të jesh një prurje e Baton Haxhiut, edhe pse mund të kesh mbështetjen deri në marrëzi të kryeministrit Edi Rama, apo ta mbash veten për erudit 28-vjeçar me 14 vjet “eksperincë politike”. Po çfarë mund tu kërkosh qytetarëve kur vetë anëtari i kabinetit qeveritar thyen publikisht rregullat?

Mund të jetë edhe një humbje e “madhe” karantinimi i tij për dy javë, duke mos pasur në zyrë këtë “ministër” me mendje “brilante”, që në një fjali, pesë fjalë i ka të huaja, jo në shqipen standarde.

I përkedheluri i kryeministrit Rama dhe kjo “dhuratë” e ardhur nga mbrojtësi më i zjarrtë i shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, Baton Haxhiu, minimalisht u tregua naiv kur shkeli protokollet ndërkombëtare në takimet zyrtare. Dhe për çfarë, për një maskë që refuzohet nga statura e një djaloshari që për herë të parë në jetë në bordero ka firmosur si zëvendëministër dhe më pas si ministër me autorizim.