Ylli televiziv diagnostikohet me koronavirus, ja çfarë bën më pas

Ylli i reality show “Made In Chelsea”, Heloise Agostinelli, ka zbuluar se është diagnostikuar me koronavirus. Por duket se 21-vjeçarja nuk po shqetësohet shumë për faktin se është prekur nga Covid-19.

Heloise ka publikuar një foto në Instagram duke marrë rreze dielli në kopshtin e saj në Miami, gjatë karantinimit, me maskë në fytyrë.

“Vijat që të mbeten nga banja e diellit në karantinë janë gjë më vete” – shkruan ajo.

Para se të prekej nga koronavirusi, Agostinelli postoi një foto ku kishte thyer rregullat e izolimit, jashtë shtëpisë duke ecur në rrugë.

 

View this post on Instagram

 

quarantine tan line- its a thing 🙃

A post shared by Ell (@heloiseagostinelli) on

LEXO EDHE  Çiljeta Xhilaga habit me deklaratën: Kam bërë rolin e detektives