• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje nga vendimi i Qeverisë/ Çfarë përfshin reciprociteti ndaj Serbisë dhe shfuqizimi i taksës

11:19 : 01/04/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Ka hyrë në fuqi, mesnatën e së mërkurës, vendimi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, për heqjen e tarifës prej 100 për qind në produktet serbe dhe boshnjake dhe zëvendësimi i saj me reciprocitet. Qeveria, si është bërë e ditur, ka vënë masat e reciprocitetit me Serbinë, por jo edhe Bosnjën.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të heq tarifën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke aplikuar masën e reciprocitetit me Serbinë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë, emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjera përcjellëse si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës.

“Vendimet e miratuara janë të obliguara t’i zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe institucionet e tjera përgjegjëse”.

Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor.

Lexo edhe:

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për kopshtarin e Altin Hajrit

E bija vrau të atin në Fier/ Gazetarja tregon detaje: Ishte masakruar në pjesët intime

“Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor, me ç’rast ne do ta bëjmë një vlerësim të gjithmbarshëm të asaj se si ka ecur mbarëvajtja e këtij vendimi sa i përket zbatimit, pra sa i përket implementimit. Me këtë rast, nuk do të mjaftohemi vetëm me vlerësimin e gjithmbarshëm më 15 qershor, por pika 3 e këtij propozim-vendimi thotë që zbatimi dhe përshtatshmëria e këtij vendimi do të rishikohen së paku një herë në muaj. Pra në mënyrë periodike, por së paku një herë në muaj, do të rishikohen duke mbledhur të dhënat nga zyrtarët tanë doganorë se si eci puna e reciprocitetit”.

Kurti ka thënë se ashtu siç është premtuar, së pari është bërë gjesti i vullnetit të mirë për heqjen e tarifës 100 për qind në lëndën e parë, për të vazhduar me zëvendësimin e tarifës 100 për qind me reciprocitetin me Serbinë, duke e bërë këtë zëvendësim të sigurt dhe gradual.

“Në ketë rast ne i referohemi vetëm reciprocitetit me Serbinë që do të thotë me Bosnje e Hercegovinën e heqim tarifën 100% pa asnjë shtesë tjetër”.

Kush është i obliguar ta zbatojë vendimin e Qeverisë?

Vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjera përcjellëse si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi,

Vendimin e miratuar sot janë të obliguara ta zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

“Zbatimi i këtij vendimi do të rishikohet së paku një herë në muaj. Po nga ky vendim shfuqizohen vendimet e Qeverisë nr. 01/76 i 21 nëntorit 2018 dhe nr. 06/82 i 28 dhjetorit 2018. Vendimi do mbetet në fuqi deri më 15 qershor 2020, kur do të bë​het vlerësimi i zbatimi të tij.

Qeveria vlerëson se masat e reciprocitetit janë instrument i marrëdhënieve mes shteteve sovrane i njohur nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare përmes marrëveshjeve të​ ndryshme ndërkombëtare, si:

-Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregti (GATT) e vitit 1947, e ndryshuar më 1994;

– Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA) e vitit 2007

-Traktati i Komunitetit të Transportit, i nënshkruar nga Bashkimi Evropian, Serbia dhe Republika e Kosovës, krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor;

“Politika Tregtare e Kosovës, miratuar nga Qeveria më 2009, synon që përfitimet nga liberalizimi i tregtisë të jenë më të larta dhe më të qëndrueshme. Mirëpo Serbia ka vendosur një sërë barrierash tregtare jotarifore ndaj Republikës së Kosovës, duke përfshirë barrierat në transit, barrierat teknike dhe barrierat politike. Kështu, që nga hyrja në fuqi e CEFTA-s, Serbia ka dëmtuar eksportuesit dhe importuesit nga Republika e Kosovës dhe kanë shkaktuar një deficit të lartë tregtar për Republikën e Kosovës. Këto janë arsye të mjaftueshme që Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ta miratojë këtë vendim”.

Vendimit të Qeveria ia ka bashkangjitur edhe propozimin për masa të reciprocitetit për të rregulluar tregtinë me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, parashtruar nga Grupi Punues për Barrierat Tregtare i Ministrisë.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqje të tarifës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Bashkëpunimi rajonal është kyç ashtu si është tregtia e lirë, në një kohë krize si tash me përballjen me COVID-19”, tha ai në Twitter.

Ndërkaq, ish-kryemistri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se heqja e taksës 100% për Vuçiqin e Serbisë e Dodikun e Republikës serbe të Bosnjës, është nënshkrim i dhënë për të lejuar ripushtimin ekonomik e tregtar serb në Kosovë.

“Me këtë mashtrim, Kurti ia humbi përfundimisht Kosovës kapitalin politik të krijuar me taksën 100%, i cili ishte dizajnuar të përdoret në këmbim të marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai në Facebook.

Kurse në Doganen e Kosovës kanë thënë janë të gatshëm të zbatojnë çdo vendim të Qeverisë së Kosovës.

“Normalisht, Dogana zbaton masat që merr Qeveria e Kosovës. Normalisht edhe vendimin për reciprocitet dhe secilin vendim të Qeverisë së Republikës se Kosovës,Dogana do të respektojë në maksimum”.

Taksës 100 për qind e kishte vendosur qeveria e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.

Taksa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet.

Kundër kësaj takse, që nga vendosja e saj, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë.

Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.

Ky reciprocitet në atë kohë ishte marrë pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë, kishte bllokuar mallrat nga Kosova për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës. /Monitor/

Etiketa: detajereciprocitetvendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për kopshtarin e Altin Hajrit

11:40 : 25/07/2025
AKTUALITET

E bija vrau të atin në Fier/ Gazetarja tregon detaje: Ishte masakruar në pjesët intime

19:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

Krimi tragjik në Fier/ Flet 26-vjeçarja që mbyti të atin me tel: S’më linte të vishesha ekstravagante

17:51 : 24/07/2025
AKTUALITET

Dhurata e DSHQ-së/ Tender 6.2 mln € për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

16:28 : 22/07/2025
AKTUALITET

Vendimi/ Ish-zyrtarët mund të marrin mbrojtje nga Garda, nëse rrezikohen për shkak të detyrës që kanë patur

19:44 : 16/07/2025
AKTUALITET

Detaje nga misteri i vrasjes së Renis Dobrës, nga rrëfimi i babait, autorët deri tek gjetja e trupit

13:03 : 15/07/2025
Para

"Guximi e solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë"/ Basha: I uroj shërim të shpejtë doktor Dhimitrit!

TË GJITHA

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

14:59 : 26/07/2025

Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë

14:58 : 26/07/2025

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025

Zjarri në malin e Shpiragut, rrezikohen disa fshatra! Banorët: Jemi të frikësuar për shtëpitë!

14:37 : 26/07/2025

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

14:32 : 26/07/2025

Lista e Lacios, Sarri mund të sakrifikojë Hysajn

14:17 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com